Partia në pushtet Lidhja Social Demokrate ka reaguar pas zënkave në mes kreut të VMRO-DPME-së Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Nga atje thonë se pas akuzave të ndërsjella për tenderë, para, ndikim, përtaci dhe krim, sherri mes Hristijan Mickoskit dhe Danela Arsovskës kulmoi. Sipas LSDM-së një tender prej 136 milionë eurosh është shkaku i sherrit mes stafit të Mickoskit. Nga LSDM pyesin Mickoskin se cili është roli i tij në tenderin prej 136 milionë eurosh për termocentralin? Pas një viti nga zgjedhjet lokale, fytyra e vërtetë e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është shfaqur edhe në Shkup,…
Author: Hamdi Kumanova
Këtë sezon, lojtarët e bastoreve Sport Life i pret një banesë e re në Shkup. Gara për këtë premi zhvillohet nga 01.09.2022 deri me 30.06.2023 të këtij viti, nëntë mujore dhe një fazë finale. Cdo muaj, 100 lojtarët më të mirë me koeficientin më të mirë të qëlluar të tiketës fituese, si dhe 50 më të mirët të ranguarit nga Tipster në muaj, sigurojnë plasmanin e drejtpërdrejtë në finalen e madhe nga 10 deri me 30 qershor të vitit 2023. Në etapën finale, fituesi do të duhet që të qëlloj numrin më të madh të koeficientit në një ose më…
Komisioni i Përbashkët Multidisiplinar i Ekspertëve për çështje Arsimore dhe Historike nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria takimin e radhës do ta zhvillojnë në fund të muajit të ardhshëm, transmeton Portalb.mk. “Në bazë të agjendës së përcaktuar më parë, anëtarët e Komisionit kanë biseduar për librat e historisë që e trajtojnë periudhën e historisë së mesjetës dhe për nderimin eventual të përbashkët të Gocce Dellçevit”, raportojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Dhe dhe sot ky komision ka zhvilluar seancën e 20-të, ku u diskutua për rëndësinë e institucioneve kishtare mesjetare. Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për…
Në hapësirat e Komunës së Gostivarit, nën organizim të USAID-it, u mbajt prezantimi me temë “Procedurat për realizimin e prokurimit publik dhe trajtimin e kontratës për prokurim publik dhe ekzekutimin e buxheteve të komunave”. Në këtë prezantim ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili ne fjalimin e tij përshendetës, falënderoi USAID-in për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme që kjo organizatë i bën Komunës së Gostivarit. Në takim gjithashtu morën pjesë edhe kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, Sekretari i komunës dhe shefat e sektorëve dhe departamentëve, si dhe përfaqësues…
Pako e re e masave për biznesin do të shpallet më 28 shtator, njoftoi sot kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, pas takimit me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ku morën pjesë edhe përfaqësues të 10-të kompanive më të mëdha konsumatuese të energjisë elektrike në vend. Azeski tha se masat tashmë janë duke u finalizuar, ndërsa qëllimi i tyre është ruajtja e konkurrencës së kompanive dhe vendeve të punës. “Bashkëpunimi me Qeverinë në muajt e fundit ka qenë në nivelin më të lartë dhe thelbi është të ndihmohet aty ku është më e nevojshme”, theksoi Azeski. Ndërsa ministri Bekteshi, theksoi…
,,Po synojmë fuqishëm drejt arritjes së administratës profesionale, efikase dhe llogaridhënëse në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë së biznesit në vendin tonë. Ne, në MSHIA, gjithashtu e administrojmë, e krijojmë dhe e promovojmë transformimin digjital dhe zhvillimin e shoqërisë informatike’, theksoi ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti në fjalimin e tij të mbajtur në Konferencën ministrore të Ballkanit Perëndimor mbi Reformat e Administratës, nën organizimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) dhe OECD/SIGMA-së. Ministri Aliti, potencoi se në kontinuitet, në mënyrë aktive dhe të përkushtuar punohet në masat dhe në aktivitetet e Strategjisë…
