Author: Hamdi Kumanova

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës u bën thirrje Qeverisë dhe Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale që bashkërisht të gjejnë zgjidhje të pranueshme për tejkalimin dhe zbutjen e krizës energjetike nëpër shkolla. Kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov për TV21 tha se këto dy institucione duhet të kenë qasje serioze ndaj këtij problemi, pasi, siç shton, në qoftë se mësimi mbahet në mënyrë online, atëherë do të rriten shpenzimet personale të mësimdhënësve. “Sipas mendimit tim, të gjitha propozimet janë të mirëseardhura, por nuk guxojmë të harrojmë, në vend të parë cilësinë e mësimit, e në vend të dytë…

Lexo më Shumë

Pas kronikës së Alsat, se Qeveria vazhdon luksin duke nënshkruar marrëveshje për ‘tu furnizuar me peshk të freskët, oktapod dhe fruta deti, kanë reaguar partitë opozitare. Gordana Dimitrievska Koçoska nga VMRO-DPMNE këtë veprim të Qeverisë kur qytetarët ndodhen në krize ekonomike dhe energjetike e quan si “lajthitje”. “Pse ‘lajthitje’, sepse në kushte të një krize të këtillë energjetike dhe ekonomike, kur më shumë se 500 mijë qytetarët jetojnë në prag të varfërisë, ata bëjnë furnizim të këtillë publik. Të ishte për ujë do të thoshim se është e nevojshme për Qeverinë. Flasim për fruta deti dhe oktapod. Është për të…

Lexo më Shumë

Xhaferi ka urdhëruar që të sigurohet nëse hakerët synojnë sistemin parlamentar të IT-së Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në seancën e sotme të Kuvendit ka njoftuar se nesër dhe të hënën do të bëhet kontroll teknik i infrastrukturës së IT-së së Kuvendit, duke pasur parasysh trendin e sulmeve të mundshme kibernetike. Ai tha se ekspertët parandalues ​​do të kontrollojnë sistemin e IT-së. Do të kontrollohet nëse uebfaqja e Kuvendit të Maqedonisë dhe i gjithë sistemi informativ në Kuvend janë cak i sulmeve të hakerëve dhe nëse arkivi dhe të dhënat konfidenciale mbrohen mjaftueshëm nga mysafirët e padëshiruar, do të duhet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë një ligjërate në Universitetin Kolumbia në një diskutim me studentët iu përgjigj pyetjes për investimet në energjetikë “Kemi filluar projekte strategjike në shtet për ndërtimin e fotovoltaikëve. Kapaciteti bazë që na nevojitet në vend është 1.5 gigavat energji bazë, në këtë moment na mungojnë 30%, pra 500 gigavat. Ne duam ta mbushim atë hapësirë me fotovoltaikë dhe turbina me erë, ne bëjmë marrëveshje strategjike vetëm me kompani gjermane, amerikane dhe franceze dhe ato shkojnë direkt në Kuvend për shkak të orientimit strategjik të shtetit. Por këto burime që ju përmenda nuk do të sigurojnë energjinë bazë,…

Lexo më Shumë

NUK KA INDIKACIONE PËR PËRKEQËSIM TË SITUATËS Numri nje i policies Oliver Spasovski siguron se situata e sigurisë në vend është stabile. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur do të nënshkruhet kontrata me FRONTEX, ai u përgjigj se pret që kjo të ndodhë muajin e ardhshëm. Për momentin nuk kemi indikacione për përkeqësim të sigurisë në vend, kështu u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Sipas tij, siguria është një sfidë serioze për shkak të zhvillimeve me invazionin e Rusisë ndaj Ukrainësm por shërbimet e sigurisë në vend punojnë me kapacitet të plotë në drejtim të…

