Jokompetentët autentik!

Jokompetentët autentik!

Shkruan: Lulzim Nasufi – Kryetari i Degës së Aleancës Për Shqiptarët – Dega Strugë

Këto ditë ishim dëshmitarë edhe një herë të nënvlerësimit të intelegjencës së qytetarëve të Strugës, gjegjësisht Ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës nga Struga, kuadër i Universitetit të Merkos në Strugë, përcolli lajmin e fillimit të punimeve të asfaltimit të Rrugës Magjistrale M1, Podmol – Qafë Thanë.

Dhe si zakonisht në vend që figurat politike fillimisht të kërkojnë falje për vonesën e rregullimit të këtij aksi rrugor kaq të rëndësishëm për Strugën si dhe torturën psiqike që e kanë përjetuar qyetarët në këtë rruge për 20 vite sa BDI është në pushtet, në vend që të kërkoni falje se për shkak të kësaj rruge keni dezintegruar shqiptarët për 20 vite në të dy anët e kufirit për shkak të përtacëris dhe paaftësis tuaj politike, edhe pse gjoja keni kauzë “ intergrimin ” dhe në fund në vend që të kërkoni falje se për shkak të kësaj rruge keni bërë pengimin dhe vonesën në zhvillim të biznesit dhe ekonomisë në të dy anët e kufirit për shkak të gjendjes së saj katastrofale, ju gjoja bëni lajme se fillojnë punimet ndërtimore.

Dhe si zakonisht e gjithë kjo ndodh për shkak të jokompetencës në funksion të detyrës dhe obligimeve, duke sajuar improvizime për politikë ditore folkloriste. Për këto arsye, trajtimi i problemeve të projekteve dhe punimeve në këtë sferë në këtë mënyrë dhe nga këto faktorë jokompetent për problemet në fjalë, mbesin me vonesa, merrni shembullin e rrugës Kërçovë – Ohër , ku ju jo vetëm që keni hyrë në mbarim të një dekade të punimeve te nisura dhe rrugë nuk duket askund, por këto rrugë janë bërë objekte dhe shkaktare që marin jetë njerëzish në fatkeqësit për arsye të vonesave të tyre.

Prandaj z. Ministër mirë është që më në fund si BDI u kujtuat të mbani llogari për këtë pjesë të problemit në Strugë me vonesë për më shumë se dy dekada, ku ju e keni lënë shumë pas dore dhe të shpresojmë se nuk do të përjetojmë fatin sikurse të rrugëve të tjera.
Për këto arsye ju së bashku më Ramis(z) Merko, keni dëshmuar se nuk keni më çfarë perspektive pozitive ti prodhoni Strugës dhe Struganëve, prandaj bëj një punë të mirë, merru me çështjen e arsimit dhe problemeve të arsimit, sepse e shkatërruat komplet sistemin edukativo – arsimor, siguroni librat për nxënësit dhe sillni librat nëpër shkolla se jemi bërë turp i botës në këtë lëmi, përmirësoni gjendjen në shkollat tona dhe më në fund ndalni dhe largoni politikën nga arsimi.