Maqedonia do të blejë gaz natyror nga Serbia për prodhimin e energjisë termike dhe të energjisë elektrike. Me këtë patjetër do të anashkalohet “Makpetrol” dhe blerja e gazit natyror nga “Gazprom”, tha Këshilltari për energji i kryeministrit, Viktor Andonov. Për këtë, Qeveria dje miratoi 18 milionë euro për funksionimin likuid të kompanive dhe furnizimin e vazhdueshëm me energji termike për konsumatorët e Qytetit të Shkupit. “Ne do të paguajmë Serbinë dhe gazi do të sillet përmes lidhjes me Bullgarinë. Një pjesë është për termocentralet për energji termike, një pjesë do të jetë për SH.A. TE-TO për prodhimin e energjisë elektrike”,…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Kompania “Veleska Maslodajna”, e cila është e vetmja prodhuese e vajit të lulediellit në RMV, thonë se deri në pranverën e ardhshme do të ketë mjaftueshëm vaj ushqimor dhe se çmimi, të paktën deri atëherë, nuk do të ndryshojë, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk. “Deri në pranverë çmimi i vajit ushqimor nuk do të rritet dhe qytetarët të jenë të qetë, nuk ka nevojë për grumbullim të tij. Ka mjaftueshëm luledielli dhe vaj. Për dallim nga çmimet e tjera të produkteve ushqimore bazë, nuk pritet të ketë rritje.”, tha drejtori i Maslodajna Goranço Lazov. Sivjet ka më shumë sipërfaqe të…
Lideri i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor ka dorëzuar Iniciativën për referendum. “E majta ka dorëzuar sot propozimin për paraqitjen e nismës qytetare për referendum. Populli duhet të thotë fjalën e tij kur bëhet fjalë për çështje të interesit kombëtar”, tha Apasiev. E majta ka paralajmëruar bllokadë të plotë të Kuvendit, nëse kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e refuzon edhe këtë iniciativë. Nga partia thonë se kanë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në dhe, siç paralajmëroi deputeti i majtë, Borisllav Krmov, “së bashku do të çojmë në paralizë të plotë të Kuvendin”. VMRO-DPMNE do ta mbështesë edhe…
Kryeministri Kovaçevski sot në kabinetin e tij e priti notuesin e ri Marko Pejçinovski, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski. Kovaçevski përzemërsisht e uroi Pejçinovskin për sukseset e deritanishme në not dhe dërgoi mesazh se Qeveria përmes Agjencisë për Rini dhe Sport do të vazhdojë të mbështesë sportistët e rinj të suksesshëm, të cilët janë promovues të fuqishëm të kulturës së sportit në vend. Në shenjë mirënjohjeje Pejçinovskit, i cili përkundër sëmundjes së rrallë arrin rezultate të jashtëzakonshme sportive, Kryeministri Kovaçevski notuesit të ri ia dorëzoi vendimin për bursë prej 200.000 denarë, mjete të…
Sektori për Punë të Brendshme njofton se një orë pas mesnate ka privuar nga liria dy persona, njëri nga Krushopeku dhe tjetri nga Bukoviqi i komunës së Sarajit të cilët kishin kërcënuar një person nga Gostivari, për çështje të një borxhi. “Gjatë natës (28-shtator) rreth orës 01:10, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat R.E.(32) nga Krushopeku i Shkupit dhe B.A. (29) nga Bukoviqi i Shkupit, të cilët gjysmë ore më parë janë denoncuar nga 31-vjeçari A.N. nga Gostivari se për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura borxh-besimi e…
Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” – Tetovë njofton se janë pajisur me autobus elektrik, përcjell TV21. Nga N.P. “Tetova Transport” – Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së premte do të prezantohet autobusi elektrik, ndërsa qytetarët do të kenë mundësinë të voziten pa pagesë gjatë promovimit. “Për kënaqësinë tonë të madhe, më 30 shtator 2022 (e premte), në Tetovë do të prezantohet modeli i autobusit elektrik ISUZU NOVOciti. Ky autobus është me energji elektrike, nuk përdor karburant që lëshon grimca të dëmshme në ajër dhe është i destinuar për transportin publik të qytetit. Ky autobus do të qarkullojë nëpër Tetovë më 30…
Për arsye të rikonstruktimit të rrugës P1102, rruga Veles – Gradsko, prej sot do të mbyllet për 9 muajt e ardhshëm, thotë LAMM. Për arsye të asfaltimit të rrugës P2339 nga Novo Lagovo deri Borotino në Prilep, qarkullimi në këtë pjesë do të jetë në dy drejtime, nga ora 9 deri 16 çdo ditë, perveç të dielës. Nga LAMM thonë se ata të cilët dëshirojnë të kalojnë nga Galicani është më mirë të kalojnë nga Berovci, ndërsa ata që dëshirojnë të kalojnë nga Berotino të kalojnë nga Veselçani.e
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u drejtoi urime pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në vend me rastin e 28 Shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve. “Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të bashkësisë boshnjake në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’ju drejtoj urime të sinqerta me rastin e 28 Shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, me dëshirë që ditën festive ta kaloni me shëndet të mirë dhe disponim, në mirëqenie familjare dhe përparim të më të dashurve tuaj”, qëndron në urim. Sipas Xhaferit,…
Ambasada e Republikës Federale e Gjermanisë në Shkup ka bërë të ditur se me datën 3 dhe 6 tetor ambasada do të jetë e mbyllur. Në njoftimin e Ambasadës nuk jepen shpjegime mbi arsyen e mbylljes. Në vijim njoftimi i plotë i Ambasadës. “Ambasada më datën 03 dhe 06 tetor 2022 do të jetë e mbyllur. Die Botschaft ist am 3. und 6. Oktober 2022 geschlossen.”
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në një intervistë për Zërit të Amerikës, tha se pandemia e Covid-19 ende nuk ka përfunduar në Maqedoninë e Veriut, edhe pse presidenti amerikan, Joe Biden, së fundi në televizionin amerikan CBS tha se beson që pandemia ka “mbaruar”, megjithëse SHBA vazhdon të ketë “probleme” me virusin, transmeton Portalb.mk. “Derisa autoritetet nga fusha shëndetësore, jo ajo politike, në nivel botëror nuk thonë se pandemia ka përfunduar dhe se Covid duhet të konsiderohet si një përvojë e keqe për të gjitha sistemet shëndetësore në botë, ne nuk mund të themi se ajo ka përfunduar. Duke pasur…
MPB informon se e kanë arrestuar personin S.D (26) nga Shkupi. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ajo është dënuar me 4 vite dhe 3 muaj burg për veprat penale “vjedhje të rëndë” dhe “dhunë” sipas nenit 236 dhe nenit 386. MPB njofton se ajo ka qenë e kërkuar me fletarrest ndërkombëtar për vuajtjen e dënimit. MPB gjithashtu njofton se ajo është dërguar në institucionin ndëshkues-përmirësues.
DISTANCOHEN LSDM-ja DHE MINISTRIA E MBROJTJES VMRO-DPMNE-ja ka drejtuar akuza për rekrutim partiak në Armatën e RMV-së dhe ka kërkuar dorëheqje të Ministres së Mbrojtes, Slavjanka Petrovska. Nga opozita maqedonase kanë publikuar një postim të Degës së LSDM-së Haraçinë ku në gjuhën shqipe u bëhet thirrje kandidatëve për ushtarë profesionistë të shkojnë në selinë partiake dhe të paraqiten tek Kryetari I Degës. “LSDM-ja I shfrytëzon degët partiake si qendra punësimi dhe qendra rekrutimi të armatës, kurse punësohen vetëm anëtarët partiak e jo ata që kanë cilësi, por vetëm ata që do të marrin leje nga kryetari partiak dhe udhëheqësia lokale…

