Author: Hamdi Kumanova

Në dobi të nxënësve është mësim me prani fizike, nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të tij, ndërsa Qeveria për përballje me sfidat nga kriza energjetike është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për kërkesën e një pjese të komunave për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve për shkak të kursimit të rrymës dhe druve dhe sa janë të arsyeshme kërkesat e një pjese të shpenzimeve dhe subvencioneve t’i mbulojë Qeveria, Arsovski tha se në seancën e djeshme…

Lexo më Shumë

Procesi i skriningut që filloi më 15 shtator me Komisionin Evropian, po realizohet pozitivisht me angazhim të madh nga delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ky është proces i gjatë i cili kërkon përfshirje nga të gjitha ministritë, deklaroi sot shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir. “Procesi i skriningut filloi më 15 shtator. Një delegacion i madh nga Republika e Maqedonisë së Veriut është në Bruksel. Kuptohet se ai proces filloi nga ana e Komisionit Evropian me sqarime në lidhje me standardet dhe kërkesat të cilat vendi juaj duhet t’i përmbushë e gjithë kjo…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se një orë pas mesnate një 20 vjeçare nga Gostivari ka denoncuar të atin e saj të cilin e akuzon për dhunë fizike. “Një 20-vjeçare nga Gostivari, mbrëmë (21 shtator) në orën 01:10 në SPB Tetovë ka raportuar se babai i saj 48-vjeçar e ka sulmuar fizikisht rreth orës 20:00 në shtëpinë familjare në një fshat të rrethinës së Gostivarit. Sipas raportit sulmi ka ndodhur për shkak të marrëdhënieve të prishura familjare së fundmi dhe keqkuptimeve të ndërsjella. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Si Qeveri luftuam për të arritur dy qëllime të rëndësishme – për të arritur qëllimin tonë të jashtëm politik për anëtarësim në BE, që të mos mbetet vetëm në letër dhe vetëm në teori, dhe e dyta është të mbrojmë identitetin tonë si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq. “Mendoj se është e mundur. Se ne mund të hyjmë në BE në kohën e duhur si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Nëse e kuptojmë këtë dhe punojmë për këtë kauzë edhe si parti politike dhe si individë dhe si media dhe palë shoqërore,…

Lexo më Shumë

Me rimëkëmbjen postpandemike të ekonomisë që kontribuoi në stabilizimin e tregut të punës dhe rritjen e të ardhurave të disponueshme, rreziqet në sektorin “familjarë” mbetën brenda kufijve të kontrolluar, me një rënie të lehtë gjatë vitit 2021, thanë nga Banka Popullore. Sipas Bankës Popullore, mjetet financiare të familjeve në Maqedoni shënuan rritje nominale vitin e kaluar, më e larta në dhjetë vitet e fundit. Totali i mjeteve financiare të familjeve, i cili përveç depozitave në banka, përfshin edhe forma të tjera të kursimeve dhe investimeve financiare të individëve, deri në fund të vitit 2021, arrin në 498 miliardë denarë dhe…

Lexo më Shumë

Rritje e vlerës së kontratave të lidhura me procedurë jotransparente, mosrespektim të ligjeve nga institucionet dhe gjysma e kompanive që konsiderojnë se ka korrupsion në tenderë. Këto janë pjesë e gjetjeve të arritura nga Qendra për Komunikim Civil, e cila sot ka publikuar Raportin e monitorimit të rregullt të prokurimeve publike të kryera në periudhën korrik-dhjetor 2021, transmeton Portalb.mk. Në Raport janë përfshirë edhe gjetjet nga një anketë e kompanive mbi përvojën e tyre në pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit publik, analizë të procedurave pranë Komisionit Shtetëror për Ankesat e Prokurimit Publik për vitin 2021 dhe një anketë të autoriteteve…

