Hetuesit e Policisë Financiare dhe inspektorët e Ministrisë së Brendshme, dje kanë hyrë në zyrat e NP “Ujësjellës dhe kanalizimi” pas informacionit që qarkulloi në opinion publik. Veprimi i tyre vjen pas pretendimeve të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, për një tender të dyshimtë për ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujërave të zeza që derdhen në lumin Vardar. Vlerësimi i ofertave të tenderit, përkundër kontrollimit së dokumentacionit, nuk është vënë në pikëpyetje, tha drejtori i ri i ndërmarrjes publike Marjanço Mitovski, ndërsa edhe kryetarja Arsovska konfirmoi se hetimet kanë filluar. Pasi të mblidhet i gjithë dokumentacioni, i njëjtë do t’i dorëzohet Prokurorisë, e cila do të përcaktojë nëse ka pasur abuzime.
Data 10.11.2026
Aktuale
- Kryetari i parlamentit të Iranit akuzon Izraelin se po përpiqet ta tërheqë SHBA-në në një “luftë të pafundme”
- Kallëzimi për librin e Ramës “Albanian Files”/ Klodiana Lala: SPAK ka regjistruar procedim penal, janë sekuestruar dosje tek AZHT-ja
- Google sfidon Nvidia-n me dy sisteme të reja për inteligjencën artificiale
- Gashi: Sipas perspektivës time, për VLEN-in do të ishte më mirë tash të ketë zgjedhje!
- Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës
- Rrëfimi për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij
- Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale
- BE-ja shpreh ngushëllime për shpërthimin në fabrikën e çelikut në Turqi



