Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar opinionin për ndërtimin e 17 rrugëve qasëshe për në banesa, transmeton Almakos. ”Në mënyrë intensive po ndërtohen 17 rrugë qasëshe për në banesa me elemente paver në Shkup Veri. Vazhdojmë me rikonstruimin e hyrjeve qasëshe në banesa dhe në këtë mënyrë do të tejkalohet problemi me vërshimet në hyrje. Ofanziva ndërtimore po zhvillohet me një dinamikë të fuqishme.” , shkruan Darko Kostovski./Almakos/
Author: Hamdi Kumanova
Ndërmarrjet komunale, shkollat dhe spitalet duhet të kthehen në tregun e rregulluar dhe të paguajnë rrymë më të lirë, sugjeroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas takimit me Lidhjen e Odave Ekonomike. Kemi çmime indikative, oferta indikative dhe do t’u ofrojmë autoriteteve të gjitha kontaktet tona për blerjen e resurseve më të lira për ta shpëtuar shtetin nga kriza energjetike, tha ai. “Ndërmarrjet komunale do të rrisin çmimin e shërbimeve për qytetarët të paktën dy deri në tre herë, në shkolla fëmijët do të duhet të ndjekin mësimet online, ndërsa ne duhet të lehtësojmë funksionimin e institucioneve publike sinergji rrymë…
Sot (28 shtator) në SPB Tetovë, është raportuar se në magjistralen Gostivar-Kërçovë, në afërsi të urës së Novosellës, automjeti i peshave të rënda “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga M.T. (32) nga Shkupi, ka dalë nga rruga, ka rënë në humnerë dhe ka marrë flakë. Shoferi i automjetit është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit kanë lokalizuar zjarrin në automjet. Një ekip nga Drejtoria për Punë të Brendshme Gostivar po kryen kontroll në vendin e aksidentit. Më herët…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me ushtruesin e detyrës së ambasadorit të SHBA-së në vend, Erik Mejer. Në takim u bisedua për mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në fushën e sigurisë kibernetike. Bashkërisht u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë kontribuon në veprimin e koordinuar ndërmjet anëtarëve të NATO-s, me qëllim të forcimit të rezistencës ndaj kërcënimeve kibernetike në rritje, në fushën e sigurisë. Në atë drejtim, theksohet rëndësia e shkëmbimit të praktikave të suksesshme për parandalimin e incidenteve kibernetike dhe shkëmbimi i informacionit…
Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen përpjekje për të siguruar energji sipas standardeve ekologjike, thotë minsitri i ambientit, Naser Nuredini. Ai thotë se në qeveri zhvillohen vazhdimisht debate se si të sigurojmë energji, me thëngjill, me gaz, ose diçka tjetër. “Ne si minsitri e Ambientit jetësor, kërkojmë që ato produkte apo lëndë fosile që ne i importojmë dhe përdorim të jenë me oksigjen, sipas standardeve ligjore. Ne së bashku me Ministrinë e Ekonomisë kërkojmë nga inspektoriati të konfirmojnë se standardi i thëngjillit është ashtu siç është e lejuar me ligj, por edhe mazuti dhe lëndët tjera” –…
Sot ambasadori i Japonisë, Hironori Sawada ishte pjesëmarrës në ceremoninë e dorëzimit të përfundimit me sukses të GGP projektit në Institucionin shëndetësor publik Qendra e shëndetit publik – Shkup. Ngjarja u organizua nga drejtori mjekësor i Qendrës për shëndet publik – Shkup, Viktor Isjanovski, në shenjë mirënjohjeje për donacionin. Projekti financoi blerjen e 3 defibrilatorëve, 4 aspiratorëve, 2 pompave shiringash, 2 pompave për infuzion, 10 imobilizues spinal, 2 karrigeve për evakuim dhe 20 elektrokardiografëve për ISHP Qendra e shëndetit publik – Shkup, me vlerë të përgjithshme prej 40.420 euro, njofton Portalb.mk. “Gjatë vitit 2021, njësia emergjente mjekësore ka kryer 6.485…