Lexo më Shumë

Katër persona janë ndaluar gjatë kontrollit të djeshëm për parandalimin dhe zbulimin e personave që kryejnë prerje dhe transport të paligjshëm të druve për ngrohje të kryer nga SPB Manastir. Gjatë kontrollit u gjetën 17 metër kub dru zjarri. Gjithashtu në Krushevë, zyrtarët policorë kanë konstatuar automjetin e pasagjerëve – furgon “Zastava” pa regjistrim i drejtuar nga S.S. (61) nga Krusheva. Siç informoi sot MPB-ja, gjatë kontrollit në automjet janë gjetur rreth katër metër kub dru zjarri pa dokumentacion. Automjeti dhe pemët janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar policisë pyjore të Krushevës. Po ashtu edhe rasti tjetër në fshatin Krapa,…

Lexo më Shumë

Në kuadër të “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë” dhe fushatës së promovuar së fundmi “Ngaj biçikletë”, nesër (22 shtator) është planifikuar një aktivitet i përshtatshëm në Gostivar duke filluar nga ora 17:00. Në rrugën “Vëllezërit Gjinovski”, afër Qendrës së Kulturës “ASNOM”, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar dhe përfaqësues të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor do të shpërndajnë fletushka përkatëse me mesazhe për përdorim më të shpeshtë dhe korrekt të biçikletave dhe për respektimin e rregullave dhe rregulloreve të trafikut. Qëllimi i fushatës është të afirmojë, inkurajojë dhe mbështesë përdorimin e biçikletave, jo vetëm nga të rinjtë,…

Lexo më Shumë

Me 20.09.2022 në Prilep, zyrtarët policor nga Zyra e jashtme për punë kriminale nga DP Prilep-SPB Manastir e kanë arrestuar E.D.(35) nga Prilepi, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Prilep, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe matëse digjitale. Njashtu, gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policor nga Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep e kanë arrestuar edhe D.Xh.(35) nga Prilepi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij të tipit “ford fiesta” të cilën ka qenë duke e vozitur, është gjetur dhe konfiskuar amfetamin. Personat janë dërguar në stacionin policor dhe…

Lexo më Shumë

Në moshën 81 vjeçare ka ndërruar jetë mësuesi Nexhat Rushiti nga Kumanova. Prej më shumë dekadash, mësuesi Nexhat ka arsimuar dhe edukuar shumë gjenerata në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë. Ai njihet si mësues e pedagog shembullor, ndërsa shumë nxënës të tij kanë arritur majat e sukseseve në vend dhe jashtë. Të shumtë kanë qenë ata kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale lajmin mortor, duke kujtuar mësimet e para që kanë marrë nga nga mësuesi Nexhat. Ekipi i Almakos i shpreh ngushëllime familjes.

Lexo më Shumë

Faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është ende në funksion pasi u hakerua më 9 shtator. Në 12 ditët e fundit është shkëputur plotësisht dhe nuk ka qasje në të. Nga kjo ministri thonë se po punohet për riaktivizimin e tij, por nuk specifikojnë se kur pritet. Është raportuar se faqja (www.mon.gov.mk) është sulmuar nga ekipi grek i hakerëve “Netwatchers”. Më pas Ministria njoftoi se është në komunikim me QIRT-Qendrën Kombëtare për Incidentet Kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti dhe nga ku presin, me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, të ndërmarrin veprime konkrete…

Lexo më Shumë

Asnjë vend nga Bashkimi Evropian nuk ka shënuar rritje më të lartë të çmimit të bukës se Maqedonia. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Sindikata e Maqedonisë, për një vit çmimi i bukës në vend është rritur për 100%. Madje është 5 herë më shumë se rritja mesatare e çmimeve në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që sipas Eurostat-it në gusht ishte 18% me bazë vjetore. Individualisht sipas vendeve, rritja më e lartë e çmimeve në një vit u regjistrua në Hungari me mbi 65%. Me mbi 30% në një vit, buka u bë më e shtrenjtë në…

Lexo më Shumë