Mbrëmë (12-shtator) rreth orës 03:45, në vendbanimin Ciglanë të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar personin M.B.(42) nga Republika e Kosovës, i cili paraprakisht kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe nuk kishte patur me vete asnjë dokument identifikimi. Shtetasi kosovar është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedura të mëtutjeshme.Ts
Author: Hamdi Kumanova
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (11- shtator) rreth orës 23:00, në Palçisht të Poshtëm të Tetovës, e kanë privuar nga liria një të mitur nga ky fshat për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë. Ai është ndaluar në komisariat në prani të kujdestarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.Ts
Është e rëndësishme sot të kujtoni nga u nisëm dhe përsëri edhe në këtë fushë vlen e njëjta gjë. Po të kujtojmë nga u nisëm sot jemi dita me natën. Po të mendojmë ku duhet të shkojmë sot jemi nata me ditën. Kemi shumë për të bërë. Jo se kështu duhet thënë për tu dukur mirë, por sepse kjo është e vërteta. Mësuesit dhe mësueset ishin skllevër të politikës, nuk mund të vendosnin asgjë për fatin e tyre. Mund të gdhiheshin në një vend pune dhe mund të ngryseshin në një vend tjetër. i gjithë sistemi ishte i bazuar te…
Rusia është mjaft aktive në vendet e Ballkanit Perëndimor pasi e di se në këto vende ka tensione mes grupeve të caktuara. Kështu përpiqet që t’i manipulojë këto tensione, pasi shpreson se kjo do të çojë në ndarje, në protesta dhe në luftëra thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Jay Janzen, drejtor për Komunikime në Komandën aleate për operacione të NATO-s. “Rusia është dukshëm aktive këtu dhe sërish do të them se ajo nuk e ka fokusim kryesor Ballkanin”, thotë ai. Mirëpo, sipas tij, pasi e di se në Ballkan ka tensione mes grupeve të caktuara, ajo…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka përcjell turnirin tradicional të pehlivanëve që u zhvillua në Luboten, transmeton Almakos. “Sot së bashku me pjesëmarrësit olimpik nga Buteli-Shaban Sejdiu dhe Abulla Memedi isha në Luboten në turnirin tradicional të pehlivanëve, stil i luftës që me shekuj zhvillohet në Maqedoni. Pas thuajse 30 viteve në Luboten mbahet një turnir i këtillë, dua që t`i uroj të gjithë pehlivanëve për luftën e guximshme, kishte pehlivan nga Buteli, Shtipi, Saraji dhe vendet tjera. Komuna e Butelit si organizator kryesor ndihmoi që e gjithë kjo të organizohet në nivel cilësor, kur është në pyetje…
“Nuk kërkoj nga ti të më duash, e as të më kërkosh falje kur ta mendoj se ke gabuar. As nuk dua të më përkëdhelësh kur më duhet më së shumti. Nuk dua të më thuash se sa jam e bukur, qoftë kjo gënjeshtër, e as të më shkruash diçka të bukur. Nuk dua as të më thirrësh për të më treguar si të ka kaluar dita, e as të më tregosh se të mungoj. Nuk kërkoj nga ti që të më falënderohesh për gjithçka që kam bërë për ty e as të kujdesesh për mua kur shpirti im është…
Oda Industriale, konsumatori më i madh i energjisë elektrike në tregun e lirë, kërkon që shteti të subvencionojë faturat e energjisë elektrike nëse ka rritje të çmimit prej 1.000 euro për megavat orë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Oda e kryesuar nga Trajan Angellovski tashmë ka dërguar rekomandime për anëtarët e saj për uljen e shpenzimeve dhe instalimin e fotovoltaikëve. Nga atje thonë se vendimi i Qeverisë për të kufizuar marzhin tregtar në 10 për qind është i mirë, por jo i mjaftueshëm. “Theksuam se shteti duhet të përcaktojë një prag deri në të cilin mund të tolerohet një çmim i caktuar,…
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me shoqatat “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut”, i organizuan garat e IV-ta ndërkombëtare për kualitet të mjaltit “Tetovo Honey Awards 2022”. Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi deklaroi se aktivitetet e këtilla për Universitetin tonë si institucion arsimor dhe shkencor duhet të përkrahen nga ministria dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu edhe ne si institucione arsimore dhe shkencore duhet ta bëjmë punën tonë, duke ndihmuar në kërkime të ndryshme shkencore në rritjen e rendimentit të…
Shqipëria është kthyer edhe një herë në qendër të sulmeve kibernetike, ndërsa lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga kryeministri Rama. Ndërkohë sulmeve kibernetike nuk i ka shpëtuar as Kosova. Mediat kosovare raportojnë se pas sulmeve kibernetike ndaj mediave, binzeseve dhe institucioneve në Kosovës, sot duket se janë sulmuar ueb-faqet e Policisë së Kosovës, sistemit prokurorial e gjyqësor. Edhe Maqedonia e Veriut ka raportuar për një sulm kibernetik të ndodhur në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sulm i cili ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Agjencia e lajmeve REL ka raportuar se prej disa orësh në faqen…
Në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, për dalje nga shteti pritet rreth dy orë. Qytetarët kanë dërguar pamje nga vendkalimi kufitar, ndërsa ankohen se me orë të tëra kanë mbetur të bllokuar. TV21 është drejtuar deri tek autoritetet për të pyetur se cila është arsyeja e vonesave, mirëpo deri tani nuk kemi përgjigje.
Ministri Oliver Spasovski në prani të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Marjan Kicev, përfaqësuesve të Sindikatës dhe Ministrisë dhe mysafirëve nga jashtë, hapi lojërat jubilare sindikaliste të 20-ta me radhë të Sindikatës së Policisë. Spasovski gjatë fjalimit të tij theksoi se ruajtja e frymës sportive, konkurrencës së ndershme, njohjes dhe miqësisë, janë vlera të rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për një profesion siç është policia, profesion e cila bart përgjegjësi të madhe. Ministri foli edhe për faktin se ministria dhe sindikata kultivojnë partneritet dhe bashkëpunim në nivel strategjik nën moton: Polici e pajisur – qytetarë të kënaqur, dhe…
Përplasjet publike mes pushtetit dhe opozitës për referendumin e mundshëm dhe çështjen e zgjedhjeve të parakohshme vazhdojnë, dhe asnjëra nga të dyja palët nuk heq dorë nga qëndrimet e saja. VMRO-DPMNE akuzoi LSDM-në se nuk ka plan dhe strategji për çështjen e referendumit. “Tezat e LSD-së antimaqedonase se populli i përkrah dhe pajtohet me Marrëveshjen me Bullgarinë është gënjeshtër. Dëshmi për këtë është ikja nga oferta për zgjedhje të trefishta, për dhe së bashku me Referendumin, për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, të gjitha në kurriz të shtetit për të përfunduar të tre operacionet e rëndësishme. Ata…

