LSDM-ja fton deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, si kryetar i Komisionit për politikë të jashtme, të mos t’i bllokojë dhe t’i vendosë në rend dite ratifikimet e disa marrëveshjeve ndërkombëtare që lidhen me Ballkanin e Hapur. Këto marrëveshje, thonë nga partia në pushtet, do t’i hapnin rrugën tregut të lirë të punës, gjegjësisht, mundësisë së punësimit në njërin nga vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, pa pasur nevojë për leje pune. Aty hynë ratifikimi i marrëveshjes për kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, marrëveshjes për ndërlidhje të sistemeve për identifikim elektronik të…
Author: Hamdi Kumanova
NDIHMË QEVERITARE PËR OBJEKTET HOTELERIKE QË KURSEJNË Duke marrë parasysh se viteve të fundit turizmi përballet me shumë sfida, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit po bëhen përpjekje për gjetjen e modeleve për të tejkaluar problemet – tha Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit. Sipas të gjitha treguesve, sipas Bekteshit, këtë vit do të arrihen rezultatet e pritshme, raporton Klan M. “Në periudhën janar – korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 53,3 %, ose për 13,7 % te…
Sanksionet janë një mjet i rëndësishëm për të çrrënjosur korrupsionin në shtetet e Ballkanit Perëndimor, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price. Ai këto komente i bëri pasi më 26 shtator, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Prokurores së Shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, Diana Kajmakoviq. Price tha se një prej qëllimeve të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor është që punojë me qeveritë për të luftuar korrupsionin. “Sanksionet do të mbeten një mjet i rëndësishëm – por jo mjeti i vetëm i rëndësishëm – kur bëhet fjalë për rajonin dhe për qëllimin tonë. Këtë qëllim ne…
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski tha sot se nuk pritet një valë refugjatësh nga Rusia, duke qenë se, siç tha ai, ne nuk kemi lidhje me Moskën, siç kanë disa vende të tjera. I pyetur se nëse ka refugjatë rusë, a do të kenë të njëjtin trajtim si ukrainasit, ai tha se ukrainasit trajtohen në përputhje me organizatat ndërkombëtare në të cilat jemi anëtarë për kujdesin e refugjatëve të luftës. “Ne kemi marrë të gjitha vendimet e nevojshme në lidhje me kujdesin e përhershëm apo kujdesin në tranzit, sepse disa vijnë dhe më pas shkojnë në vende të tjera. Ky…
“NGA 2011 – 2019 NGA VENDI JANË LARGUAR 700.000 QYTETARË” Për shkak të largimit masiv të të rinjve nga vendi paraqiten zbrazëtira në tregun e punës dhe kjo është një problem për shoqrinë – thotë Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, raporton Klan M. “Nga viti 2011 deri më 2019 nga vendi ynë janë larguar 700.000 qytetarë ose cdo I katërti ka dalë jashtë vendit. Edhe pse ky trend është ulur gjatë pandemisë, fatkeqëisht paraqet një problem serioz jo vetëm për bartësit e funksioneve publike dhe krijuesit e politikave, por edhe për gjithë shoqërinë, për shkak të zbrazëtirës në tregun…
LSDM-ja thotë se institucionet e RMV-së, Serbisë dhe Shqipërisë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për liberalizimin e tregut të punës. Janë gati të gjitha vendimet për të nisur dhënia e numrit identifikues për qytetarët e “Ballkanit të Hapur”, si kusht I domosdoshëm Teknik për lëvizje të lirë në tregun e punës. Por, sipas tyre, kjo nismë pengohet nga VMRO-DPMNE-ja. LSDM-ja I ka bërë thirrje Kryetarit të Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, Antonio Miloshoskit, që urgjentisht të thirrë seancë të Komisionit dhe në rend dite të vendosen ligjet për ratifikimin e marrëveshjeve që dalin nga nisma rajonale “Ballkani I Hapur”.…
Pak çaste më parë, në lumin Vardar në fshatin Zhelinë është rrokullisur një veturë (nuk dihet tipi i veturës) me targat e regjistrimit të Kumanovës. Vetura është brenda në lum, por nuk dihet si është gjendja me vozitësin. Nuk dihen arsyet e ngjarjes, dhe sa persona kanë qenë në veturë dhe për çfarë shpejtësie bëhet fjalë. Në terren janë ambulanca, policia e Tetovë dhe zjarrfikësit. Deri në përditësimin e informacioneve të reja, Nistori do të bashkëpunojë me autoritetet lokale për të ndriçuar ngjarjen. /Nistori/
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (26-shtator) në ora 17:00, në Sllatinë të Tetovës, kanë privuar nga liria 37-vjeçarin J.A. nga ky fshat, i cili duke punuar me eskavator rreth mesditës ka dëmtuar ndjeshëm instalimin elektrik dhe ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike disa banorëve të fshatit. Është kryer kontroll dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit J.A. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, në një intervistë ka deklaruar se do të ketë nxemje për çerdhet. “Nuk duhet që të shqetësohen qytetarët apo komunat se mos ndoshta nuk do të ketë nxemje. Do te sigurohet nxemje për qytetarët dhe për çerdhet sepse për këtë është përgjegjëse qeveria”, thotë Trençevska. Si prindërit që ju paguajnë fëmijëve te tyre çerdhet, ose si çerdhet kanë mjetet e tyre, edhe për çerdhet është dikush përgjegjëse”, thotë ministrja. Ndryshe, në Kuvendin e RMV-së diskutohet për vazhdimin e gjendjes së krizës në sektorin energjetik. Autoritetet kanë siguruar qytetarët se nuk do të…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp tha se janë alarmante shifrat e largimit të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. “Një e dhënë që sot e dëgjuam, që nga viti 2011, deri në vitin 2019 nga vendi ynë janë larguar 700.000 qytetarë, ose çdo i katërti ka ikur nga shteti. Edhe pse ky trend është ulur në periudhëne kovidit dhe më tej, për fat të keq paraqet problem serioz jo vetëm për bartësit e funksioneve publike dhe krijuesit e politikave, por edhe për të gjithë shoqërinë”, tha mes tjerash Bytyqi. Bytyqi theksoi se…
Kryeministrit Dimitar Kovaçevski në një prononcim për media sot deklaroi se koalicioni është stabil dhe nuk ka kurrfarë rreziku për humbjen e shumicë në Kuvend. “Koalicioni është stabil. Nuk ka kurrfarë rreziku për humbjen e shumicës në Kuvend”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Profesorët universitarë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, përsëri kanë paralajmëruar grevë. Pakënaqësia e tyre vjen si shkak i pagave të ulëta, që siç thonë ata nuk janë të denja për një akademik. “Paga e profesorit asistent apo doktor të shkencave në UKM është nën mesataren në nivel shtetëror, sepse merr pagë prej 30.590 denarë”, tha prof. Dr Angel Ristov, kryetar i Sindikatës së UKM-së, në një intervistë për “360 gradë” në Alsat. Kryetari i Sindikatës tha se asnjëherë në historinë e universitetit gjendja e punonjësve nuk ka qenë më e vështirë dhe më e keqe. “Nëse…

