Dje mbrëma (18-shtator) në ora 23:55, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 47-vjeçarin Xh.Xh. nga Tetova, i cili nga bashkëshortja e tij 45-vjeçare është raportuar se rreth orës 19:30 në shtëpinë e tyre familjare, e ka sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Ts
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmë (18-shtator) rreth orës 22:30, në afërsi të kryqëzimit për në Kamnjan të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personat H.A.(37) dhe E.E.(28) nga Vaksinca e Kumanovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer në veturën e tyre “Volkswagen Golf 5” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga H.A., kanë gjetur një pistoletë gazi “Retai Baron HK” me kornizë bosh, për të cilën nuk kishin dokumentacion. Atyre iu është marrë arma dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.Ts
Dragan Kovaqki nga VMRO-DPMNE sot ka publikuar një raport mjekësore ku supozohet se kryeministri Dimitar Kovaçevski është përgjithmonë i paaftë, dhe se me të njëjtin i ka ikur shërbimit ushtarak, përcjell TV21. Kovaqki kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski, pasi sipas tij, në të dy rastet, edhe nëse ka gënjyer për gjendjen shëndetësore, por edhe nëse me të vërtet është në atë gjendje shëndetësore, Kovaçevski paraqet rrezik për shtetin. “Nëse Kovaçevski ka gënjyer për gjendjen e tij shëndetësore, atëherë ne në krye të shtetit kemi gënjeshtar patologjik, nëse ka gënjyer për t’i ikur shërbimit ushtarak, duke u bërë i paaftë përgjithmonë,…
Ekipet e ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria edhe këtë javë janë në Bruksel, ku vazhdojnë të dëgjojnë legjislacionin e BE-së në fushat që përmban grupi i parë për negociata me BE-në. Shqyrtimi shpjegues nisi në fund të javës së kaluar me kapitujt “Prokurimi Publik” dhe “Statistikat”, të cilët janë pjesë e grupit të parë të njohur si “Themelet”. Ky është grupi që përmban gjithashtu kapitujt kryesorë mbi drejtësinë, gjyqësorin dhe të drejtat themelore. Ekipet e ekspertëve janë gjithashtu në Bruksel këtë javë ku vazhdojnë të dëgjojnë për legjislacionin e përditësuar të BE-së në kapitujt e mbetur të grupit…
196 fëmijë nga Kumanova nuk mund të përfshihen në sistemin parashkollorë, sepse në 8 objektet e “ Angell Shajçe” nuk ka më vende të lira, madje janë tejkaluar edhe kapacitet e projektuara. Vende ka për 1550 fëmijë, ndërsa numri i të regjistruarve ka mbërritur në 1604. Disa prindër me të cilët biseduam jashtë kamerës thonë të revoltuar se pranimi i fëmijëve nëpër çerdhe nuk bëhet në bazë të kritereve të parashikuara me ligj, por në bazë “ të lidhjeve” miqësore. Drejtoresha Marina Aleksovska, këto zëra i quan spekulime. Ajo thotë jo të gjithë fëmijët e regjistruar në çerdhe i frekuentojnë…
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, gjatë javës së ardhshme, konkretisht në datat 20 – 26 shtator 2022, organizon manifestimin “Java Kulturore Shqiptare në SHBA” me një sërë aktivitetesh kulturore e shkencore dhe me promovimin e botimeve ekskluzive. Kështu, më 20 shtator 2022 (e martë), ora 7 PM do të ketë vizitë dhe prezantim të aktiviteteve të ITSHKSH-së në Shoqatën Atdhetare DIBRA në Staten Island të Nju Jorkut. Më 21 shtator 2022 (e mërkurë), ora 7 PM, vizitë dhe prezantim i aktiviteteve të ITSHKSH-së në Qendrën Kulturore Shqiptare-Amerikane në Riverdale të Nju Xhersit. Më 22 shtator…
Anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor, Mirjana Radevska-Stefkova, Zoran Gerasimovski dhe Ivica Nikolovski, sot kanë dhënë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Ata, siç theksuan në deklaratën për mediat, do të avokohen për respektimin e vazhdueshëm të kritereve për përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe avancimin e tyre në karrierën gjyqësore, si dhe për rritjen e përgjithshme të besimit tek gjyqësori. Në një deklaratë për media, Radevska-Stefkova deklaroi se do të japin kontributin e tyre në punën e Këshillit Gjyqësor, i cili është autoritet mbrojtës dhe kujdeset për pavarësinë dhe autonominë e gjyqtarëve, veçanërisht se do të kontribuojnë në ndërtimin…
Më 18.09.2022, në ora 16:30 dhe në ora 18:15, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria E.A.(26) dhe E.F.(21) nga Dobërdolli i Gostivarit. Ata dyshohet se kanë kryer një vjedhje të rëndë më datë 16.09.2022 në hapësirat ndihmëse të shtëpisë së një 41-vjeçare, banues i të njëjtit fshat, nga e cila kanë marrë disa sende. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe do t’i kthehen pronares, ndërsa ndaj dy të dyshuarve do të vijojnë kallëzim përkatëse.
