Ministri i Financave, Fatmir Besimi, u bën thirrje të gjithëve të kursejnë, edhe pse institucionet publike dhe komunat vazhdojnë të shpenzojnë para për kosto joproduktive. Ai thotë se nuk do të jetë e lehtë të kalohet ky dimër, sepse Maqedonia si ekonomi e hapur, nuk është e izoluar nga ngjarjet e tregjeve botërore. “Tronditja që është në nivel botëror nuk mund të mbulohet vetëm me buxhet. Secili do të duhet të kontribuojë në mënyrën e vet për të kursyer energjinë elektrike, dhe me mënyra të tjera për të shoqëruar konsumin e energjisë dhe për t’iu përshtatur këtyre mundësive të reja…
Author: Hamdi Kumanova
Debati në Komisionin parlamentar të mbrojtjes dhe sigurisë për gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës sipas paralajmërimeve duhet të vazhdojë edhe sot. Do të jetë dita e tretë e diskutimeve në komisionin amë dhe pas përfundimit të tij, në seancë plenare do të mund të votohet për vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë fushë edhe për gjysmë viti.
Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë të drejtë ekskluzive për të siguruar shërbime postare të rezervuara deri më 31 dhjetor të vitit 2023, parashikon Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbimet postare, që me procedurë të shkurtuar, sot mori mbështetje nga komisioni amë kuvendor. Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji pa diskutim e ka përcjellë Projektligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend, pasi zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi ka raportuar se nuk janë paraqitur amendamente për ndryshimet e propozuara ligjore. Me Propozimin shtohet nen i ri 41a, me të cilin operatorit kombëtar…
“KËSHILLA IME PËR ANGEL DIMITROVIN ËSHTË TË FLASË MË PAK NË PUBLIK” Skriningu që zhvillohet në mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut do të tregojë incizim rentgen të gjithë sektorëve jetikë në vend, por nuk do të vlerësohet vetëm ajo që është shkruar në letër, por edhe fakti sa zbatohen këto ligje, ka deklaruar Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për TV Klan Maqedoni. Derisa zgjat ky proces, deri në realizimin e ndryshimeve kushtetuese, kusht i vendosur nga Bullgaria fqinje, ai shpreson se nuk do të ketë provokime të reja nga Sofja, sepse është bërë e qartë se kërkesat nebuloze…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot me kompaninë Aplak-eko nga Shkupi nënshkroi kontratën për menaxhimin e mbetjeve nga paketimet në territorin e Komunës së Gostivarit. Me kontratën parashihet mbajtja e ligjëratave dhe trajnimeve të ndryshme nëpër shkolla fillore për ngritjen e vetëdijes për selektimin dhe klasifikimin e mbetjeve nga paketimit, investime në infrasturkturën ekologjike (kryesisht në vendosjen e kontejnerëve për selektimin e mbetjeve të paketimit) dhe krijimin e pikave të grumbullimit për mbledhje të selektuar të mbeturinave të paketimit..
Dy meshkuj janë lënduar sot në mëngjes rreth orës 5 e 10 minuta kur me veturën kanë dalë nga rruga lokale Tetovë – Trebosh, informojnë nga policia. “Sot (23 shtator) rreth orës 5 e 10 minuta në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale Tetovë – Trebosh, në afërsi të Mbikalimit të Treboshit, një veturë ‘opell korsa’ me targa të Tetovës, e drejtuar nga E.L. (41) nga Tearca e Tetovës, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari F.H. (29) nga Gllogja e Tetovës lëndime në trup, të konstatuara në Spitalin Klinik…
Pjestarë e policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje rreth orës 13:30, kanë privuar nga liria 48-vjeçarin F.T. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, për shkak të dyshimit se më datë 20 të këtij muaji rreth orës 20:00 në shtëpinë e tij familjare është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 20-vjeçare. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.
Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është rritur numri dhe lëshimi i dokumenteve për udhëtim dhe ato të lëtërnjoftimit për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit. Sipas tyre janë dhënë 15.978 dokumente udhëtimi për qytetarët tanë në vendet e huaja dhe është rritur numri i kërkesave për dhënien e dokumenteve personale në vitin 2022 në krahasim me vitet e kaluara-vetëm gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të këtij viti janë parashtruar 91.138 kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve dhe 148.115 kërkesa për dhënien e dokuementeve të udhëtimit. Më se evident është dallimi i madh nga…
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk ka pasur kontakte me kryetarin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Slavevski dhe liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin. Ajo theksoi se nuk mendon se komunikimi i tyre është kyç për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve. Ajo theksoi se e ka ndjekur Hristijan Mickoskin, në emisionin Click Plus në TV21 para një jave, duke shtuar se Mickoski i njihte shumë mirë shumat për tenderin e Ujësjellësit dhe Bankës Evropiane për Investime në vlerë mbi 130 milionë euro, të cilat…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria 28 vjeçarin A.N. nga Odri i Tetovës pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës. “Mbrëmë (23-shtator), gjysmë ore pas mesnate, në Tearcë të Tetovës, pjesëtarët e policisë e SPB Tetovë kanë privuar nga liria 28-vjeçarin A.N. nga Odri i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer është gjetur kokainë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk
Sektori për punë të Brendshme Tetovë njofton se mbrëmë (23-shtator) rreth orës 21:00 në dy objekte në Forinë të Gostivarit dhe në fshatin fqinj Çegran, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, DPB Gostivar kanë ndaluar personat me iniciale: Sh.T.(54), Z.Ç.(61), F.T.(47), M.O.(46), A.R.(37), S.Ç.(42) dhe F. X (53), të gjithë nga Republika e Shqipërisë, të cilët po qëndronin në zonë të padeklaruar. Shtatë shtetasit shqiptarë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.
Në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme u mbajt konferenca e 17-të vjetore ndërkombëtare, e bashkëorganizuar nga Kolegji Amerikan i Shkupit dhe UNHCR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me temën PRIORITETET E RIDEFINUARA: REALITETET E REJA PAS KRIZËS UKRAINASE (PRIORITIES REDEFINED: NEW REALITIES AFTER THE UKRAINIAN CRISIS). Në këtë konferencë mori pjesë dhe mbajti fjalim në njërin nga sesionet e saj edhe dr. Ylber Sela, në cilësinë e studiuesit dhe të bashkautorit të një punimi hulumtues, të përgatitur në bashkëpunim me dr. Marina Andevën nga Universiteti Kolegji Amerikan i Shkupit, me titullin e punës “Gjuhët dhe identitetet në…

