Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka vlerësuar që nuk ka rritje për rrezikun e stabilitetit financiar, ndërsa çmimet vazhdojnë të jetë më të larta sesa para pandemisë, transmeton Portalb.mk. “Çmimet janë mbi nivelin e parapandemisë, tani nuk ka rritje serioze të rrezikut për stabilitetin financiar, por është e nevojshme të ndiqet me vëmendje”, deklarojnë nga Banka, duke paralajmëruar që mund të marrin masa për rruajtjen e stabilitetit financiar në vend. Këto vlerësime vijnë nga raporti i Bankës Popullore për vitin 2021 në lidhje me pasuritë e paluajtshme, duke theksuar që çmimet e banesave janë rritur me nxitim dhe janë…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov kanë nënshkruar të premten në Nju Jork, një marrëveshje sa i përket politikës së jashtme të përbashkët Moskë-Beograd, përgjatë takimeve që po mbahen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Marrëveshja në mes të dy palëve quhet “Plani i Konsultimeve ndërmjet MPJ-së së Serbisë dhe MPJ-së së Rusisë për 2023-2024”. Lidhur me këtë ka reaguar gazetari nga Bosnje e Hercegovina, Jasmin Mujanoviq, duke thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është alarm për Shkupin e Tiranën. “Kjo duhet të ngrejë flamuj të kuq edhe në Tiranë dhe…
As rendimenti i këtij viti nuk do të plotësojë nevojat e brendshme për grurë andaj dallimi do të kompensohet nga importi. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë korrur 267 mijë tonë grurë, ndërsa nevojat në vend në nivel vjetor janë rreth 320 mijë ton. Por ajo që po i shqetëson bujqit edhe më shumë është çmimi i ulët i blerjes së grurit, për shkak të të cilit, siç thonë ata, kultivojnë gjithmonë e më pak nga kjo kulturë edhe pse është strategjike. Nga ana tjetër, çmimi i grurit është rritur për 30 përqind në mbarë botën.…
Një vajzë me te meta psiqike dyshohet se është duke u përdorur seksualisht. Kështu ka raportuar në polici natën e 22 shtatorit, babai i vajzës . Policia në raportin 24 orësh njofton se lidhur me rasti është informuar prokuori, ndërsa njësitet policore po e hetojnë rastin./21Media
Maqedonia e Veriut importon 1/3 e energjisë elektrike dhe është vendi më i varur nga importi në rajon. Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga qymyri, ndërsa e gjithë energjia elektrike në Shqipëri është nga burime të rinovueshme. Mali i Zi më së shumti prodhon energji elektrike nga era. Bosnja dhe Hercegovina është e vetmja që ka energji elektrike edhe për eksport. Situata me prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut është e zymtë, si për nga kuptimi themelor i fjalës, ashtu edhe në kuptimin figurativ. Nga njëra anë nuk prodhohet mjaftueshëm rrymë, ndaj vendi…
Duke u bazuar në procedurat jashtëkontestimore kërkojmë nga gjykata që të ndërrmer procedure për marrjen e aftësisë për punë për dezertuesin Dimitar Kovaçevski. Kështu vlerëson Dragi Kovaçki nga VMRO DPMNE sipas të cilit procedura për marrjen e aftësisë për punë duhet të jetë urgjente. “Diagnozën të cilën dezerteri Kovaçevski e ka dorëzuar në Armatë është se ai është I paaftë, me qëllim që ti ik shërbimit ushtarak , kjo na bën të dyshojmë se nëse ai nuk ka gënjyer për gjendjen e tij , atëherë e njejta mund të përparojë. Meqenëse Kovaçevski tani është kryeministër duhet të vëretetohet se a…
MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll në artaritë në rajonin e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Tetovës dhe Kërçovës në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Gjatë kontrollit janë konfiskuar më tepër se 10 kilogram ari, gjegjësisht është konstatuar mosrespektim i obligimeve që dalin nga Ligji për regjistrim të pagesave, si dhe vepra penal të përcaktuara me Kodin Penal. Gjatë kontrollit në tetë artari në Shkup janë gjetur dhe konfiskuar rreth 661 gramë ar të pavulosur, në Tetovë janë kontrolluar 11 lokale ku janë gjetur dhe konfiskuar 7 399 gram ar të pavulosur, në Gostivar janë kontrolluar…
Bursat, siç duket, do të funksionojnë në një cikël të ri të oscilimit të madh dhe inflacionit të lartë dhe normave të interesit. Parashikimet janë më të zymta se kurrë, tha drejtori kryesor ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev. Në Konferencën e 21-të vjetore të Bursës, e cila po mbahet sot në Ohër, Shteriev tha se, sipas shumëkujt, viti 2022 do të jetë historik për lëvizjet në ekonomi, rrjedhimisht edhe në bursa. Çmimi i të gjitha zhvillimeve do të jetë rritja ekonomike letargjike dhe recesioni i mundshëm. “Paradigmat për atë që është normale në drejtimin e politikave makroekonomike dhe…
Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska tha se derisa të tejkalohet kriza energjetike, nuk mund të japë përgjigje definitive se kur do ta realizojë premtimin për transport publik falas, transmeton Portalb.mk. Në emisionin “Click Plus” në TV21, ajo tha se askush nuk e priste që të ndodhte një krizë kaq e madhe energjetike dhe se çmimet e larta të energjisë po e ngarkojnë shumë buxhetin e qytetit të Shkupit. “Është e drejtë të thuhet se askush nuk e priste një krizë kaq të madhe energjetike. Çmimet e energjisë, derivateve të naftës dhe naftës për djegie janë kaq të larta në këtë…
ALISHAN: 17 MILION DENARË HARXHOHEN PËR NEVOJA PERSONALE Кeqpërdorim i parave që ndanë shteti për të verbërit po bën Lidhja nacionale e personave të verbër, akuzon kolicioni “Ndryshojmë” që poashtu është shoqatë e cila punon për përmirsimin e kushteve të personave me shikim të dëmtuar. “17 milion denarë shteti ndanë për personat e verbër por këto para nuk po alokohen për nevojat tona. Dy makina të cilat i posedon Lidhja nacionale e të verbërve nuk është vënë në funksion por shfyrtëzohet për nevoja personale. Librat në alfabet braik nuk janë printuar edhe pse Ministria e Kulturës ka ndarë para” –…
Qytetarëve të rajonit të Pollogut, pas rritjes së pagës minimale, u janë ndërprerë shtesat fëmijërore. Qeveria SDSM-BDI godet kategorinë më të rrezikuar sociale, në një kohë të krizës së rënduar ekonomike. Aleanca për Shqiptarët fton Qeverinë dhe Ministrinë përkatëse që urgjentisht të korrigjojnë këtë padrejtësi dhe të paguhen të gjitha shumat që u takojnë me ligj. Në të kundërtën i ftojmë qytetarët që ta padisin shtetin.
Krerët e institucioneve shtetërore do të duhet të japin rezultate në muajin e parë të nisjes së masës së kursimit të energjisë elektrike. Drejtorët janë përgjegjës për dorëzimin e të dhënave në Qeveri jo më vonë se data 15 e muajit tjetër. Në raport obligohen të japin të dhëna krahasuese për energjinë e konsumuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. “Sipas pakos së miratuar të rekomandimeve për qytetarët, dhe detyrave të Institucioneve për uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe ngrohjes, nga 1 shtatori, institucionet shtetërore duhet të konsumojnë 15 për qind më pak energji elektrike në krahasim…

