Në suaza të Samitit Digjital, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, ishte folës në panelin e diskutimit bashkë me kolegët e tij ministrat e rajonit.
Pjesëmarrësit kishin mundësi për të biseduar dhe për të shkëmbyer ide, përvoja dhe plane të ardhshme lidhur me transformimin digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Theksi u vendos tek mundësitë mbi ndërtimin dhe zhvillimin e infrastrukturës teknologjike bashkëkohore më të sofistikuar, e cila do të sjellë përfitime në transformimin e administratës dhe në procedurat e saj.
Ministri Aliti, iu referua angazhimeve tona, në aspekt të digjitalizmit, të rezultateve të deritanishme, si dhe të aktiviteteve të ardhshme të planifikuara mbi realizimin e qëllimeve digjitale.
Ky Samit Digjital, i pesti me rradhë i vendeve të Ballkanit Perëndimor, këtë vit po mbahet në Prishtinë nga data 21 deri më datë 22 shtator, me ç’rast janë organizuar një numër i konsiderueshëm i eventeve në interes të zhvillimi të digjitalizimit.



