Rritja e pagave në sektorin publik në periudhën e ardhshme do të varet nga metodologjia e re për rritjen e pagave, rezultateve në vendin e punës, marrëveshjeve kolektive që pritet të nënshkruhen deri në fund të këtij viti, si dhe nga rritja e harxhimeve të jetesës dhe rritja e pagës mesatare. Ekzekutivi ka paralajmëruar se gjatë rritjes së ardhshme të pagave në sektorin publik, do të merret parasysh edhe rritja e produktivitetit së bashku me rritjen e cilësisë së shërbimeve që ofron administrata për sektorin privat, që edhe i siguron mjetet financiare për pagat e tyre. Nga Ministria e Punës…
Author: Hamdi Kumanova
Përgjatë kësaj fundjave pritet rritje e temperaturave ditore, por kjo nuk do të zgjasë shumë, pasi nga e marta pritet ndërrimi i motit me reshje të rrëmbyeshme dhe vende-vende bubullima, transmeton Portalb.mk. Mëngjesin e sotëm në orën 03:03 të mëngjesit, filloi zyrtarisht vjeshta në hemisferën veriore të Tokës, ndërsa pranvera mbërriti në hemisferën jugore. Vjeshta do të zgjasë deri më 21 dhjetor, kurse dimri do të fillojë në orën 12:07. Dita e parë e kësaj stine të vitit ka nisur me mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës në vend paralajmërohet mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje lokale shiu dhe erë…
Vijon trendi i rritjes së shitblerjeve të apartamenteve në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive tregojnë se interesimi për blerje banesash nuk po zbehet. Në raportin e fundit tremujor të publikuar nga kjo Agjenci, shihet se në tre muajt e parë të vitit 2022 janë bërë më shumë kontrata për shitblerje të patundshmërive në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell INA. Konkretisht, në tremujorin e parë të vitit 2022 në bazën e të dhënave të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirave janë regjistruar 8012 transaksione, prej të cilave 5919 janë shitje të…
Në një shtëpi në Shkup është gjetur i vdekur një shtetasi të Gjermanisë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme. “Në SPB-Shkup, mbrëmë në ora 20:37 minuta është denoncuar se në një shtëpi në rrugën “Klenoec” është gjetur i vdekur 57 vjeçari O.D. nga Gjermania, me vendqëndrim në Shkup. Vdekje pa shenja dhune ka kone konstatuar ekipi i mjekëve të ndihmës së shpejtë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga MPB-ja. /Alsat.mk
Presidenti Stevo Pendarovski, dje foli në debatin publik me temë: “Gjuha diskriminuese në mediat digjitale: gjendja aktuale dhe sfidat”, organizuar nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike, transmeton Portalb.mk. Në fjalimin e tij, ai tha se bashkëpunimi dhe veprimet e përbashkëta të të gjithë aktorëve në shoqëri, janë kyçe në luftën kundër përmbajtjeve diskriminuese në internet-hapësirën, por edhe në përgjithësi në diskursin publik. “Parandalimi i këtij fenomeni, i cili seriozisht i prish themelet bazike të çdo shoqërie që synon inkluzionin, domosdoshmërisht duhet të jetë prioritet kombëtar. Komunikimi nuk guxon të jetë,…
Në Bruksel vazhdon mbledhja sqaruese për Kapitullin 24, Drejtësi, Liri dhe Siguri, në të cilën Komisioni Evropian do ta prezantojë korpusin e ri të BE-së acquis të miratuar në periudhën pas vitit 2018-2019. Ndërsa në Bruksel deri më 27 shtator do të zhvillohen takimet në kuadër të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut. Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut, i njohur si “screening” ka të bëjë me plotësimin e standardeve dhe të kërkesave që duhet të përmbushë Maqedonia e Veriut që të bëhet anëtare e BE-së. Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit…
MPB ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 35-vjeçari nga Shkupi, i cili duke përfituar nga ngjashmëria me shokun e tij, të njëjtit i ka marrë letërnjoftimin dhe ka tërhequr 50 mijë denarë nga llogaria bankare. “Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër M.D.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”. I akuzuari i ka mbajtur pa autorizim një letërnjoftim të shokut të tij dhe duke përfituar nga ngjashmëria fizike me të dhe duke u përfaqësuar në emër të tij, nga llogaria e tij e transaksionit…
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 704 teste dhe janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19: • Shkup – 39 • Veles – 4 • Kumanovë, Manastir, Prilep, Tetovë, Kavadar dhe Negotinë – nga 2 • Radovish dhe Shtip – nga 1 Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (57), janë regjistruar 12 riinfeksione. Janë regjistruar 90 pacientë të shëruar nga: • Shkup – 54 • Prilep – 10 • Manastir – 7 • Kavadar – 5 • Veles – 3 • Ohër, Koçan, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë – nga 2 • Negotinë, Resnje dhe Krushevë – nga…
Qyteti i Shkupit sot filloi punimet për rikonstruimin e rrugës “Teodosij Gologanov” pranë Klubit të deputetëve. Sipas paralajmërimeve të kryetares Danela Arsovska, punimet ndërtimore do të zgjasin 5 muaj, ndërsa do të punohet në pjesën nga rrethrrotullimi afër Kishës Katolike, deri në kryqëzimin me bulevardin “Kliment Ohridski”, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk. “Rikonstruimi përfshin punime ndërtimore në rrugën prej 5350 metrash katrorë, shtegun për biçikleta dhe trotuaret 4500 metra katrorë, bordurë të rinj, kanalizim fekal të ri F600, ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe ndriçimin e ri rrugor me llamba LED. Rikonstruimi kushton 43 milionë denarë, ndërsa punimet ndërtimore…
Në takimin e ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançeski dhe ministres sllovene për digjitalizim, Emilia Stojmenova-Duh, me origjinë maqedonase, u theksua nevoja për interoperabilitetit dhe lidhje më të madhe digjitale të institucioneve, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, transmeton Portalb.mk. Stojmenova-Duh e përcolli përvojën e Sllovenisë në këtë fushë, duke theksuar se Qendra e Informatikës në Gjykatën Supreme ka një rol të madh në zbatimin e të gjithë procesit. Siç informuan nga Këshilli Gjyqësor gjatë kësaj jave, në proces e sipër është përgatitja e një AKMIS-i të ri, si pjesë e procesit të digjitalizimit të sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut me qëllim…
Prodhimi i qumështit kërkon shumë mund dhe shumë shpenzime. Por askush nuk dëshiron të dëgjoj për hallet e blegtorëve. Për të ruajtur lopë dhe më pas për të prodhuar qumështin kërkon shumë angazhim, ndërsa vlerësimi është tejet i ulët. Qumështi nga blegtorët blihet për 29 denarë, ndërsa nëpër dyqane më pas shitet deri në 95 denarë. Blegtorët thonë se po punojnë me humbje dhe shumë borxhe dhe shumica e tyre po heqin dorë nga prodhimi. “Nevojitet një ditë tepër e lodhshme pune, e cila fillon nga ora pesë e mëngjesit për tu kujdesur për lopët, të cilat më pastaj, nxirren…
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skënder Gjinushi me bashkëpunëtorët e tij, sot qëndruan për vizitë pune në Universitetin e Tetovës. Ata u pritën nga Rektori Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe drejtues të tjerë të Universitetit. Në këtë takim Universiteti i Tetovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skënder Gjinushi tha se ndjehet i kënaqur që është ftuar nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti për të lidhur një marrëveshje të përbashkët. “Sigurisht, ky është një hap për vazhdimin e bashkëpunimit…

