Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,64% në raport me vendimin e datës 15.9.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 17.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS…
Author: Hamdi Kumanova
Partia maqedone E Majta ka ngritur kallëzim penal kundër Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi Partia E Majta përmes një komunikate për media ka njoftuar se Departamenti juridik i Partisë Politike të Majtë, në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Talat Xhaferi, pasi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin dhe Rregullorja e Punës pengoi zbatimin e iniciativës civile në nivel shtetëror për mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve për thirrjen e referendumit shtesë të detyrueshëm për Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, thuhet…
Sot në ora 08:40, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 45-vjeçarin S.A. nga Gostivari për vuajtje të dënimit me burg, pas së cilës është transferuar në INKP burgu- Tetovë.Ts
Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje (15-shtator) në ora 22:50, në rrugën “107” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat A.K.(21) dhe A.O.(19) tek të cilët gjatë kontrollit është gjetë marihuanë dhe një thikë. Pasi çështja të jetë dokumentuar plotësisht, kundër tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse.Ts
Mbrëmjen e djeshme (15-shtator) rreth orës 22:10, në një fshat të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 26-vjeçarin E.B., i cili paraprakisht në shtëpinë e tyre familjare kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 20-vjeçare. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.Ts
Këshilli i Prokurorëve ka shpallur konkurs për zgjedhjen e kryetarit të ri të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Afati për paraqitje në konkurs është 15 ditë. Në përputhje me ligjin për prokurorë publik, për këtë pozicion mund të publikoj secili kandidat që nuk ka ndërprerje të stazhit për më pak se gjashtë vite si prokurorë publik deri në ditën e shpalljes së konkursit. Pas përfundimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të duhet të formojë Komisionin për kryerjen e votimit. Pas ditës së votimit, Këshilli ka një afat prej shtatë ditësh…
Ambasada gjermane në Shkup këtë vit feston përvjetorin “30 vjet bashkëpunim gjermano-maqedonas” së bashku me partnerët, institucionet dhe fondacionet gjermane të përfaqësuara në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. “Me këtë rast Ju ftojmë përzemërsisht në një manifestim të #TeamDeutschland më datën 17 shtator 2022 mes orës 12:00 dhe 16:00 në parkun e qytetit të Shkupit („Guaca“)”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Në këtë ngjarje, qytetarët do të mund të informohen rreth aktiviteteve të çdo institucioni gjerman në Maqedoninë e Veriut dhe të shkëmbejnë ide. “Një program i kulturor dhe aktivitete argëtuese përmbyllin manifestimin, të cilin do ta hapë ambasadorja e…
Edhe një dorëheqje në Qytetin e Shkupit, përcjell TV21. Sot ka dhënë dorëheqje Voisllav Dimitrovski, drejtori i LAJKA- Ndërmarrjes Publike për përkujdesje për qentë endacak. Dimitrievski thotë se nuk ka mundur të bashkëpunojë me kryetaren e e Qyteti të Shkupit, Danella Arsovskën. “Shpresoj që drejtori i ardhshëm do të përmirësojë punën e kompanisë dhe nuk do ta përdorë ndërmarrjen publike për qëllimet e veta, që ka ndoshur në të kaluarën. Deri në një të nesërme më të mirë dhe një mundësi të hapur dhe mbështetje reale për të vënë nën kontroll problemin e qenve endacakë”, ka shkruar mes tjerash Dimitrovski.…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp bëri të ditur emrat e tre ambasadorëve të rinj, dhe njoftoi për tre të tjerë, emrat e të cilëve për shkak të procedurës tha se nuk mundet t’i zbulojë. Osmani tha se ambasador i ri në misionin e fundit të BE-së në Bruksel është përzgjedhur Zufi Ismaili, i cili është diplomat në karrierë, Viktor Dimovski pritet të jetë ambasadori ri për në Francë-Paris, ndërsa Zekir Ramçiloviq pritet të shkojë në Podgoricë-Mal të Zi. “Kemi edhe tre emra të rinj, megjithatë ata janë në fazë kur presim agreman,…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Evropiane për Investime (BEI) në kuadër të Marrëveshjes Financiare për Projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut, në vlerë prej 50 milionë eurosh. Me mjetet financiare të siguruara nga huamarrja nga BEI, do të vazhdojë mbështetja për të gjitha komunat për ngritjen e infrastrukturës bazë për të siguruar ujë të pastër për të gjithë banorët në vend, ndërsa realizimi i projekteve do të bëhet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Projekti për përmirësimin e…
Banka Popullore po sekuestron hotelin e papërfunduar pas pallatit të VMRO-DPMNE-së në qendër të Shkupit, hotel i gjigantit ndërtimor “Beton”. Në procedurë është përfshirë përmbaruesi dhe banka-remitencë. Bëhet fjalë për aksione të SH.A. Beton në degën Beton Hotels, ku përfshihet edhe hoteli i papërfunduar. Në përgjigjen e Bankës Qendrore për Faktor thuhet se në shumicën e pasurisë që po sekuestrohet, ata janë vetëm një nga kreditorët. “Pyetjet që bëni ju i referohen detajeve të një procedure përmbarimore që zhvillohet para një përmbaruesi kompetent, në të cilën Banka Popullore është një nga kreditorët dhe do të mund të arkëtojë kërkesën e…
Shtetas bullgarë dyshohen për mashtrim dhe për ta është kërkuar paraburgim. Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët përmes bisedës telefonike kanë mashtruar një banore të Aerodromit nga e cila dy herë kanë marrë 8.000 euro. “Duke përdorë mashtrime dhe duke paraqitur fakte të rreme, të dyshuarit e kanë shtyrë të dëmtuarën që herën e parë t’i japë 5.100 euro, ndërsa më pas 2.900 euro të tjera”, informon sot Prokuroria Publike e Shtetit. Duke marrë parasysh që të dyshuarit janë shtetas të huaj pa qëndrim të rregulluar në vend dhe ekziston rreziku i lartë për arratisje, prokurori…

