Në korrik të këtij viti janë lëshuar 422 leje ndërtimi, që është për 5,4 për qind më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se më së shumti leje ka në rajonin jugperëndimor dhe të Shkupit, 98 përkatësisht 97, pas çfarë vijojnë rajoni i Pollogut me 71, ai lindor me 47, i Pellagonisë me 40, ai jugperëndimor me 35, rajoni i Vardarit me 29. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 6.206.757.000 denarë, për 37,6 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë…
Author: Hamdi Kumanova
Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për iniciativën e paraqitur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, në të cilën kontestohet Ligjit për Marrëdhënie Pune, me të cilin parashihet që të dielave të mos punohet, përcjell TV21. Nga Gjykata Kushtetuese thonë se ka mungesë kuorumi për të vendosur në lidhje me çështjen. Ligji mbetet në rendin juridik, gjegjësisht e diela do të mbetet ditë jo pune, përveç në veprimtaritë që bëjnë përjashtime. “Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë vendim në këtë lënde për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme. Kjo është një nga 40 lëndët të cilat…
“Konsumatorët duhet të dinë se paguajnë vetëm për atë që shpenzojnë. Komisioni Rregullator për Energjetikë nuk e njeh vjedhjen e energjisë elektrike në çmimin përfundimtar që e cakton dhe ato barten drejtpërdrejt nga Elektrodistribucija SHPKNJP Shkup. Nëse një konsumator ka marrë një faturë ndryshe nga gjendja reale, ai mund të lexojë në mënyrë të pavarur njehsorin dhe të raportojë situatën, pas së cilës EVN HOME është e detyruar që menjëherë të lëshojë një faturë të re të korrigjuar me gjendjen reale”. Këtë e theksoi kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski, i cili së bashku me nënkryetarin Enver Elmazi dhe komisarët kanë…
Kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi tha se i bëjmë thirrje opozitës të pranojë marrëveshjen me Bullgarinë. “Ne kemi dyshime që opozita qëillimisht e ka ideuar iniciativën në mënyrë të paqëndrueshme juridikisht që e njëjta të refuzohet dhe me këtë të krijojnë përçarje dhe për të manipuluar popullin edhe pse nuk ka gjasa që referendumi të jetë isuksesshëm. Iniciativa ka për qëllim pengimin e rrugës integruese të vendit. Bëjmë thirrje për krijimin e frontit të gjerë evropian të partive politike, mediave dhe organizatave joqeveritare. I bëjmë thirrje krahut proevropian të opozitës që të bëjë gjithçka që të mos…
“Ju jeni e ardhmja e BE-së tonë”. Ky ka qenë mesazhi i Ursula Fon der Lajen, gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian në Strazburg, për qytetarët e Moldavisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kandidatë për anëtarësim në BE. Cështja e eurointegrimit të vendeve të reja anëtare është një rrugë përplot me gjemba dhe ndan të 27 vendet e BE-së. Disa vende, mes tyre edhe Franca, para zgjerimit eventual, do të donin që të ndryshojë funksionimi i BE-së. Por, sic percjell KlanM, Ursula fon der Lajen është e mendimit se duhet të rimendohet politika e jashtme e BE-së. “Për…
Z. Milan Damçevski, anëtar me përvojë shumëvjeçare në ekipin e ProKredit Banka është emëruar anëtarë i ri i Bordit Udhëheqës, pozicion me detyra specifike për menaxhimin e këtyre departamenteve: Personat juridik-klient të mesëm, Udhëheqje me mjete dhe likuiditet, Marketing; si dhe departamentin për Përkrahje biznesore. Gjatë zhvillimit të tij profesional në ekipin e ProKredit Banka, z. Damçevski e ndërtoi përvojën e tij në më shumë pozita, duke nisur si pjesë e Onboarding programit të ProKredit Banka, pastaj, këshilltar për biznes klient të vegjël dhe të mesëm, për t`u avancuar në pesë vitet e fundit duke kryer funksionin e Menaxherit të…
Digjitalizimi është e ardhmja e botës, deklaroi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytiqi, në video fjalimin në konferencën vjetore “GDi Solutions Day”, që mbahet në qyteti Inçeon në Republikën e Koresë. “GDi Solutions Day 2022” është tashmë një event tradicional ku prezantohen dhe diskutohen platformat teknologjike, zgjidhjet dhe mënyrat e përmirësimit të proceseve të biznesit. “Digjitalizimi është e ardhmja e botës, prandaj një vit më parë linçuam Gjeoportalin Kombëtar të të Dhënave Hapësinore, i cili synon të rrisë transparencën e punës së sektorit publik dhe disponueshmërinë e të dhënave gjeohapësinore për të gjithë qytetarët dhe ekonominë. Me krijimin e këtij…
Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.A. (32) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”, si dhe ndaj dy filialeve të kompanive financiare në Tetovë, G.A. (35) nga Republika e Bullgarisë, drejtues i një filiali, R.G. (37) nga Shkupi, drejtues i filialit tjetër dhe punonjës në të dyja filialet, S.I. (34) nga Tetova dhe M.A. (32) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “punë me pakujdesi në shërbim” E denoncuara e parë, në janar të vitit 2022,…
Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti. Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”. “Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë…
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, theksoi se Greqia është e gatshme të mbështesë Maqedoninë e Veriut në këto momente të vështira dhe mund të kontribuojë në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimin e lidhjeve, njofton zyra e Mitsotakis. Sipas të njëjtave informacione, të dy liderët konfirmuan vullnetin e tyre për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe theksi u vu në krizën energjetike. “Dy liderët diskutuan perspektivat e bashkëpunimit në shumë nivele në fushën e energjisë, veçanërisht në infrastrukturë, si dhe nevojën për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimin e lidhjeve. Kryeministri theksoi se…
Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Tereza Ribeirën, përfaqësuesen e OSBE-së për lirinë e medieve. Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për realizimin e këtij takimi, duke e pasur parasysh angazhimin dhe përkushtimin shumë të madh të OSBE-së në rritjen e përpjekjeve për avancimin e lirisë të medieve në rajonin e vendeve të OSBE-së. Kjo është sidomos me rëndësi në kohën kur Republika e Maqedonisë së Veriut përgatitet të ndërmarrë kryesimin me OSBE-në në vitin 2023, në kryesimin e së cilës si qëllim dhe projektim me prioritet është përfshirë edhe liria e medieve.…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot (13.09.2022) në ora 07:00 në fshatin Vollkovo-Shkup, nëpunës policorë të Njësitit për Punë të Brendshme-Njësia për Çështje Kriminale Gjorçe Petrov kanë privuar një të mitur nga fshati Vollkovë. Ai dyshohet se me datën 10.09.2022 në ora 23:15 në lagjen Dame Gruev në Shkup, me autobus të NQP-ë, së bashku me dy persona të tjerë, ka marrë një çantë shpine me sende nga V.N.(19) nga fshati Orman duke e kërcënuar me një send të mprehtë. Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

