Author: Hamdi Kumanova

Mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole janë matur temperatura më të ulëta prej -1 gradë. Vijojnë Berova me 0 gradë, 1 në Hanet e Mavrovës dhe Kriva Pallankë, 2 Krushevë, 3 në Shtip, Manastir dhe Pretor, 4 në Ohër, Prilep, Vinicë , Strumicë dhe Dibër, 5 në Demir Kapi, 6 në Tetovë, 8 në Kumanovë, 9 në Shkup-Petrovec dhe Dojran, 10 në Shkup-Zajçev Rid dhe 11 në Gjevgjeli. Sipas DPHM-së, sot moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Gjatë pasdites vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior,…

Lexo më Shumë

Hyrje Hamdi Nuhiju Lufta midis Federatës Ruse dhe Ukrainës ka ngritur çmimet në qiell, ka shkatërruar ekonomitë e qindra shteteve si dhe i ka destabilizuar . Kjo krizë erdhi menjëherë pas pandemisë Kovid 19 për të cilën teoritë e ndryshme të konspiracionit alarmuan për një pandemi artificiale, të rrejshme, e krijuar prej laboratorëve biologjike në Kinë. Britania e madhe përmes një referendumi për dalje prej Bashkimit Evropian të organizuar me 23 qershor të vitit 2016 në të cilën votuan 46.501.241 banor të këtij territori, ku 51.9 % ose 17.410.742 vota ishin për dalje[1] prej Bashkimit Evropian, ndërsa 48.1 % ose…

Lexo më Shumë

Komunat, ndërmarrjet publike dhe ministritë i detyrohen EVN-së me 35 milionë euro për rrymë të papaguar, shkruan SDK transmeton Portalb.mk. Mirëpo, 35 milionë nuk është shuma totale për rrymë të papaguar nga institucionet tona, për shkak se shumë nga këto institucione janë në tregun e lirë dhe kanë marrëveshje me furnizues tjerë, gjë që e bën borxhin për rrymë shumë më të madh se kaq. Sipas të dhënave që disponon SDK, komunat kanë rreth 17 milionë euro borxh, ndërmarrjet publike rreth 8 milionë dhe ministritë rreth 10 milionë euro. Sipas Komisionit Rregullativ për Energjetikë, në muajin shkurt ky borxh ishte…

Lexo më Shumë

“Reuma, dhimja në kyçe, ënjtja, banjat, rrudhat dhe celuliti, largohen më lehtë e më shpejt në VFV Clinic” Zhvillimi i teknologjisë, paisjeve dhe aparaturës së ndryshme, ka bërë që edhe sëmundje të ndryshme të menjanohen dhe shërohen më lehtë e më shpejtë. Për këtë nevoiten paisje dhe aparate bashkëkohore, të cilat i gjen tek Ordinanca  VFV Clinic. Largimi i dhimbjeve reumatike dhe dhimbjet e kyçeve, përmes Shock Wave terapisë, zëvendëson përdorimin e injeksioneve dhe terapive tjera konvencionale, duke menjanuar në disa raste edhe intervenimet kirurgjike. Tekar është aparatura e preferuar e Usain Bolt dhe e preferuar…

Lexo më Shumë

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka reaguar duke thënë se Qeveria dhe Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) duhet së bashku të gjejnë zgjidhje të pranueshme për tejkalimin ose zbutjen e krizës energjetike në shkolla. “Mësimdhënia nga distanca nuk është opsion i pranueshëm për më të prekurit: nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit”, thekson SASHK. Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, dje theksoi se mësimi me prezencë fizike është në interes të nxënësve dhe shtoi se nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të tij. Qeveria, siç tha ai, është në komunikim me të gjitha palët e interesuara përmes Ministrisë…

