Author: Hamdi Kumanova

Do të formohet Agjenci për tërheqjen e investimeve të huaja në vendet e iniciativës Ballkani i Hapur, përcjell TV21. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot kanë realizuar takim online në kuadër të iniciativë Ballkani i Hapur. Nga kabineti i Kovaçevskit njoftojnë se temë e mbledhjes së përbashkët ka qenë furnizimi me ushqim dhe energji në kohë krize si dhe përgatitja për ballafaqim të përbashkët në rast të zjarreve si pasojë e motit për këtë verë. “Udhëheqësit ranë dakord për krijimin e grupeve të përziera të punës ndërmjet…

Lexo më Shumë

Izo Ganiu ishte njëri ndër aktivistët dhe mbështetësit më të mëdhenj të Bilall Kasamit në zgjedhjet lokale. Por së fundmi ka filluar të kritikoj Kasamin për gabimet që bën në menaxhimin e keq që bën Kasami. Kritikë dhe një pyetje që pret përgjigje po nga në Kasami, Ganiu lëshoi edhe pak çaste më parë. Pas incidenteve të mbrëmshme, ai e ka pyetur kreun e Tetovës se pse nuk e shkarkon drejtorin e parkingjeve të Tetovës i cili është kuadër i VMRO-së. “Fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve gjatë protestave në Shkup nga militantët, aktivistët e VMRO – DPMNE -së pse nuk…

Lexo më Shumë

Autoritetet greke kanë çmontuar një kartel kokaine nga Maqedonia e Veriut, e për pasojë ka rënë në prangat e policisë helene e bija e një politikani maqedonas. Sipas medieve greke vajza e politikanit maqedonas akuzo9het për pjesëmarrje në organizatën kriminale. Detyra e saj në grupin kriminal ishte shpërndarja e kokainës në lokalet e natës në ishullin luksoz të Greqisë, Mykonos. Mësohet se 21-vjeçarja me origjinë nga Maqedonia e Veriut është personazh i njohur në rrjete sociale, pasi ajo është influencuese në Instagram. Bashkë me 21-vjeçaren në pranga ka rënë dhe një 34-vjeçar maqedonas , koka e kartelit të drogës dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë seme datën 07.07.2022 në ora 18:25 minuta në vendin e quajtur “Preslap-Markovë”, para fshatit Makovë-Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria M.S. (46) nga Manastiri. Gjatë kontrollit të automjetit “folkswagen sharan”, me targa regjistrimi të Manastirit, të cilin e ka drejtuar, janë gjetur pesë persona migrantë nga Maroku. Migrantët janë vendosur në Qendrën-Tranzitore “Vinojug” në Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër M.S. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Korniza propozim-negociative për Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e prezantuar nga Presidenca franceze e Unionit, i është përcjellë legjislativit për shqyrtim dhe konkluzione të mëtutjeshme në përputhje me me procedurat. Vendimi është marrë dje nga Qeveria në seancë, pasi ka shqyrtuar informacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për propozimin, i cili ka arritur në Kuvend, por seanca ende nuk është caktuar. Aktivitetet e qytetarëve që 6 ditët e fundit protestuan kundër propozimit francez vazhdojnë edhe sot me bllokada në të gjithë vendin, ndërsa për të dielën në orën 19 është paralajmëruar sërish protestë. Bllokada janë paralajmëruar…

Lexo më Shumë

Në një periudhë njëjavore numri i rasteve pozitive me Covid-19 është rritur për rreth 65 për qind. Për momentin, Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon masa të reja, ndërsa masat aktuale për mbajtjen e detyrueshme të maskës në transportin publik, qendrat shëndetësore, barnatoret, shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë e personave me aftësi të kufizuara mbeten të vlefshme. Në një deklaratë për MIA-n, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Dr. Zllate Mehmedoviq dje ka theksuar se për marrjen e masave të reja është e nevojshme të monitorohen edhe parametrat tjerë, si objektet spitalore dhe numri i të vdekurve nga statistikat…

Lexo më Shumë

Kolona të gjata të automjeteve. Udhëtarë të rraskapitur nga udhëtimi. Sirena pa pushim. Kjo është një ditë e zakonshme në vendkalimin kufitar të Tabanocit. Në prag të festës së Bajramit, mërgimtarët mezi presin të arrijnë në vendlindje. Shprehin revoltë se pritjet janë të panevojshme. “Modeli One Stop Shop në vendkalimin Tabanocë-Preshevë nuk po kryen punë, pasi që kolonat e gjata i kanë ngjitur dy pikat kufitare. Tani jemi në mesditë dhe posa ka filluar të krijohet një kolonë e gjatë dhe pritjet janë më shumë se një orë. Qytetarët që i anketuam thonë se kjo pritje nuk ja vlen pasi…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës është duke hartuar një ligj të ri për kulturën. Në fakt do të rishikojë projektligjin e hartuar katër vjet më parë, i cili nuk arriti të merrte miratimin në Komisionin parlamentar të kulturës. Projektligji i hartuar në vitin 2018 dhe i miratuar nga qeveria dy vjet më pas, sipas të cilit interesi në kulturë kalonte nga nacional në publik, u bllokua në Parlament për dy vjet (2020-2022) pa arritur të miratohet. Me bllokimin e tij ngecën një sërë procesesh të planifikuara në strategjinë e kulturës, ku si më kryesoret ishin decentralizimi i institucioneve të kulturës, mënyra e…

Lexo më Shumë

Ditën e shtunë, 9 korrik është festa e Kurban Bajramit e cila festohet nga besimtarët musliman. Në Maqedoninë e Veriut, ceremonia qendrore do të mbahetnë xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, në prani të kreut të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqir Fetahu, si dhe muftive, përfaqësuesve të institucioneve tjera fetare dhe besimtarëve të shumtë. Namazi i sabahut do të falet në ora 04:32 kurse namazi i Kurban Bajramit në ora 05:57.

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike, caktoi masën e paraburgimit për tetë persona të cilët morën pjesë në ngjarjet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 5 korrik 2022. Për shtatë persona gjykata ka caktuar arrest shtëpiak, ndërsa njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Njoftojmë opinionin se dje janë sjellë tetë persona para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale, të cilët pas dënimit të të dyshuarve në prani të avokatit mbrojtës, kanë marrë vendime me të cilat 7 prej të dyshuarve u është…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të 59-të ka shqyrtuar informacionet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për propozim kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut me BE-në, të paraqitur nga Presidenca franceze e Bashkimit Evropian. Në seancë, Qeveria vendosi që propozim kornizën negociuese t’ia përcjell Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shqyrtim dhe miratim të konkluzioneve të mëtutjeshme, sipas procedurave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Nga LSDM kanë reaguar në lidhje me incidentin e djeshëm në Shehin Skënderbeu. Nga kjo parti thonë se sjellja e opozitës është e rrezikshme, pasi sipas tyre po inskenohen situata që mundohen të tregojnë një lloj tensioni ndëretnik, e që sipas LSDM-së janë të shkaktuara nga përfaqësuesit më të lartë të partive në opozitë. Hristijan Mickoski nuk është kurrfarë viktime, por është regjisor i skenarit të përgjakshëm, skenar i përgjakshëm me partnerët e tij të koalicionit E Majta dhe Aleanca, i cili në fund dështoi. Mickoski mbrëmë nuk ishte cak por vetëm e luajti rolin më të keq për shtetin…

Lexo më Shumë