Komuna e Gostivarit reagon ashpër ndaj vonesës së furnizimit me libra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Është e paarsyeshme që nxënësit të përballen me mungesë të librave, kërkojmë nga ministria që sa më shpejtë të marrë masa konkrete. Komuna e Gostivarit do të reagojë edhe zyrtarisht dhe do ta njoftojë për gjendjen mbi mungesën e librave në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si institucion kompetent për çështjen në fjalë. Komuna e Gostivarit nga të dhënat zyrtare të siguruara në 10 shkolla fillore dhe katër shkolla të mesme, ka konstatuar se në këto shkolla ka mungesë gjithsej 25.156 libra për…
VMRO-DPMNE nuk ofron mbështetje për “Ballkanin e Hapur”, derisa të marrë përgjigje nga autoritetet për qëllimin e kësaj nisme, shkruan Alsat. Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, thotë se nuk është thirrur as nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, e as nga paraardhësi i tij Zoran Zaev, për të marrë një shpjegim serioz për pjesëmarrjen e Maqedonisë në “Ballkanin e Hapur”. Sipas Mickoskit, VMRO-DPMNE nuk do të japë mbështetje paushallë. “Kur të marrim informacione se cili është qëllimi i nismës dhe çfarë sjell kjo nismë, atëherë mund të ulemi dhe të flasim më konkretisht për mbështetje apo mos mbështetje”. Kam dëgjuar në një…
Me miratimin e një miliard e 100 mijë denarë të EMV-së për blerjen e energjisë, Qeveria pretendon se nuk do të ketë ndërprerje në ngrohjen e amvisërive të kyçura në sistemin e ngrohjes qendrore, dhe as mungesë të rrymës për industritë. Po vazhdojnë negociatat me Serbinë për blerjen e gazit natyror për termocentralin TeTo në Shkup, nga ku do t’i kthehet rryma fqinjit verior. Në komunikim me vendet fqinje, përfaqësuesit qeveritarë pohojnë se do të ketë energji të mjaftueshme për sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Për këtë qëllim, Elektranave të Maqedonisë i janë miratuar mjete në vlerë prej një miliard…
Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 729 testime për coronavirus, ndërsa 96 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre shumica janë në Shkup (55), ndërsa 19 raste janë riinfektime. Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një person i vdekur si pasojë e COVID-19 (69-vjeçar nga Prilepi). Ndërsa ISHP ka regjistruar 37 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 342.775, prej të cilëve 332.806 janë shëruar, ndërsa 9.534 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (28 shtator) është…
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar shkupjania 46-vjeçare L.S. nën dyshimin se ka detyruar fëmijët e saj të kërkojnë lëmoshë në rrugë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se 46-vjeçarja gjatë bisedës në stacion të policisë ka pranuar veprën penale. “Më datë 27.09.2022, në ora 17:30 në zonën e Aerodromit në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti i Punëve të Brendshme të Aerodromit dhe Draçevës e kanë privuar nga liria L.S.(46) nga Shkupi për shkak të dyshimit për veprën penale “braktisja dhe maltretim i personit të mitur” nga neni 201 i Kodit Penal. Më herët, të njëjtën ditë, dy…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi, sot ka takuar ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Metju Losonin. Prioritetet ekonomike të Qeverisë, bashkëpunimi ekonomik aktual dhe i ardhshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësitë për zhvillimin e tij, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është një partner tradicionalisht i fuqishëm ekonomik në zhvillimin e vendit, ishin temat në të cilat kanë biseduar në takim zëvendëskryeministrit Bytyqi dhe ambasadori Loson. Siç kumtuan nga kabineti i Bytyqit, ambasadori Loson shprehu falënderim për pritjen e ngrohtë dhe shpresoi që marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkëpunimi i mirë do…