Lexo më Shumë

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterineri në Maqedoninë e Veriut ka urdhëruar tërheqjen e produkteve të mishit të përpunuar nga kompania Wudy, përcjell TV21. Nga Agjencia thonë se në produkte është konstatuar prania e bakterit Listeria monocytogenes. “Bazuar në njoftimin e marrë për një produkt të pasigurt të vendosur në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, salsiçe hotdog nga marka Wudy, ku në një vend anëtar të BE-së, është konstatuar prania e bakterit Listeria monocytogenes ST 155, me pikë kontakti nga (RASSF) i Bashkimit Evropian, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) urdhëroi urgjentisht tërheqjen e serive të pasugurta të…

Lexo më Shumë

Opinioni në këto ditë është dëshmitar i akuzave të ndërsjella në VMRO-DPMNE për krim dhe për tenderin 136 milionë euro në Qytetin e Shkupit, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Nga atje thonë se derisa po vazhdon grindja në relacionin VMRO-DPMNE-Arsovska për para dhe tender, në vetë partinë opozitare po ndodhin përçarje dhe përplasje të brendshme. Nga LSDM shtojnë se ata vetë bëjnë deklarata të ndryshme nga Mickoski për ndryshimin e Kushtetutës dhe kundër referendumit. Ata vetë thonë se Mickoski ka qenë i tretur dhe duhet të japë dorëheqjen. “VMRO-DPMNE ka një numër të madh problemesh që duhet ti zgjedhin, por…

Lexo më Shumë

Shteti i Maqedonisë së Veriut shpenzoi pak më shumë se një miliard euro (1,09 miliardë euro) në gjashtë muajt e parë të vitit për blerjen e qymyrit, derivateve të naftës, gazit dhe energjisë elektrike. Vitin e kaluar për këtë kemi shpenzuar 392 milionë euro ose 2.8 herë më shumë, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave. Importi i qymyrit po rritet më së shumti, ndërsa çdo vit është më i ulët në rastin e energjisë elektrike. Megjithatë, tronditja e rritjes së çmimeve është e rëndësishme për të gjithë dhe ka krijuar presion në tregun valutor në gjysmën…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, realizoi takim me Gabriel Eskobar, zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, me ç’rast janë përqëndruar edhe në dialogun strategjik. Siç kumtoi MPJ-ja, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë që Dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë po jep rezultate fillestare në formën e granteve amerikane që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, kulturën dhe mbrojtjen. Ky zhvillim i bashkëpunimit është një tjetër…

Lexo më Shumë

Me datë 21.09.2022 në ora 19:30, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë arrestuar 41-vjeçaren E.P. nga Kumanova, përcjell TV21. Ajo është kapur në flagrancë duke marrë para nga arka në një market në rrugën “AVNOJ” në Kumanovë. Paratë e marra u gjetën dhe iu kthyen pronarit ndërsa E.P. u arrestua dhe po mbahet në stacion të Policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Një nxënës nga Llërca e Tetovës e ka sulmuar një nxënës tjetër me thikë, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë. Si pasojë e sulmit, nxënësi ka marrë lëndime në dorë, policia thotë se po punon në zbardhjen e rastit, njofton Portalb.mk. “Dje, në Stacionin Policor të Tetovës janë ftuar një i mitur nga Llërca e Tetovës, i cili në ora 14:30 është paraqitur nga një i mitur nga Tetova se rreth orës 11:300 në Shkollën e Mesme të Tetovës, në të cilën kanë mësuar të dy, fizikisht e ka sulmuar”, thonë nga MPB për Portalb.mk. Gjatë sulmit, sipas paraqitjes ai…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe Ministër për Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, sot ka pritur në takim Matthew Lawson, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fillimisht, Grubi i dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e ri si dhe shprehu ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeta e II-ë. Në takim u konfirmua miqësia mes dy vendeve si dhe vazhdimësia e bashkëpunimit në sferën ekonomike, në mbrojtje si vende partnere të NATO-s, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe në proceset reformuese. Ambasadori Lawson…

Lexo më Shumë