Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov kanë nënshkruar të premten në Nju Jork, një marrëveshje sa i përket politikës së jashtme të përbashkët Moskë-Beograd, përgjatë takimeve që po mbahen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Marrëveshja në mes të dy palëve quhet “Plani i Konsultimeve ndërmjet MPJ-së së Serbisë dhe MPJ-së së Rusisë për 2023-2024”.
Lidhur me këtë ka reaguar gazetari nga Bosnje e Hercegovina, Jasmin Mujanoviq, duke thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është alarm për Shkupin e Tiranën.
“Kjo duhet të ngrejë flamuj të kuq edhe në Tiranë dhe Shkup, që të dyja janë vende anëtare të NATO-s. Pse do të ndiqnit integrimin ekonomik me një vend që po përafron politikën e tij të jashtme me një shtet të paprekur ndërkombëtar? Nuk ka kuptim”, ka shkruar Mujanoviq në Twitter.
Sipas tij, nuk është çudi që Serbia të vazhdojë të koordinojë politikat e saj të jashtme me regjimin kriminal të Putinit , por sipas tij, ajo që është e jashtëzakonshme është se qeveritë kryesore perëndimore duan që Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova të integrojnë ekonomitë e tyre me Serbinë nëpërmjet nismës “Ballkani i Hapur”. Ai tha se kjo është arsyeja pse kjo është e ndaluar.
Data 09.11.2026
Aktuale
- Google sfidon Nvidia-n me dy sisteme të reja për inteligjencën artificiale
- Gashi: Sipas perspektivës time, për VLEN-in do të ishte më mirë tash të ketë zgjedhje!
- Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës
- Rrëfimi për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij
- Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale
- BE-ja shpreh ngushëllime për shpërthimin në fabrikën e çelikut në Turqi
- Maqedonia e Veriut shpreh ngushëllime pas shpërthimit në fabrikën e çelikut në Turqi
- Presidentja e Kosovës si artiste e Hollivudit në fotot e reja



