Këtë fundjavë, një grup prej mbi 30 gazetarësh dhe kameramanësh nga transmetuesi publik, gjegjësisht: MTV1, MTV2 dhe Radioja Maqedonase, morën pjesë në një trajnim treditor për ngritjen e standardeve në raportim dhe punë në betejën kundër dezinformatave, njoftoi SHGM, transmeton Portalb.mk. Siç thanë nga atje, trajnimi është organizuar bashkërisht nga IREX, me mbështetjen e USAID-it, Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, Institutit Maqedonas për Media dhe RTVM-së. Punëtoria mbuloi tema aktuale në fushën e jetës gazetareske, rrëfim të historive, tema për krijimin e një “storyboard” dhe paragraf përmes sekuencave, si të krijohen podcasts, si dhe u trajtua edhe tema…
Author: Hamdi Kumanova
Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp në MPJ ka komentuar pakënaqësitë e fundit në Bashkimin Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Osmani tha se në BDI fjalën e fundit e ka kryetari Ali Ahmeti, i cili sipas tij foli gjatë ditës së djeshme dhe se me këtë ka mbaruar ky debat. “Në BDI është e njohur që ka demokraci të brendshme, ku secili ka të drejtë ta thotë qëndrimin e tij, por fjalën e fundit e ka kryetari Ahmeti, dhe ai e kishte atë fjalë dje, dhe e tha qëndrimin e tij, kështu që pas kësaj, këtu mbarojnë debatet…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se sot më mëngjes policia ka arrestuar një të mitur nga rrethina e Gostivarit i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. “Sot (26-shtator) në ora 09:30, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-DPB Gostivar kanë privuar nga liria të miturin nga një fshat i rrethit të Gostivarit, i cili dje ka qenë i denoncuar nga nëna e tij 38-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare, ai ka sulmuar fizikisht atë dhe motrën e tij dhe i ka kërcënuar me mjet të mprehtë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit,…
Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022 është raportuar zhdukja e një 43-vjeçari i cili ka probleme shëndetësore. “Më 25.09.2022 në orën 08.50 pasdite në Stacionin e Policisë Tetovë Z.F (73) nga Tetova raportoi se nga shtëpia është larguar djali i saj B.F (43) nga Tetova, i cili kishte probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit”, informojnë nga SPB Tetovë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se vetë fakti që në diskursin e përditshëm politik flitet për luftë nukleare, duhet ta alarmojë të gjithë komunitetin ndërkombëtarë, përcjell TV21. Osmani tha se se Maqedonia e Veriut nuk do të njeh rezultatet nga i ashtuquajturi referendum që po realizohet nga Rusia në territoret e okupuara të Ukrainës. “Atë që e theksoj dhe e kam theksuar në Nju Jork, fakti që lufta nukleare ka hyrë në diskursin e përditshëm të politikës, kjo është e rrezikshme në vetvete, pasi vetëm përmendja në këmbimet ditore të qëndrimeve politike në luftë nukleare është tejkalim…
Komisioni për Çështje Evropiane sot do të mbajë seancë në Kuvend. Në rend dite janë Projektligji për procedurën civile, Projektligji për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal dhe Projektligji për Avokatinë. Anëtarët e këtij Komisioni duhet të analizojnë edhe projektligjin për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale për qëllime të parandalimit, hetimit, zbulimit apo ndjekjes së krimeve apo për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Qeveria ende nuk i është përgjigjur nismës së punëdhënësve për të zgjatur masën për subvencionimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore edhe pas datës 31 tetor. Ligji për subvencionimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore në bazë të rritjes së pagave u miratua në nëntor 2019 për të motivuar kompanitë që të rrisin pagat. Sipas statistikave, paga mesatare nga nëntori 2019 deri në korrik 2022 është rritur me 23%, dhe për të njëjtën periudhë, paga minimale është rritur me 24%. Nga Organizata e Punëdhënësve thonë se subvencionet variojnë mesatarisht nga 10 deri në 15% të kontributeve të llogaritura ose rreth 5% të…
Edhe Zoja e Shkodrës, edhe Zoja e Letnicës i bashkon ideja e triumfit të mbijetesës Shqiptare në rrethanat e vështira të kohës kur rreziku i asimilimit ishte kanosje reale për ne. Por populli shqiptar arriti të sfidojë këto reziqe dhe sot mund të flasim për diemensione të reja të ripërtëritjes së botës shqiptare, përmes një networku të fuqishëm të ideve e projekteve kulturore e shkencore. Ky është edhe koncepti i Nënë Terezes, e cila nga periferia barti dashuri dhe bamirësi dhe u bë sinonim i njeriut të vogël me shpirt të madh, që pavarësisht se vjen prej një vendi periferik,…
Vetëm disa muaj nga përmendja e idesë për krijimin e një bashkësie politike evropiane është thirrur takimi i liderëve të vendeve që supozohet se do të jenë pjesë e kësaj bashkësie. Idenë e ka shpalosur së pari presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në muajin maj, e pas tij edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Dallimi është se Michel ka menduar ta emërojë organizatën e re si “Bashkësi Gjeopolitike Evropiane”, ndërsa Macron “Bashkësi Politike Evropiane”. Qëllimi, megjithatë, është i njëjtë: të krijohet një format, ku do të bashkëvepronin të gjitha vendet e kontinentit “që duan të ndajnë vlera dhe…
Çmimet e qumështit dhe produkteve të qumështit po rriten shumë në shitje me pakicë nëpër raftet e super marketeve, ndërsa prodhuesit e drejtpërdrejtë janë në kufijtë e ekzistencës. Qumështi i lopës blihet 24 dhe 25 denarë për litër, dhe shitet nga 70 deri në 95 denarë. Subvencionet e tyre vonohen deri në dy vjet dhe taksa u merret në baza mujore. “Nga data 1 deri në 1 të muajit tjetër shes 2.5 ton qumësht. Taksa ime merret menjëherë, dhe më parë ishte me bazë vjetore. Në fund të vitit e kanë marrë, tash e marrin çdo muaj dhe ne nuk…
Gjashtëqind mijë amvisëri dhe shtatëdhjetë mijë kompani që janë në tregun rregullator në vend furnizohen me energji elektrike të subvencionuar. “Nëse Qeveria nuk subvencionon 80 përqind të çmimit të energjisë elektrike, faturat e qytetarëve do të ishin pesë herë më të larta”, theksoi sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai informoi se Qeveria është duke zhvilluar negociata intensive me vendet fqinje dhe vendet tjera për të siguruar energji elektrike me çmim të favorshëm për ekonominë dhe konsumatorët e mëdhenj. Në vend termocentralet shtetërore po punojnë me kapacitet të plotë. “Kemi zhvilluar takime me të gjitha vendet fqinje për të mundësuar qarkullimin e…
Përfitimi më i madh i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është siguria që sot ndjejnë qytetarët tanë, duke e ditur se janë pjesë e një familjeje të madhe që kujdeset për sigurinë e përbashkët kolektive, theksoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në Ohër. Në ligjëratën me temën “Sfidat aktuale të sigurisë dhe perspektivat nga anëtarësimi në NATO gjatë luftës në Ukrainë”, ajo iu referua përfitimeve të Maqedonisë së Veriut nga anëtarësimi në NATO, si dhe kërcënimeve hibride dhe kibernetike, duke përfshirë dezinformimin si kërcënim për sigurinë. “Çdo pëllëmbë e vendit tonë është nën mbrojtjen e mbrojtjes kolektive dhe…

