Author: Hamdi Kumanova

Një shqiptar nga Kumanova papritmas është bërë hero në Zvicër. Teksa priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëng ndezës. Ishte gati mesnatë, por Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut nuk e kishte frikë terrin e as grupin prej 20 huliganësh. “Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën. Agron Ajeti ishte për vizitë në familjen…

Lexo më Shumë

“Do të bisedohet kryesisht për sektorin e energjetikës. Nëse do të ketë diçka konkrete, do të informojmë pasi që të kthehemi”, deklaroi dje ministri Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me kreun e Bashkësisë fetare islame. Bisedimet për çmimin e furnizimit të energjisë elektrike nga Bullgaria nuk kanë mbaruar. Nesër do të kemi një tjetër takim onlajn me homologun tim bullgar, por është shumë e rëndësishme të kontribuojmë në zgjidhjen e situatave të tilla në frymën e fqinjësisë së mirë dhe thellimit të bashkëpunimit midis fqinjëve, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pasi dje Radioja Kombëtare…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar 39 vjeçarin me inicialet M.J nga Kavadari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, që kërkohej për vuajtjen e dënimit prej 15 viteve burg. “Me datë 19.09.2022, në ora 18:00, në rrugën “Blazo Aleksov” në Kavadar, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor e kanë arrestuar shtetasin M.J.(39) nga Kavadar. Ai është dënuar me 15 vite burg për krime të kryera nga neni 131, neni 237 dhe neni 396 i Kodit Penal. Ndaj tij ishte lëshuar fletarrest qendror , ku kishte edhe një vit e pesë muaj për të shërbyer. Personi është dërguar në…

Lexo më Shumë

Shkruan: Lulzim Nasufi – Kryetari i Degës së Aleancës Për Shqiptarët – Dega Strugë Këto ditë ishim dëshmitarë edhe një herë të nënvlerësimit të intelegjencës së qytetarëve të Strugës, gjegjësisht Ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës nga Struga, kuadër i Universitetit të Merkos në Strugë, përcolli lajmin e fillimit të punimeve të asfaltimit të Rrugës Magjistrale M1, Podmol – Qafë Thanë. Dhe si zakonisht në vend që figurat politike fillimisht të kërkojnë falje për vonesën e rregullimit të këtij aksi rrugor kaq të rëndësishëm për Strugën si dhe torturën psiqike që e kanë përjetuar qyetarët në këtë rruge për 20…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje policia ka arrestuar një 26-vjeçar nga Shtipi i cili është kapur duke vjedhur në një veturë. “Më 18.09.2022, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Shtip ia kanë hequr lirinë S.S.(26) nga Shtipi, për shkak se rreth orës 13:00 në rr. “Sremski Front” në Shtip është kapur duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një garazh, me ç’rast ka marrë para nga automjeti. Pas plotësimit të dokumentacionit për rastin kundër S.S. do të ngritet kallëzim penal përkatës”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Festivali i Mediave do të mbahet edhe këtë vit me fillim më 22 shtator deri më 24 shtator. Festivali këtë vit do të mbahet në Kinotekën e Maqedonisë, në krahasim me dy vitet e fundit kur ka qenë online për shkak të pandemisë. – Advertisements – Ky festival këtë vit ka si temë kryesore mjedisin jetësor, rëndësinë dhe hapësirën që (nuk) i jepet në medie kësaj problematike, dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët që shkruajnë për këtë temë. “Këtë vit tema kryesore është mjedisi jetësor, secilin vit e kemi një temë në të cilën fokusohet Festivali i Medieve. Kemi…

