Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria kërkon paraburgim për 44-vjeçari nga Shkupi i cili dyshohet se ka vrarë fëmijën e tij tre muajsh, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, që dënohet sipas nenit 123, paragrafi 2 i Kodit Penal. “Natën mes datës 25 dhe 26 shtator, derisa i dyshuari ndodhej në shtëpi me katër fëmijë të mitur, mes tyre edhe djalin tre muajsh, ka filluar ta godasë fëmijën me duar dhe këmbë në kokë dhe në trup. Në këtë mënyrë ai i ka shkaktuar lëndime të shumta që kanë shkaktuar gjakderdhje në hapësirën e kafkës, si rezultat i…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 108 gjoba, prej të cilave: 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për mosdhënien e përparësisë gjatë kalimit, 5 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorim të telefonit, 3 për makina të paregjistruara, 9 për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për vozitje në gjendje të dehur dhe 6 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë.

Lexo më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për 44-vjeçari nga Shkupi i cili dyshohet se ka vrarë fëmijën e tij tre muajsh. “Natën mes datës 25 dhe 26 shtator, derisa i dyshuari ndodhej në shtëpi me katër fëmijë të mitur, mes tyre edhe djalin tre muajsh, ka filluar ta godasë fëmijën me duar dhe këmbë në kokë dhe në trup. Në këtë mënyrë ai i ka shkaktuar lëndime të shumta që kanë shkaktuar gjakderdhje në hapësirën e kafkës, si rezultat i të cilave ka ndërruar jetë foshnja tre muajshe”, thonë nga Prokuroria.

Lexo më Shumë

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini për TV21 sqaroi deklaratën e tij për ngrohje me dru të qytetarëve, përcjell Nistori. “Së pari duhet të sqaroj që ndoshta kam gabuar në shqiptim, nuk kam thënë që të mos ngrohemi me dru, unë kërkova që të mos ngrohemi me lëngje të cilat janë të dëmshme dhe të rrezikshme për qytetarët tanë. Normal që qytetarët ngrohen me rrymë, me dru, me peletë dhe gjëra tjera, por çdo lëndë ka standarde.” – deklaroi Nuredini, ministër i Mjedisit. Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar shprehjen gjuhës së urrejtjes gjatë ditës së djeshme në ndeshjen e futbollit Maqedoni-Bullgari, përcjell TV21. Nga MPJ thonë se pikërisht sporti duhet të jetë shembull për raporte të mira dhe respekt të ndërsjellë. “Ministria e Punëve të Jashtme reagon publikisht dhe e dënon shprehjen e djeshme të gjuhës së urrejtjes, që ka mundur të vërehej gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ngjarjet sportive paraqesin shprehjen më të lartë të parimeve të fer raporteve, respektit të ndërsjellë dhe ndeshjes në frymën sportive. Keqpërdorimi i këtyre ngjarjeve për përhapje…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme të 85-të do ta shqyrtojë Informacionin për masat e ndërmarra të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për përmirësimin e gjendjes me nivelin e ujit në akumulimin “Liqeni i Tikveshit”. Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, anëtarët e Qeverisë do të informohen për aktivitetet fillestare në lidhje me Planin nacional për menaxhim të cilësisë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2023-2025.

Lexo më Shumë

Shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës, deklaroi sot zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska për AIM. “Ato janë punë të brendshme partiake, deklaroi dje kryetari i partisë, unë nuk do ta komentoja. Shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe në procesin e skriningut i cili tani më është duke vijuar”, thotë Kuzeska, duke e përsëritur qëndrimin e partisë pas informacioneve për ngjarjet në partnerin e tyre të koalicionit BDI. Paraprakisht sot për informacionet lidhur me BDI-në, në konferencë për shtyp u…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 962 të testuarve kanë rezultuar 96 të infektuar, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 96 Riinfektime: 19 Të vdekur: 1 Të vdekur të raportuar në Termini im: 3 Të shëruar: 288 Testime: 962 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 374. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kavadari. Nga fillimi i pandemisë: Të infektuar: 342.615 Të shëruar: 332.710 Të…

Lexo më Shumë

“Më datë 26.09.2022, në ora 02:26, ​​në SPB-Shkup është raportuar se në një pikë karburanti në rrugën “Kemal Sejfulla”, dy persona kanë kërcënuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë nga qarkullimi ditor. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Katër javë para fillimit të sezonit të ngrohjes, ende nuk dihet se kush do ti ngrohë shkupjanet këtë dimër. Përfaqësuesit e “Balkan Energy Grup” – BEG nuk përjashtojnë mundësinë që shkupjanët të mbesin pa ngrohjen e duhur qendrore që fillon më datë 15 tetor. Justifikohen se BEG tani më nuk ka as mundësi e as detyrim ligjor dhe financiar që të sigurojë ngrohje qendrore. Apelon kompetentët që të zgjidhin situatën me përzgjedhjen e kompanisë së re, ndryshe pësojnë banorët e metropolës. “BEG nuk ka të drejtë ligjore për shfrytëzimin e nxehtoreve sepse Marrëveshja për këtë vepritmari është anuluar, ndërsa pronari…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka dorëzuar propozimin për nënshkrimin dhe përfundimin e marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për Fronteksin, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Komisioni Evropian e dorëzoi propozimin për marrëveshje me agjencinë kufitare dhe bregdetare të BE-së, Fronteks, më 23 shtator në Këshill, të ashtuquajturat vendet anëtare të BE-së. Marrëveshja deri më tani është bllokuar për shkak se Bullgaria nuk është pajtuar me përdorimin e termit “gjuhë maqedonase” në tekstin e marrëveshjes. Në kumtesën e KE-së thuhet se propozimi do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të Fronteksit në fqinjësinë më të afërt të BE-së, duke ndihmuar autoritetet…

Lexo më Shumë

Askush nuk mund të garantojë nëse në vend do të ketë mjaftueshëm ushqime bazë gjatë dimrit, shkruan Alsat. I pyetur për këtë çështje, ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski devijon përgjigjen dhe flet vetëm për masat në bujqësi. Pyetje gazetari: Ju jeni përfaqësues i Qeverisë dhe normalisht keni kontakt, komunikime për strategji me ministrinë e Financave, ministrinë e Ekonomisë, me ministritë tjera me resor, a do të kemi ushqim të mjaftueshëm dhe me çmim me të cilin do të mund të furnizohen të gjithë qytetarët, kur e dimë se gjithçka është shtrenjtuar? Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë: A do të kemi…

Lexo më Shumë