Maqedonia e Veriut e cila do të kryesojë me OSBE-në në vitin 2023 do të jetë nikoqir i dy konferencave të mëdha. E para do të mbahet në vend, në dhjetor të vitit të ardhshëm ku të gjithë përfaqësuesit e 57 vendeve anëtare nga Vankuveri deri në Vladivostok do të vijnë në Shkup, ndërsa të dytën Maqedonia e Veriut si kryesues aktual i Grupit të Mesdheut të partnerëve të OSBE-së do ta organizojë atë në Aman, në Jordan deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Konferenca në Shkup do të jetë një sfidë edhe logjistike dhe politike. Konferencën…
Author: Hamdi Kumanova
së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e fillimit të procesit të skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, theksoi se pas 17 vitesh, BE-ja sot në Bruksel filloi procesin e skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. “Negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura! Pas 17 vitesh pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut për Maqedoninë e Veriut në Bashkim Evropian. Fillojmë një proces në të cilin do të thellohen reformat thelbësore për zbatimin e rregulloreve evropiane, për evropeizmin e shoqërisë dhe për funksionimin evropian të shtetit.…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e fundit për media u deklarua për propozimin e opozitës që kërkojnë shkyqjen e dritave të kryqit në Qytetin e Shkupit. Bekteshi tha se objektet fetare konsumojnë energji elektrike më shumë, ndërsa kryqi është nën ingerencat e Qytetit të Shkupit që do të thotë se ato do të duhet të vendosin për një gjë të tillë. Bekteshi akuzoi opozitën në Shkup përfaqësuesit e të cilëve janë në Këshiill të Qytetit të Shkupit se nuk kanë fuqi që të japin propozime. Unë dje ndëgjova përfaqësuesit e opozitës mirëpo unë kam theksuar se ato të…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,41% në raport me vendimin e datës 12.9.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 16.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS –…
Ish-kryeministri Zoran Zaev në faqen e tij në Facebook uron Ditën e Demokracisë. “Kjo është një kohë e përballjes me pandeminë dhe një luftë. Kohë që autokratët duan të përdorin për të dominuar edhe më fort popullin, duke i mbajtur ata në frikë dhe pasiguri. Por populli ynë është i mençur dhe trim. Me zë demokratik kemi penguar ata që duan ta vrasin demokracinë me dhunë dhe gjak”, thotë Zaev në video-mesazh. Sot, shton ai, vendosin ata që votojnë, jo ata që ikin. “Demokracia është votë. Zëri i çdo individi. Një zë i dëgjuar, i kuptuar, i respektuar, i rëndësishëm.…
MPB njofton se është zbardhur një rast i vjedhjes në Shkup, përcjell TV21. Policia njofton se tentativa për vjedhje në gjatë muajit maj është bërë nga një i burgosur, i cili veprën e kishte kryer pasi kishte shfrytëzuar të drejtën për fundjavë të lirë. “Njësiti i Punëve të Brendshme-Departamenti për Çështje Penale në Kisella Vodë zbardhur veprën penale “vjedhje e rëndë” në tentativë në banesë në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup, pronësi e J.D. nga Shkupi, e bërë më 15.05.2022. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe pas ekspertizës, me datë 14.09.2022 është konstatuar se kryesi i veprës është N.D.(35)…
Më 15 shtator, Ambasadori i Japonisë, Sh.T. Hironori Sawada ishte pjesëmarrës në ceremoninë e dorëzimit të përfundimit me sukses të GGP projektit në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile – Shkup. Ngjarja u organizua nga drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, znj. Mirjana Pehçevska Pop-Ilieva, në shenjë mirënjohjeje për donacionin. Nëpërmjet të këtij projekti u finansua prokurimi i pajisjes për reciklimin e mbetjeve mjekësore dhe të dëmshme për Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile – Shkup, në shumë të përgjithshme prej 65,801 EUR. “Gjatë vitit të kaluar, pajisja për reciklimin…
Presidenti Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Xhein. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski, theksoi se të dyja vendet në vazhdimësi po ndërtojnë marrëdhënie partneriteti, të cilat reflektohen jo vetëm përmes nivelit të lartë të dialogut politik, por edhe përmes bashkëpunimit në fusha nga interesi i ndërsjelltë. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Suedisë për integrimet evropiane të Maqedonisë, presidenti Pendarovski theksoi se hapja e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian është me rëndësi…
Mënyrat e pashëndetshme të jetesës janë një nxitës i vdekshmërisë, me norma të larta të duhanpirësve, njerëzve me sheqer të lartë në gjak dhe rritje të konsumit të sheqerit, kripës dhe yndyrave që vlerësohet të përbëjnë pothuajse tre të katërtat e vdekjeve deri në vitin 2019, thuhet në raportin e ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Maqedoninë e Veriut. Ky raport është një nga 14 raportet kombëtare për shtetet anëtare në Rajonin Evropian të OBSH-së që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në rubrikën “Përmirësimi i shëndetit të popullatës” theksohet se jetëgjatësia në Maqedoninë e…
Agjencia e Mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) sot kumtoi se shkupjanët kanë paraqitur 349 dëme të siguruar nga moti i lig që e kaploi Shkupin më 30 gusht të këtij viti, përderisa prona në “East Gate Mall” është e siguruar me franshizë prej 100.000 eurove. Qytetarët dhe firmat nga Shkupi raportuan dëme të siguruara në të 11 shoqëritë e sigurimeve. Pothuajse 51 mijë banorë të Shkupit kanë sigurim aktiv të pronës dhe 215 prej tyre raportuan dëme nga stuhia e fortë që goditi zonën qendrore të qytetit në fund të gushtit. Nga të gjitha 349 dëme, 117 janë raportuar vetëm në…
Në qendrën rajonale të Agjencionit për punësim në Tetovë, sipas tabelarit të Agjencionit për punësim janë evidentuar 13mi e 872 qytetarë si të pa punësuar, shkruan Top24. -Bogovina 1723 -Bervebica 737 – Zhelina1247 – Jegunovcë 644 – Tearcë 1819, -Tetovë 7695
Nga komuna e Likovës bëjnë të ditur se nga dita e sotme do të mund të aplikohet për shtesa shkollore për fëmijët, përcjell TV21. Nga Njësia për punë dhe politikë sociale-Likovë thonë se të drejtë kanë të gjithë fëmijët që kanë status si nxënës të shkollave të fillore dhe të mesme. “Njoftohen prindërit se nga data 15 shtator në zyrat e Shërbimit për punë sociale në f. Likovë , do të mund të aplikoni për të drejtën e shtesave shkollore, për fëmijët tuaj të cilët kanë status si nxënës të shkollave të fillore dhe të mesme”, thonë nga komuna e…

