Njëzet kontejnerë me 54 tonë uniforma dhe pajisje në vlerë prej 4,2 milionë euro i kanë dhuruar karabinierët italianë për Policinë pyjore të Maqedonisë së Veriut. Pjesën më të madhe të donacionit, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski ia dorëzoi sot ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri, i cili theksoi se kjo është edhe një dëshmi për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë. Nikollovski e falënderoi ambasadorin italiane Silvestri, duke theksuar se një pjesë e pajisjeve është për Policinë pyjore, një pjesë për Armatën me të cilën bashkëpunon. “Mbërritën 14 kamionët e parë nga gjithsej…
Author: Hamdi Kumanova
Qytetarët në këtë fillim të ftohti kanë mbetur mes zjarresh. Xhepi i tyre do të zbrazet pavarësisht se çfarë do të zgjedhin për ngrohje. Drutë kanë arritur në 90 euro për metër, peletat mbi 400 denarë një thes, dhe çmimet e energjisë elektrike janë “qershia mbi tortë”. Kjo bën që, veçanërisht kategoritë më të rrezikuara të shqetësohen fillimisht për mbijetesën, se sa për ndotjen, duke zgjedhur lëndë si gomat, apo mbetjet e mobilieve për tu ngrohur. Këtë e dëshmon cilësia e ajrit. Gjatë fundjavës kur temperaturat ishin më të ulëta, ajri ishte më i ndotur. Ndërsa sot stacionet matëse tregonin…
OPOZITA AKUZA NDAJ QEVERISË PËR KEQMENAXHIM Për të katërtën ditë me radhë ka vazhduar debati në Komisionin parlamentar për Mbrojtje, ku në rend ditë është propozim vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për gjendjen e krizës në territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Deputetë e opozitës kanë vazhduar sërish me akuza ndaj pushtetit, për mënyrën se si po menaxhohet kjo krizë. Deputetja e VMRO – DPMNE-së, Rashella Mizrahi vlerësoi se pushteti është dëshmuar si i pakualifikuar për të zgjidhur krizën, ndërsa ka akuzuar për keqpërdorime. “Nuk do të ketë zgjidhje për krizën energjetike. Do të…
RRITEN ÇMIMET E PRODHIMEVE TË QUMËSHTIT Prodhimet e qumshtit në dyqanet po rriten në mënyrë artificiale, këtë e ka konstatuar Organizata e Konsumatorëve të Maqeonisë. Çmimi i qumështit ka arritur deri në 90 denarë, djathi 400 ndërsa kaçkavalli deri 700 denarë. Ndërsa tregtarët shpeshherë manipulojnë me çmimet ku në rafte vendosin një çmim ndërsa qytetarët në arkë paguajnë çmim më të lartë, raporton Klan M. “Një çmim qëndron tek rafti, ndërsa me çmim tjetër u paguhet në arkë ndërsa këtë qytetarët e shohin në llogaritë fiskale kur të arrijnë në shtëpi. Kohëve të fundit kemi rritje të çmimeve në mënyrë…
VMRO-DPMNE ka akuzuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) se ka shpenzuar gjysmë milionë euro për materiale për mësim. Këto të fundit përkohësisht do të shfrytëzohen nga nxënësit e arsimit fillor që tashmë po zbatojnë konceptin e ri mësimor. Zëdhënësja e kësaj partie, Miteva tha se dikasteri i Arsimit duhet të japë llogari se kush i ka miratuar këto materiale, kush e ka përcaktuar këtë çmim të lart dhe kush përfiton nga botimi i këtyre materialeve. “Janë paguar gjysmë milioni euro për të ashtuquajturat materiale të cilët do të shërbejnë një herë. Mbulohet mos aftësia e Qeverisë për të siguruar…
AGRESIONI RUS ËSHTË RREZIK PËR TË GJITHË, ESHTË E ÇUDITSHME QË 25% E QYTETARËVE E JUSTIFIKOJNË ” Shkelja e parimeve të Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve në botë, të vogla apo të mëdha, është rrezik për të gjithë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sidomos kur armët bërthamore hyjnë në fjalorin e përditshëm, siç bëri Rusia javën e kaluar, pasi filloi mobilizimi I luftës në Ukrainë: “Nuk po flas konkretisht për ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë, këtu dhe në fqinjësi, por shkatërrimi i parimeve të së drejtës ndërkombëtare e vë…
Që prej tre javësh mbi 500 banorë të fshatit Kopanicë të komunës së Jegunocit janë pa ujë të pijshëm, shkruan Alsat. Banorët ankohen se për të siguruar ujë, bëjnë edhe nga dhjetë kilometra deri në afërsi të fshatit Përshevcë. “Dy javë jemi pa ujë. Se di përse e kanë ndalë ujin. Ata kanë problemet e veta ne tonat, ja kështu. Jemi interesuar s`ka përgjigje asgjë. Kanë pasur mbledhje s’ka asnjë përgjigje. Krejt fshati është pa ujë”, tha një banor. “Nuk bisedohet se nuk ka, edhe verës nuk ka mjaftueshëm. Mbushim ujë në Përshevçë atje, çka të bëjmë”, u shpreh një…
Pas mesnate do të ndryshohen çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut. Çmimi i benzinës BS-95 do të lirohet për gjysmë denarë, ndërsa çmimi i BS-98 do të lirohet për një denarë. Çmimi i naftës do të shtrenjtohet për një denarë. Çmimet sipas vendimit të fundit: EUROSUPER BS–95 (84 den/l) EUROSUPER BS–98 (86 den/l) EURODIZEL (91 den/l)
Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se sot (26.09.2022) me rastin e zhvillimi të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nga Liga e Kombeve ndërmjet reprezentacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë, me fillim në ora 20:45 minuta në Arenën “Todor Proeski”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në afërsi të stadiumit, gjatë të cilave trafiku do të zhvillohet nëpër rrugët e afërta. Sektori i Punëve të Brendshme Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët ti respektojnë urdhërat të cilat…
Dje (25 shtator) në ora 12:15 në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr i cili ka shpërthyer në një barakë të improvizuar prej druri për shitjen e produkteve bujqësore në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në pronësi të 57-vjeçarit E.B. nga Reçica e Vogël e Tetovës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është dëmtuar një automjet i parkuar pranë një objekt banimi. Ispektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.Ts
Koordinuesi i “Ballkanit të Hapur” në Qeveri, Marjan Zabërçanec për gazetën beogradase “Politika” paralajmëron se së shpejti do të aktivizohet numri i identifikimit për qytetarët e Maqedonisë së veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, falë të cilit do të mund pa pengesa të punojnë në sektorin privat në cilin do prej këtyre tre vendeve. “Shumë shpejtë do të aktivizohet numri i identifikimit për qytetarët e ‘Ballkanit të Hapur’ (BH ID numri), falë të cilit ata do të mund të punojnë pa pengesa në sektorin privat në cilin do prej këtyre tre vendeve, pa nostrifikim të diplomave, pritje të lejeve të punës dhe…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, shkëlqesinë e tij, Florian Qehaja me të cilin bashkëbiseduan mbi momentumin politik në të cilën ndodhet rajoni, rëndësinë e ruajtjes së orientimit properëndimor të vendeve tona dhe përgjegjësitë e së ardhmes evropiane. Në takim po ashtu u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtë në eliminimin e çdo pengese burokratike në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat tjera të jetës për mirëqenien e qytetarëve tanë. Po ashtu u bisedua mbi zhvillimin e komunave…

