Nevoja për mbrojtjen e shtetit nga sulmet kibernetike është po aq e madhe sa edhe mbrojtja fizike përmes ushtrisë dhe policisë. Kështu vlerësojnë ekspertët e fushës së informatikës dhe të komunikimit pas sulmeve kibernetike ndaj faqes zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut. Që nga 10 shtatori faqja e kësaj ministrie është jashtë funksionit pas sulmit nga një grup hakerësh grek, që mori përgjegjësinë. Në faqen e Ministrisë së Arsimit në internet u shfaq mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netњatchers”, teksa kur klikoje në faqe, shfaqej një video në YouTube me titullin “Maqedonia e…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski shprehu gatishmëri për takim me përfaqësues të prodhuesve të orizit, që t’i dëgjojë kërkesat të cilat i thanë ata në protestën dhe bllokadën e djeshme në rrugën magjistrale Koçan – Shtip. Në brifingun e sotëm me gazetarë ai theksoi se mbështetja për kultivimin e orizit do të vazhdojë, ndërsa pritet të bëhet kulturë strategjike bujqësore. “Kemi nëngrupe dhe partnerë tanë ekonomikë socialë, takohemi me të gjithë çdo ditë, personalisht nuk më është bërë asnjë kërkesë, por jemi të hapur për qytetarët. Me një sërë masash dhe politikash, ne i kushtuam rëndësi prodhimit të orizit dhe…
Mariana Kunbar Selma Njerëz të prekshëm janë të tillë në dashuri dhe në shoqëri, me një fjalë në jetën e përditshme. Kur dashurojnë japin gjithçka nga vetja, kur i lëndoni falin dhe japin shansin e dytë, përderisa ata janë të tillë të ndershëm dhe mendojnë se e tërë bota është si to. Njerëzit e prekshëm janë njerëz të mirë, përderisa njeriu i keq nuk është i ndjeshëm, por përkundrazi. Njerëzit e prekshëm asnjëherë nuk dinë që të sqarojnë ndjenjat e tyre duke u frikësuar se po i lëndojnë të tjerët dhe kur ato i lëndoni dhe kur atyre u…
Prindërit e Aneta Jovanoskës nga Ohri, këto ditë kanë qenë viktimë të personave që janë thirrur si inspektorë në stacionin policor dhe të cilët kanë kërkuar para nga ata, shkruan Alsat. Ata është dashur të paguajnë për kinse aksident trafiku në të cilin ka qenë i përfshirë një i afërm i tyre. Por këta persona janë vetëm një nga viktimat e shumta të mashtrimit që së fundmi janë përballur me të njëjtën situatë. Fillimisht kësaj familjeje i kanë kërkuar 50 mijë euro. “Me telefonata kanë zhvatur para nga prindërit e mi me arsyetimin se motra ime e cila jeton në…
Para nesh na pret një dimër i vështirë, ndërsa edhe 2 vitet e ardhshme do të jenë edhe më të vështirë sa i përket sigurimit të ushqimit, deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski. Si pasojë e kësaj, Nikollovski tha se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është duke përgatitur plan kombëtar për prodhim të ushqimit, ku qëllimi kryesor i të cilit është stabilizim i prodhimit vendor, rritje e rendimenteve dhe varësi më të vogël të vendit nga importi i kulturave strategjike. “Me planin parashikojmë që çdo tokë e punueshme të vendoset në funksion dhe të përpunohet. Në këtë…
Mënyra e vetme për të parë nëse referendumi do të jetë ose jo i suksesshëm, është që ai të mbahet, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, shkruan Alsat. Ai thotë se LSDM-ja duhet të ftojë anëtarësinë të dalë në referendum dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre. “Gjimnazistikë politike mund të bëjmë sepse janë të frikësuar nga populli dhe nga konsolidimi i disponimit antipushtetit i cili ekziston. Tani mund të gjejnë sa të duan justifikime dhe në atë mënyrë ta zvarrisin punën. Neve na intereson thelbi dhe jo forma. Nëse ka pengesa do ta korrigjojmë atë pengesë dhe do ta…
Një javë tashmë nxënësit e shkollave të mesme nga fshati Sellcë i malësisë së Sharrit që ndjekin mësimin në Tetovë, hasin në pengesa me transportin, shkruan Alsat. Shpesh, as që ia dalin të mbërrijnë në orën e parë të mësimit, pasi, transporti i tyre bëhet me vetëm dy furgonë që ka kapacitet më së shumti për 8-9 persona, ndërkaq gjithsej janë rreth 55 thonë prindërit e tyre. “Prindërit ankohen se rreth gjysma e nxënësve për çdo ditë kur nisen për në shkollë mbeten në rrugë, duke angazhuar prindërit e tyre që t’i çojnë në shkollë, sepse, kompania që ka angazhuar…
Presidenti Stevo Pendarovski sot në “Brdo” mori pjesë në takimin e 11-të të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni, ku u diskutua për temat kryesore aktuale në rajon dhe Evropë, procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, për situatën e sigurisë dhe agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe për masat dhe mënyrat për të përballuar krizën energjetike dhe ekonomike me të cilën po përballemi, si pasojë e luftës në Ukrainë. Zgjerimi i Bashkimit Evropian, theksoi presidenti Pendarovski, kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë, në përmirësimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se partia e tij nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese pavarësisht rezultatit të referendumit. Ai gjithashtu tha se janë të gatshëm që ta korrigjojnë nismën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë. Mickoski deklaroi se për hir që procedura të jetë e suksesshme, janë të gatshëm që të bëjnë ndryshime, dhe të shtohet pjesa “deri tek kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, për dallim prej nismës aktuale ku shkruan “deri tek kryetari i Kuvendit”. “Shikoni, gjimnastikë politike mund të bëjnë sepse janë të frikësuar nga…
Pasuri e përmbajtjeve stimuluese në klasën senzorike të SHFK “Bajram Shabani” në Kumanovë, me të cilën nga sot, çdo ditë do të sigurohet mbështetje pedagogjike për nxënësit me vështirësi arsimore. Ky aktivitet është zbatuar si pjesë e projektit “Bëhu IN, Bëhu Inkluziv, Bëhu i Inkluduar” i realizuar nga Fondacioni “Hap pas Hapi” dhe me mbështetje financiare nga donatorë individual në shkollë, si dhe Komuna e Kumanovës, dhe është shembull për përfshirje të plotë të nxënësve me pengesa në rrjedhat arsimore dhe kontribuon në përmirësimin e inkluzivitetit në procesin arsimor në Maqedoninë e Veriut. Hapja e çdo klase senzorike, si rezultat…
Rritet çmimi i biletës mujore në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas, përcjell TV21. Një biletë mujore për këtë relacion kushton 5.000 denarë. Çmimin e konfirmojnë edhe nga kompania e transportit Rule Turs.
Me dy vjet e gashtë muaj burg është dënuar M.A. nga Tearca e Tetovës në bazë të nenit 193 a. Vendimi gjyqësor është marrë nga ana e gjykatës së Tetovës me 5 shtator, ndërsa 28-vjeçari M.A i është vazhduar paraburgimi deri sa vendimi të behët i plotfuqishëm, përcjell Portalb.mk nga TV21. Pedofili ka shantazhuar një vajzë dymbëdhjetë vjeçare nga Kosova. Ai i ka kërkuar foto lakuriq dhe kur vajza e mitur nuk ia ka dërguar, ia ka marrë fotot dhe videot nga profili dhe ka nisur t’ia publikojë në rrjetet sociale me shkrime të turpshme dhe ofenduese. E ndjerë në…