Lexo më Shumë

Në zonën e SPB Tetovë, sot (22-shtator) nga ora 06.00 deri në ora 10.00 është kryer kontroll aksion, ku janë përfshirë automjetet që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe taksi furgona. Gjatë kontrollit është zbuluar vetëm një automjet (TE) me defekt teknik, i cili kishte frena me defekt. Gjithashtu, janë sanksionuar edhe dy automjete (TE-1 dhe GV-1), të cilat nuk posedonin dokumentet e nevojshme për këtë lloj transporti. Veturat me defekte teknike janë përjashtuar nga qarkullimi dhe janë përgatitur parashtresat e parashikuara me ligj. Në kontrollin e sotëm janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 8 lloje të tjera të…

Lexo më Shumë

Në suaza të Samitit Digjital, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, ishte folës në panelin e diskutimit bashkë me kolegët e tij ministrat e rajonit. Pjesëmarrësit kishin mundësi për të biseduar dhe për të shkëmbyer ide, përvoja dhe plane të ardhshme lidhur me transformimin digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Theksi u vendos tek mundësitë mbi ndërtimin dhe zhvillimin e infrastrukturës teknologjike bashkëkohore më të sofistikuar, e cila do të sjellë përfitime në transformimin e administratës dhe në procedurat e saj. Ministri Aliti, iu referua angazhimeve tona, në aspekt të digjitalizmit, të rezultateve të deritanishme,…

Lexo më Shumë

Dje (21- shtator) në Stacionin Policor të Tetovës është thirrur një i mitur nga Llërca e Tetovës, i cili në ora 14:30 po ashtu nga një i mitur nga Tetova është raportuar se rreth orës 11:30 në shkollën e mesme të Tetovës, ku të dy kanë mësuar, e ka sulmuar fizikisht. Në sulm, sipas raportit, ai ka përdorur një mjet të mprehtë me të cilin e ka lënduar shuke i shkaktuar preje të miturit. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.Ts

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. dr. Izet Zeqiri sot priti në takim pune delegacionin e prirë nga kryetari i Akademisë së Shkencës të Shqipërisë, Akademik Skënder Gjinushi. Rektori Zeqiri njoftoi për së afërmi kryetarin e Akademisë së Shkencës të Shqipërisë Akademik Skënder Gjinushi për zhvillimin e UNT-së si dhe falënderoi për pasurimin e bibliotekës Universitare në donacion afër 700 botime shkencore duke dhuruar plaketë ‘Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e dhënë në thellimin e raporteve dhe bashkëpunimit midis Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në fushat dhe shkencat e interesit…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvend adresoi kritika ndaj opozitës për moskontruktivitet gjatë kohës së krizës ekonomike dhe energjetike. Bytyqi si shembull e përmendi opozitën në Greqi, e cila është solidarizuar me qytetarët dhe po vepron në mënyrë konstruktive bashkë me pushtetin për të tejkaluar krizën. “Si është e mundur që nga EMV-ja, kompani të cilën e keni lënë në suficit, ta sjellim këtu ku e kemi prurë, si është e mundur që kompania nxjerrjen e qymyrit e ka pasur të garantuar për 1,5 vjet, ndërsa nuk ka bërë asgjë për…

Lexo më Shumë

Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB-së ka ngritur padi penale ndaj 35 vjeçarit M.D. nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i të dhënave personale”. I denoncuari pa-autorizim ka mbajtur letërnjoftimin e mikut të tij dhe duke përfituar nga ngjashmëria me te dhe duke u prezantuar në emër të tij, në sportel të një banke në Komunën e Butelit, nga llogaria e tij ka nxjerr 50 mijë denarë. Policia punon në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Profesori i Universitetit “Xhons Hopkins” në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Eduard Xhozef, vlerëson se nisma “Ballkan i Hapur” është ide e keqe e cila është bërë për të rritur fuqinë politike të Serbisë, shkruan TV21. Sipas tij, mënyrën se si është dizajnuar “Open Ballkan” i jep Serbisë rritje të lirë ekonomike dhe rritje të ndikimit politik në rajon, gjë që shpie në jo stabilitet. “Pikëpamja ime për “Open Ballkan” është shumë e qartë. Është ide e mirë për vendet e rajonit të tregtojnë, por është ide e keqe për ta bërë këtë gjë në një regjim të…

Lexo më Shumë