A do ta ndërtojë kompania greke, austriake, izraelite apo gjermane Qendrën e re Klinike? Në Ministrinë e Shëndetësisë në periudhën e kaluar 6 kompani të huaja që merren me ndërtim kanë prezantuar koncepte për ndërtim, financimin dhe trajnimin e kuadrit profesional dhe administrativ. Ministri Bekim Sali në deklaratë për Sitelin, thotë se duan të mbledhin përvoja dhe të zgjedhin modelin dhe mënyrën më të mirë të ndërtimit të kompleksit, i cili për 15 vjet është vetëm në letër dhe themelet nuk janë hapur. Ne po mundohemi të gjejmë një mënyrë, ndoshta paketa financiare që do të përfshijnë interesin social publik…
U zhvillua këtë të dielë në Shkup, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, maratona “ColoRRun”, një ngjarje unike që synon të bëjë bashkë shëndetin, lumturinë dhe individualitetin. “UNIQA Maqedoni”, në kuadër të përgjegjësisë sociale që ka mbi komunitetin ishte sponsor gjeneral i aktivitetit në garën 10KM ku morën pjesë mijëra qytetarë. “Me garën e sotme u përpoqëm të promovojmë disa nga shprehitë e shëndetshme që duhet t’i praktikojmë të gjithë. Sot dëshmuam se konkurrenca dhe gara janë të rëndësishme, por e rëndësishme është edhe miqësia apo shoqërimi së bashku! Ne dëshmuam se ekipi i UNIQA-s…
Të hënën Ministria e Bujqësisë njoftoi se sistemi i tyre elektronik ka qenë cak i sulmit kibernetik që ka shkaktuar bllokimin e procesit të rregullt të punës. MPB-ja ka hapur hetime. Ueb-faqja e Ministrisë ende nuk është në funksion. Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se sulmi është denoncuar në MPB kurse për shkak të seriozitetit të problemit sistemet e Ministrisë nuk janë në funksion. Punonjësit në sektorin për teknologji informatike pranë kësaj Ministrise janë duke punuar në mënjanimin e problemit dhe ringritjen e sistemit. Por, ekziston frika se nga sulmi kibernetik mund të fshihen të dhënat për subvencionet e…
Mesatarisht shtetasit e Maqedonisë hanë bukë vetëm 20 denarë më lirë se evropianët. Diferencat në çmimet e qumështit, vezëve dhe një litër karburant janë gjithashtu shumë minimale. Krahasimi i çmimeve të produkteve ndërmjet Gjermanisë, Estonisë, Kroacisë dhe Maqedonisë tregon se nuk ka dallim të madh në çmimet e produkteve bazë, ndërsa Maqedonia është në fund të listës me pagë mesatare prej rreth 32 mijë denarë, e cila nuk është as gjysma në krahasim me Kroacinë, e cila është mbi 63 mijë denarë, dhe tre deri në katër herë më e ulët se ajo në Gjermani. Vendi ka çmime identike me…

