“JANAR – KORRIK 2022 DROGA E KONFISKUAR ARRINË VLERËN E 205.5 MILIONË EURO” Në furrat e fabrikës “Makstil” në Shkup janë djegur rreth 10 ton lloje të ndryshme të drogave narkotike, që sipas MPB-së, janë konfiskuar deri në Gusht të këtij viti. Sipas Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, bëhet fjalë për shkatërimin e më shumë se 8.2 ton marijuanë, rreth 100 kilogram heroin, hashish, kokain, mbi 1.000 bimë, farra kanabisi, si dhe 1.2 milionë copë substance psikotrope, që paraqet sasinë më të madhe të shkatërimit të drogës së konfiskuar, që në tregun e zi do të kishte vlerën e 26…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Presidenti i Republikës vlerësoi zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, të cilat në dekadën e fundit kanë ndjekur një prirje shumë pozitive në rritje. Kjo prirje dhe orientimi i qartë euroatlantik i të dy vendeve i ka përmirësuar dukshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut. Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë së pari në kuadër të…
Maqedonia e Veriut është në vendin e 42 për nga shkalla e vdekshmërisë, sipas listës së CIA-s, në të cilën janë radhitur 229 shtete. Maqedonia e Veriut ka koeficient prej 9.61 raste të vdekjeve në 1000 banorë, në nivel vjetor. Koeficienti, sipas metodologjisë së analizës, llogaritet si mesatare e numrit vjetor të rasteve të vdekjeve në 1000 banorë në mes të vitit. Sipas listës së CIA-s, Serbia është në vendin e parë në botë për nga vdekshmëria me koeficient prej 16.39. Në dhjetë vendet e para, përveç Serbisë, janë edhe Rumania, Lituania, Letonia, Bullgaria, Ukraina, Rusia, Estonia, Bjellorusia dhe Kroacia.…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se nuk ka nepotizëm në MPJ. Osmani ka komentuar rastin e punësimit të deputetit Martin Kostovski. “Nuk ka asgjë të paligjshme gjatë punësimit. Ministria ka mungesë të kuadrove që do t’i përkushtohen punës së vështirë të diplomacisë. Punësimet e reja fillojnë me pagën minimale dhe duhen vite për të avancuar në karrierën e tyre. Është një profesion i vështirë, janë një lloj nomadësh që kalojnë gjithë jetën në vende të ndryshme. Zonja Kostovska është marrë nga Kumanova dhe tani është në një pozitë më të ulët se më parë, tha ministri i…
Ambasada gjermane në Shkup këtë vit feston përvjetorin “30 vjet bashkëpunim gjermano-maqedonas” së bashku me partnerët, institucionet dhe fondacionet gjermane të përfaqësuara në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. “Me këtë rast Ju ftojmë përzemërsisht në një manifestim të #TeamDeutschland më datën 17 shtator 2022 mes orës 12:00 dhe 16:00 në parkun e qytetit të Shkupit („Guaca“)”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Në këtë ngjarje, qytetarët do të mund të informohen rreth aktiviteteve të çdo institucioni gjerman në Maqedoninë e Veriut dhe të shkëmbejnë ide. “Një program i kulturor dhe aktivitete argëtuese përmbyllin manifestimin, të cilin do ta hapë ambasadorja e…
Unioni i nxënësve të shkollave të mesme përmes një komunikate shpreh zhgënjimin që edhe në fillim të vitit shkollor 2022/23 gjimnazistët përballen me problemin e njohur të mungesës së teksteve dhe kërkon nga institucionet zgjidhjen e problemit për të pasur një proces të pandërprerë mësimor, transmeton Portalb.mk. Ky problem, theksojnë ata, është jashtëzakonisht alarmant, sidomos në vitet paraprake. Gjatë kësaj periudhe, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme monitoron në mënyrë aktive situatën dhe apelon për zgjidhjen e saj. Megjithatë, problemi është larg zgjidhjes dhe ende paraqet një pengesë të madhe në përditshmërinë e nxënësve. “Këtë vit vërejmë numër në…
Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot vazhdon me debatin nëse Joveski duhet të jetë gjyqtar kushtetues dhe do të vazhdojë nesër në ora 10:00, transmeton Portalb.mk. Deputetët e opozitës theksuan se sa herë që LSDM është në pushtet Joveski përparon në karrierën e tij, si dhe se asnjë nga propozuesit e shumicëa në pushtet nuk e ka sqaruar propozimin që Joveski të jetë gjyqtar kushtetues. “Mendoj se në këtë mënyrë po demonstrojmë arrogancë klasike të qeverisë, ndaj pakicës parlamentare për momentin, ndaj demokracisë dhe ndaj qëndrimit në përgjithësi ndaj institucioneve në shtet. Mendoj se është jashtëzakonisht e pasaktë dhe…
Nuk do të ketë kurrfarë kuptimi, as qëllim mbajtja e referendumit, kur pa dallim të rezultatit, VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk planifikon të votojë. Vetëm një referendum ka kuptim – a jeni për anëtarësim në BE apo jo, të gjitha pyetjet tjera janë anashkalim të pyetjes së vetme të vërtetë, thotë zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq. “Çështja e referendumit është me të vërtetë serioze dhe më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja në mënyrë të tillë e ka hapur, nuk është kjo ballafaqim i pushtetit dhe opozitës. Të përkujtojmë pyetjen që e parashtron VMRO-DPMNE-ja për referendum është e lidhur për Marrëveshjen të vitit…
strie është jashtë funksionit pas sulmit nga një grup hakerësh grek, që mori përgjegjësinë. Në faqen e Ministrisë së Arsimit në internet u shfaq mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers”, teksa kur klikoje në faqe, shfaqej një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”. Nga Ministria e Arsimit kanë thënë se janë duke punuar për rritjen e sigurisë së faqes, ndërsa kanë siguruar opinionin se “nuk ka vend për shqetësim lidhur me pohimet për rrjedhjen e supozuar të të dhënave të qytetarëve, sepse faqja e internetit nuk ka baza të tillë të dhënash”. Xhelal Neziri, njohës i…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në tre ditët e kaluara (nga 09.09 deri 11.09.2022) janë kryer 1.286, ndërsa janë regjistruar 179 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik njofton se sot janë regjistruar 347 pacientë të shëruar nga COVID-19. Në tre ditët e kaluara (09.09 – 11.09.2022) poashtu janë konfirmuar dy viktima. Nga Shkupi (79) dhe Vallandova (86). Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar 4 humbje jete , nga një i vdekur prej Shkupi, Manastiri, Ohri dhe Krusheva, të moshës nga 71 – 89 vjeçare. Tre persona humbën jetën në…
Disa pjesë të Kumanovës nesër do të mbeten pa energji elektrike, njofton Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, shkruan portali “kumanovskimuabeti”, transmeton Open-TV. Në periudhën prej orës 04:00 deri në ora 07:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga lagjja Bedinje, Zona Industriale, rruga “Industriska”, rruga “Bozhidar Mickovic”, Kozjak Betonjera. Në të njëjtën periudhë do të ketë ndërprerje për shfrytëzuesit nga rrugët “Done Bozhinov”, “Fetka Naskova”, “Nikola Vapcarov”, “Crnotravska”, si dhe lagjet Sredorek, ‘Gorno’ dhe ‘Dolno’ Kojnare. Pa energji elektrike do të mbeten disa fshatra në rajonin e Kumanovës – Likovës, përkatësisht: Sopot, Çetircë, Karabicane, Vaksincë, Llojan,…
Kandidati për gjykatës kushtetues Savo Klimovski nuk kaloi filtrin parlamentar për gjykatës kushtetuese. Anëtarët e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime nuk mbështetën profesion universitar si jurist me përvojë të zgjidhet njëri nga anëtarët e gjykatës. Pas pauzës debati ka vazhduar për biografinë e kryeprokurorit aktual, Lubomir Joveski i cili gjithashtu është kandidat për këtë pozitë. Bashkë me Kimovskin paraprakisht filtrin parlamentar nuk e kanë kaluar as kandidatët: Todor Vitlarov, Branko Sekulovski, Voisllav Dimovski dhe Vesna Jovanovska. Për më shumë se një vit, Gjykata Kushtetuese punon me përbërje të përgjysmuar, pasi katër anëtarëve nga 9 sa numëron kjo gjykatë u…

