Author: Hamdi Kumanova

E Majta dorëzoi kallëzim në Prokurorinë Publike për ndjekje penale të kreu të Kuvendit Talat Xhaferi me elaborimin se ai me vullnetin e tij dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin dhe rregulloren pamundësoi zbatimin e nismës qytetare për organizimin e referendumit. Por, Xhaferi është i bindur se nuk ka bërë interpretim por vlerësim të thelbit të nismës për referendum. Në intervistë për Televizionin 24 ai tha se nuk ka shkelur kompetencat e veta. “Propozuesin e njoftoj se në kuptimin procedural, unë nuk e vlerësoj formën edhe ose mundem, por për thelbin them se keni problem thelbësor se në thelb, iniciativa…

Lexo më Shumë

Çmimi për një metër kub dru për ngrohje ka arritur në 5.300 denarë në Shkup, ndërkaq në qytetet tjera në 4.500 – 5.000 denarë. Përveç rritjes drastike të çmimit, e cila është për 70% më e lartë krahasuar me vitin e kaluar, rëndë gjenden edhe në vendet private ku shiten dru, ndërkaq fermat pyjore i kanë ndaluar dërgesat, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk. “Çdo dërgesë e re nga furnizuesit është për 100-200 denarë më e shtrenjtë. Plus, nuk mund të gjesh punëtorë për prerjen dhe ngarkimin, a ato që janë kërkojnë më shumë para. Në fund, më shumë para shkojnë për…

Lexo më Shumë

Drejtori i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV), Vasko Kovaçevski, sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat, tha se pret një rritje të caktuar të çmimit të rrymës, por siç tha ai po bëhen përpjekje ajo të jetë minimale. “Duke marrë parasysh që kemi kosto prodhimi, çmime të rritura të energjisë dhe kemi sasi shtesë të energjisë elektrike që do të na duhet ta prodhojmë, një pjesë e saj mund të duhet edhe të prokurohet, supozimi im është, siç e thashë një muaj më parë, është e pritshme se do të ketë rritje të çmimit të rrymës, por tani po…

Lexo më Shumë

Një 34-vjeçar u arrestua nga karabinierët italianë me akuzën se mbrëmë ka vrarë një 23-vjeçar në Turbigo (Milano) dhe ka plagosur në këmbë një 30-vjeçar, transmeton Klankosova.tv. Vrasësi i dyshuar dhe viktimat janë shtetas shqiptarë dhe po merrnin pjesë në një festë me bashkatdhetarë të tjerë kur nisi një mosmarrëveshje në kulmin e së cilës 34-vjeçari dyshohet se ka qëlluar. Një i ri 23-vjeçar është vrarë mbrëmjen e vonë të së premtes 16 shtator në Turbigo, në provincën e Milanos. I riu, i cili u qëllua me plumb në arterien karotide, ka vdekur më pas në spital. I dyshuari është…

Lexo më Shumë

Qëndrimi i kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski, është se në 14 muajt e ardhshëm skriningu është absolutisht prioriteti më i rëndësishëm politik për ne. Të merremi me reformat, theksoi ai, sepse kemi shumë detyra shtëpie në këtë drejtim. “Nuk mendoj se ndryshimi i Kushtetutës sot apo në muajt në vijim duhet të jetë prioritet politik i Qeverisë. Por nëse Qeveria që ka shumicën në Parlament mendon ndryshe, nuk mund të thonë jo. Mendoj se duhet të fokusohemi në gjërat që, ndërkohë që ne negocionim dhe prisnim dy vitet e fundit për të kapërcyer disi bllokadën bullgare, disa gjëra nuk shkuan…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kuvendin Qendror në të cilin pritet të zgjedhet pasardhësi i kësaj partie, pas dorëheqjes së Zijadin Selës. Sela u tërhoq nga posti i drejtuesit të ASH-së pas humbjes së zgjedhjeve lokale për këshilltarë komunalë në Tetovë, në të cilin ky subjekt politik nuk arriti të sigurojë asnjë mandat. Sela më pas bëri të ditur se nuk do të kandidojë më për kryetar partie pasi siç theksoi ai sipas statutit të kësaj partie këtë të drejtë e ka vetëm dy herë.

Lexo më Shumë

Policia mbrëmë nga ora 20:00 deri në 01:00 ndërmori masave të në Shkup, gjetën armë dhe në një marihuanë. – Me datë 17.16.09.2022 në periudhën nga ora 20:00 deri në ora 01:00 në zonën e Komunës Çair dhe Butel, duke vepruar sipas planit operativ, zyrtarët policorë të Komisariateve të Policisë Çair dhe Bit Pazar në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Njësiti për Ndërhyrje të Policisë, Departamenti për Policinë Kriminale, Njësiti për Tregti Ilegale dhe Njësiti për Shpërndarje të Shpejtë kanë zbatuar masa të përforcuara dhe ndaluar katër persona, njofton MPB. S.C.(42) nga Shkupi është…

Lexo më Shumë

Sot Qeveria LSDM-BDI dhe ministri Bujar Osmani, e konfirmuan edhe një herë se nuk mund të distancohet nga mentaliteti pro jugosllav dhe pro rus. Kjo Qeveri e cila çdo ditë keqpërdor BE-në, dëshmoi se është shumë larg vlerave evropiane dhe po aq larg Evropës e mban edhe vendin. Në qendrat më të rëndësishme evropiane delegon ambasadorë të cilët jo vetëm që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore, por përkundrazi, vazhdojnë të jenë të afërt dhe në shërbim të strukturave jugosllave-ruse. Bujar Osmani i cili fliste për dorën e zgjatur, e ka shndërruar diplomacinë e vendit në çerdhe të…

Lexo më Shumë

Policia e Kumanovës ka paraqitur kallëzim penal kundër I.M.(36) nga Kumanova për shkak të dyshimit për veprën penale “zhvatje”. I akuzuari në disa raste i ka dërguar SMS mesazhe duke e kërcënuar një grua nga Kumanova se do t’ia djegë shtëpinë e vëllait të saj nëse ajo nuk i jep 5000 euro, të cilat i vëllai dyshohet se i ka borxh.

Lexo më Shumë

Hetuesit e Policisë Financiare dhe inspektorët e Ministrisë së Brendshme, dje kanë hyrë në zyrat e NP “Ujësjellës dhe kanalizimi” pas informacionit që qarkulloi në opinion publik. Veprimi i tyre vjen pas pretendimeve të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, për një tender të dyshimtë për ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujërave të zeza që derdhen në lumin Vardar. Vlerësimi i ofertave të tenderit, përkundër kontrollimit së dokumentacionit, nuk është vënë në pikëpyetje, tha drejtori i ri i ndërmarrjes publike Marjanço Mitovski, ndërsa edhe kryetarja Arsovska konfirmoi se hetimet kanë filluar. Pasi të mblidhet i gjithë dokumentacioni, i njëjtë do…

Lexo më Shumë