ZV/ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi njofton se Komuna e Dibrës, në bazë të aplikimit në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për mjete të dedikuara nga Banka Botërore, është fituese e mjeteve në vlerë prej 690 mijë eurove, mjete të cilat do të shfrytëzohen për rikonstruimin e plotë të disa rrugëve lokale. Për këto projekte konkrete sot Rexhepi diskutoi me kryetarin e komunës së Dibrës, Hekuran Duka dhe udhëheqësen e njësisë për projektet e Bankës Botërore Harita Pandovska. Projekti për rekonstruim e rrugëve lokale në lagjen Venec 1 në gjatësi prej 1250 m dhe projekti i rekonstruimit te rrugës…
Në pikun e krizës energjetike, ndër borxhlinjtë më të mëdhenj është ndërmarrja që menaxhon trenat me rrymë. Faturat e pashlyera ndër vite kapin shifrën e 1,3 milion eurove, gjë që e bën këtë ndërmarrje shtetërore të padëshiruar për bashkëpunim nga gjithë tregtarët për furnizim me energji elektrike. Si pasojë, “transporti hekurudhor” furnizohet me rrymë në tregun e lirë nga furnizuesi i instancës së fundit, duke paguar rrymën 50% më shtrenjtë se sa që është në bursë. “Ndër borxhlinjtë më të mëdhenj nga institucionet shtetërore janë edhe Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti, të cilët sipas këtyre dokumenteve rreth 80 milion denarë…
Një nismë tjetër për referendum paralajmërohet se do të dorëzohet gjatë javës së ardhshme në Kuvend nga E Majta. Kjo parti nuk ka definuar pyetjen për të cilën thotë se do të jetë në konotacion negativ, në vijë me frymën e protestave kundër propozimit francez. “Nuk ka asnjë arsye juridike që kryetari Xhaferi ta refuzojë edhe nismën paraprake por edhe këtë nismë. Kryetari Xhaferi nuk mund të vlerësojë aspektin formal përmbajtjesor”, deklaroi Borisllav Kërmov, E Majta. Në rast se nisma e dytë refuzohet nga Xhaferi, E Majta thotë se në koordinim me VMRO-DPMNE-në do ta bllokojnë Kuvendin me veprime me…
Banka Evropiane për Investime ndan qëndrimin se që në fazën e parë të projektit për ndërtimin e Stacionit pastrues të ujërave të zeza në Shkup janë respektuar të gjitha kushtet dhe obligimet e ndërmarra për pagesën e parave. Në përgjigje për Alsat nga ky institucion theksojnë se deri më sot Komiteti për Evaluim i ka kryer të gjitha obligimet në mënyrë të përkushtuar. Sipas Bankës Evropiane për Investime zhvillimet e fundit në Shkup mund të rrezikojnë grantin për ndërtimin e Stacionit. “Përpjekjet që të rishikohet strategjia e furnizimeve pa arsyetim përkatës në këtë fazë të procesit të evaluimit, ose mos…
Nën ndikimin e rrymës së jugut dhe masës së ngrohtë ajrore, nesër do të mbajë mot i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe në të gjithë territorin do të jetë aktivë niveli i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta. “Nesër kah fundi i ditës dhe të shtunën do të ketë ndryshim të motit kur do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë”, informojnë nga DPHM. Të dielën do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila do të shkaktojë…
Trotinetëve tashmë u gëzohen tre banorë të Shkupit – Sillvana Pankov, Trajka Tasevska dhe Aleksandra Nikollovska, dhe një nga Shtipi – Igor Milev. I përgëzojmë dhe iu dëshirojmë vozitje të sigurt! Në lojë janë shumë trotinetë, si dhe shpërblimet kryesore – tre automobilë “Fiat 500”, të fshehura në paktimet “Paskalin” bashkë me kokrrat tuaja të preferuara të kafesë. Si të arrini deri te një nga shumë çmimet e vlefshme? Kërkoni zhetonin fitues në paketimin tuaj “Paskalin”. Thjesht, hap dhe fito!

