Ish-kryetari i Shkupit, Risto Penov, është kandidati kryesor i PLD-së për të zëvendësuar Goran Milevskin si ministër i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Penov për “Kanal5” ka konfirmuar se është në garë për të drejtuar ministrinë, por edhe se është herët për të konfirmuar se a do të jetë anëtar i ri i Qeverisë. Milevski sot dorëzoi dorëheqjen në Qeveri. Ai ka konfirmuar informacionin dhe ka treguar se po tërhiqet për arsye personale. Dorëheqja duhet të konfirmohet në mbledhjen e qeverisë.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria për punë të Brendshme njofton se sot (20.09.2022), nëpunës policorë të NJPB Gjorçe Petrov, me urdhëresë nga Gjykata Themelore Shkup, e kanë privuar nga liria A.S. (41) nga f. Kondovë-Shkup për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajve. Personi do të dërgohet në institucion kompetent ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.
Hamdi Nuhiju Dhomë e errët. Është shumë ftohtë! Dritat janë fikur, ndërsa në heshtje dëgjohen vetëm pikat e shiut që bien mbi divan nga çatia e çarë. Asnjë thirrje në telefon, asnjë zë për t`u zgjuar. Të rrahurat e zemrës ma lëvizin trupin sikur bashkëfshatarët që bartin kufomën e një personi të thjeshtë. Pasqyrë e çarë, ma paraqet fytyrën në refleksionin e pamjes së jashtme. Errët! Nuk duket asgjë. Nuk po dëgjoj asgjë. Përveç valles së zorrëve që presin 48 orë ushqimin e tyre të preferuar. Vetëtimë! Dëgjohet një kërcitje dhe shkëlqim drite. Shiu nuk ndalet. Duket sikur dikush…
– Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe seancave gjyqësore të mbajtura në të cilat u prezantuan provat e propozuara, Gjykata Themelore Penale Shkup shpalli aktgjykim për K.S. – komandant i Policisë, i akuzuar për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Të pandehurin për të cilin prokuroria ka vërtetuar se ka kryer veprën për të cilën akuzohet, gjykata e ka dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg. “Aksioni është realizuar në prill të vitit të kaluar në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për…
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka sjellur Vendim që të vazhdojë kohëzgjatjen e masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë. Sipas vendimit, kjo masë do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2022. “Duke pasur parasysh qw ky Vendim kufizon rritjen e çmimeve duke përcaktuar masën e marzhit tregtar që duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe gjendja e tregut tregon se çmimet nuk janë stabilizuar ishte e nevojshme qw tw zgjatet afati për 3 muajt e ardhshëm nga ky vit, pra deri më 31 dhjetor…
Vendi mund të ketë reduktime të furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit, nëse autoritetet nuk sigurojnë 1/3 e nevojave të konsumit ditor nga importi me shtetet fqinje. Nga “MEPSO” thonë se në bazë të potencialit prodhues të elektranave sigurohet 65-70% e energjisë nga burimet vendore ndërsa 30-35% e energjisë importohet. Drejtori i MEPSO-s Orhan Murtezani, tha se restrikcione nuk do të ketë vetëm nëse sigurohet energjia nga Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia. “Ky trend i njëjtë është në disa vitet e fundit dhe nëse kemi parasysh planin e paraqitur të ELEM për prodhimin e energjisë gjatë dimrit që…
Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, thotë se brenda organeve të kësaj partie nuk është hapur fare tema e rikonstruimit të Qeverisë. Në një pronocim ai tha se deputetët e BDI-së i japin mbështetje të plotë Qeverisë aktuale. “Oponioni e di tashmë se z.Mileski do të jep dorëheqje nga pozita e ministrit ndërsa ne nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në asnjë forum partiak nuk kemi diskutuar në asnjë moment dhe në asnjë situatë lidhur me ndonjë rikonstruim të Qeverisë. Edhe si parti politike, në bazë të asaj atmosfere që mbizotëron në BDI, po edhe si grup parlamentar i…
Përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Maqedonase ende nuk kanë arritur ta kuptojnë se si varrezat e vjetra të fshatit Orkoc kanë kaluar në pronësinë e tyre me anë të mekanizmit të nacionalizimit. Në tentimin disaditor për të marrë një përgjigje më konkrete lidhur me këtë çështje, e vetmja përgjigje që kemi arriur të sigurojmë është se kjo ka ndodhur nëntë vjet më parë, më konkretisht në vitin 2013. Kisha Ortodokse Maqedonase “E vetmja informat që kemi deri më tani është se kjo ka ndodhur në vitin 2013, por se çfarë ka ndodhur më konkretisht ende nuk e dimë” Gjatë ditës së…
Shumica e hoteleve pranë liqenit të Ohrit përgatiten t’i mbyllin objektet e tyre deri në fillim të nëntorit. Disa këtë do ta bëjnë muajin tjetër. Arsyeja kryesore janë faturat e larta të energjisë elektrike. Për herë të parë pas disa dekadave punë, shumë nga hotelet vendosin të ndërmarrin një hap të tillë radikal. “Fatkeqësisht pas kaq vitesh do të detyrohemi të mbyllim gjithçka për disa muaj për të kursyer një pjesë të fondeve. Është dimër i gjatë dhe duhet të mbijetojmë deri në pranverën e ardhshme. Isha në treg të hapur deri në 1 qershor, çmimet ishin tmerruese. Ne muajin…
Nëntë komunat e Pollogut zyrtarisht nisin kërkesë në Ministrinë e Arsimit dhe në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisje Lokale që dhjetori dhe janari të jenë pushim për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Pollog për shkak të krizës energjetike. Kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ideja e të cilit ishte mbyllja e shkollave thotë se orët e humbura do të zëvendësoheshim me zgjatjen e procesit mësimor gjatë verës, ose përmes mësimit online. Komuna e Tetovës dhe ajo e Gostivarit, kanë bërë edhe plan për orar të shkurtuar pune gjatë dimrit për të punësuarit në administratën komunale, shkruan…
Sot në ora 07:25 në Tetovë, është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Gradec, në Vrapçisht, vetura “Fiat Punto” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 41-vjeçari A.Sh. nga Toplica e Gostivarit ka goditur biçikletën e drejtuar nga H.B. (64) nga Dobërdolli i Gostivarit. Në aksident biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.Ts
Nga Alternativa kanë mohuar se do ketë rikonstruim të kabinetit qeveritar, përcjell Plusinfo.mk. Nga kjo parti thanë se ministrat e tyre Bekim Sali dhe Admirim Aliti janë ndër ministrat më të suksesshëm në të gjithë qeverinë. Gashi këto komente i bëri pas zërave në opinion se së shpejti do të shkarkohen nga detyra ministri i Shëndetësisë dhe ai i informacionit dhe administratës. “Ministrat tanë Bekim Sali dhe Admirim Aliti janë një nga ministrat më të suksesshëm në të gjithë qeverinë. Dhe prandaj nuk shohim arsye për hapjen e temave të tilla”, thonë nga Alternativa.

