Author: Hamdi Kumanova

Hotelet në Strugë dhe Ohër për 2 vjet i mbylli pandemia, ndërsa tani po përgatiten për mbyllje për shkak të krizës energjetike. Faturat e larta të rrymës ua pamundësojnë funksionimin edhe gjatë sezonit dimëror. Disa hotele përgatiten që të mbyllen tërësisht gjatë dimrit, madje ka nga ata që prej tani po përgatiten që në tetor të mbyllen. “Kuptohet që do të ketë mbyllje gjatë periudhës së sezonit dimëror, ndoshta edhe më herët nga ajo, disa edhe në tetor po përgatiten që t’i mbyllin, daljen nga kjo nuk e shohim si të lehtë nëse mbetemi në atë treg të hapur siç…

Lexo më Shumë

Pas nëntë muajve të menaxhimit të “Parqeve dhe gjelbërimit”, Angele Sotirovski dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të ndërmarrjes publike. Sotirovski që vjen nga Partia Socialiste, në koalicion me VMRO-në ka thënë se shkak për dorëheqjen e tij është ambienti i krijuar së fundmi qe sipas tij nuk do ti jepte hapsirë të fokusohet në menaxhimin e suksesshëm të ndërmarrjes. “Vlerësoj se ambienti i ri politik në Qytetin e Shkupit nuk do të më lejojë që maksimalisht të fokusohem tek më e rëndësishmja , e ajo është menaxhimi I suksesshëm I ndërmarrjes. Pikërisht për këtë, tërhiqem nga detyra U.D Drejtor”,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 775 teste, ndërsa janë regjistruar 98 raste të reja me COVID-19. Nga atje theksojnë se sot janë regjistruar 79 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Nga MSH njoftojnë se sot nuk është konfirmuar asnjë viktimë nga coronavirusi. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 342.413, numri i të shëruarve është 332.229, numri i të vdekurve është 9.524, ndërsa numri i rasteve aktive është 660.

Lexo më Shumë

Nga sot e deri më 31 tetor, të gjithë fermerët të cilët në vitin prodhues 2021/2022 kishin mbjellë dhe korrur sipërfaqe me grurë, elb, thekër, tërshërë dhe luledielli në një sipërfaqe prej më shumë se një hektar, të cilët e shitën prodhimin e realizuar dhe që kanë arritur një rendiment prej të paktën 4 000 kilogramë për hektar, 3 000 kilogramë elb, thekër dhe tërshërë dhe 1 500 kilogramë luledielli, do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare shtesë. Siç njofton Agjencia e Pagesave, shuma e mbështetjes shtesë financiare është 5760 denarë për hektar. “Të gjithë fermerët që i plotësojnë…

Lexo më Shumë

Çmimet e artikujve ushqimor kanë arritur majat. Këtë javë vërehet rritje edhe e çmimeve të preparateve higjienike dhe detergjenteve. Qytetarët nëpër markete vijnë e shikojnë rreth e rrotull, por blejnë vetëm gjërat më së të nevojshme. Kjo familje posa doli nga marketi tregoi se me paratë që kishin, blenë vetëm gjysmën e produkteve, në krahasim me më parë. Mbushja e karrocës së vogël u kushtoi thuajse dyfish. “Kjo ka kushtuar 3,330 denarë, vetëm këto që po i shihni. Sa është dallimi, sa keni paguar më tepër? Pak shtrenjtë është, më shtrenjtë se përpara, bile kjo shportë ka mund të jetë…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë do të bëjë partia pas iniciativës së dështuar për mbajtjen e referendumit kundër Marrëveshjes për Bullgarinë, tha se VMRO-DPMNE do të vazhdojë me rrëzimin e kësaj qeverie deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. . Në lidhje me atë nëse partia opozitare do ta mbështesë nismën e të majtës, ai tha se “mund të luajmë lojën e dorëzimit të iniciativave deri në pafundësi”, por se është krijuar një precedent me iniciativën e VMRO-DPMNE-së, për të cilën kryetari i Kuvendit do të përgjigje një ditë. – Por,…

Lexo më Shumë

Peshk të freskët dhe të ngrirë, oktapod dhe fruta deti për 20 mijë e 500 euro për Qeverinë edhe pse thellohet kriza ekonomike. Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i Qeverisë ka nënshkruar tre marrëveshje me një kompani nga Shkupi nga e cila do të furnizohet. Marrëveshja e parë është në vlerë prej 787 500 denarë ose më shumë se 12 800 euro. Për këtë shumë, kompania kontraktuese obligohet që ta furnizojë Qeverinë vetëm për peshk të freskët. Marrëveshja e dytë mban vlerën prej 262 500 denarë ose 4 268 euro. Për këtë shumë Qeveria do të furnizohet…

Lexo më Shumë

Shkon drejt përmbylljes java e tretë e vitit të ri shkollor, e nxënësit ende kanë mungesë të teksteve shkollore, ndërsa ato libra që i posedojnë, janë thuajse tërësisht të shkatërruara. Me këtë problematikë po përballen thuajse të gjitha shkollat. Akoma duhet që ne shqiptarët librat për femijët tanë t’i kompensojmë me fotokopje! E të mos flasim për përmbajtjet sakndaloze të tyre! Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe sivjet përsëritën refrenin se tashmë është përmbyllur procedura për furnizimin publik për pajisje me libra të shkollave fillore dhe të mesme, autorësinë e të cilave e ka kjo ministri dhe se në…

Lexo më Shumë

Dje (20-shtator) në ora 16:30 në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 29 vjeçarin V.R. nga Kamjani i Tetovës, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka penguar në kryerjen e veprimeve zyrtare. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Para pak çastesh ka ndodhur një rrahje ne Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë, mëson Alsat. Sipas informatave të para jozyrtare është sulmuar një profesor nga dy student të Kumanovës, arsyet e sulmit ende nuk dihen. Ndërkohë që në vendngjarje ka intervenuar dhe policia e cila ka arrestuar dhunuesit dhe po punon në zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Nga mesnata dizeli do të lirohet për dy denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për dy denarë e gjysmë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energji. Çmimet e benzinës dhe të naftës mbeten të njëjta. Sipas vendimit të fundit, dizeli do të shitet me çmim prej 90 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 86 denarë për litër. Çmimi i Eurosuper BS-95 mbetet 84,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 87 denarë për litër, kurse mazuti për 50,391 denarë për kilogram.

Lexo më Shumë