Dje (25 shtator) në ora 12:15 në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr i cili ka shpërthyer në një barakë të improvizuar prej druri për shitjen e produkteve bujqësore në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në pronësi të 57-vjeçarit E.B. nga Reçica e Vogël e Tetovës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është dëmtuar një automjet i parkuar pranë një objekt banimi. Ispektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.Ts