Lexo më Shumë

Kërkesa e drunjve për ngrohje është rritur këtë vit, megjithatë shumica e nevojave të konsumatorëve janë plotësuar. Kjo është përgjigja që Meta.mk e pranoi nga NP “Pyjet Kombëtare” në pyetjen për interesimin e qytetarëve të Maqedonisë për dru zjarri para sezonit të ardhshëm të ngrohjes. Sipas Programit për punë të NP “Pyjet Kombëtare” për vitin 2022, këtë vit do të prodhohen 516.032 metër kub dru zjarri, krahasuar me vitet e kaluara kur janë dorëzuar rreth 400.000 metër kub, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Nga Ndërmarrja Publike thonë se interesi për blerjen e druve të zjarrit vazhdimisht po rritet duke qenë se…

Lexo më Shumë

Muaj më parë banorët e fshatit Pallçisht protestuan për shkak të problemit dekadash me ujin e pijshëm të këtij vendbanimi, atëkohë u premtua që projekti është i gatshëm dhe do të kalohet në ministri për të filluar punimet. Kanë kaluar disa muaj nga këto premtime dhe akoma punimet për ujin e Pallçishtit nuk kanë filluar por sot gjat përurimit të ujësjellësit të ri të fshatit kamjan Zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi në një vij me kryetarin e komunës së Bogovinës Besnik Emshiu premtuan se së shpejti dhe tani në radhë punimet për ujësjellësin e fshatit Pallcisht do të…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se një 73-vjeçar shtetas i Belgjikës ka humbur jetën derisa po merrte pjesë në një turne malor. “Me datë 18.09.2022 në ora 08.25 në Stacionin Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar “Strezimir” është raportuar se në afërsi të stacionit policor personi B.C.(73) nga Belgjika, me vendbanim të përkohshëm në fshatin Kosovrasti, Rajoni i Dibrës, i cili ka qenë pjesëmarrës në një turne malor, ishte sëmur dhe ishte shtrirë. Një ekip i ndihmës mjekësore emergjente konfirmoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Në Vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip inspektues nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot po merr pjesë në Samitin e Transformimit të Arsimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti synon të mobilizojë aksionin politik global, të kërkojë zgjidhje dhe të tregojë solidaritet në periudhën pas pandemisë, por edhe të përmirësojë cilësinë e arsimit. Siç njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Samiti u hap me një diskutim mbi temën e lëvizjes globale drejt transformimit të arsimit, gjatë të cilit u theksua rëndësia e solidaritetit, si dhe rëndësia e fokusimit në zëri i të rinjve. U mbajt edhe një debat kushtuar dialogut ndërmjet brezave, në të cilin…

Lexo më Shumë

Çmimi i qumështit ka pësuar rritje të pandërprerë në gjashtë muajt e fundit, duke bërë që qytetarët të mendohen dy herë para se të blejnë këtë produkt bazë. Nëse një litër qumësht i një kompanie të caktuar disa muaj më parë është blerë 35 apo 40 denarë, tani çmimi ka mbërritur në së paku 67 denarë. Çmimi i qumështit në 6 muajt e fundit Në gusht, krahasuar më muajin korrik 3.6% Në korrik, krahasuar më muajin qershor 3.6% Në qershor, krahasuar me muajin maj 6.7% Në maj, krahasuar më muajin prill 5.4% Në prill, krahasuar me muajin mars 3.7% Në…

Lexo më Shumë

Kontributi i universiteteve në kohëra turbulente (të trazuara), nëpër të cilat po kalon shoqëria jonë ishte çështja kryesore në përvjetorin e Magna Charta Universitatum, e cila u mbajt në Universitetin e Bolonjës, prej 14 deri më 16 shtator 2022, ku mori pjesë edhe delegacioni nga Universiteti i Tetovës, në përbërje: Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti – Kryetar i Senatit, Prof. Dr. Faton Shabani – Senator nga Fakulteti Juridik dhe Mr. Sc. Donika Kamberi – Drejtore e Qendrës për Paqe dhe Studime Transkulturore. Tema qendrore “Angazhimi i universiteteve me shoqërinë në kohë turbulente (të trazuara)”, u promovua nga Observatori Magna Charta Universitatum,…

Lexo më Shumë