Vendi, me një periudhë prej vetëm 9 muajve, këtë vit ka realizuar kthimin e TVSH-së ndaj ekonomisë me vlerë prej 30.7 miliardë denarëve. Ky është niveli më i lartë historik i kthimit të mjeteve të TVSH-së ndaj ekonomisë deri më tani. Për krahasim, vlera e kthyer ndaj kompanive gjatë nëntë muajve të këtij viti është 48.9% më shumë krahasuar me kthimin e TVSH-së kryer për 12 muajt e vitit 2021, ndërsa krahasuar me vitin 2020 dhe 2019 kjo përqindje është mbi 70%, respektivisht 72.8% dhe 75.5%. Kjo tregon përforcimin e mbikëqyrjes inspektuese nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, efikasitetin më…
Author: Hamdi Kumanova
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Verut sot duhet të vendosë për zgjatjen e situatës së krizës në sektorin e energjisë edhe për gjashtë muaj të tjera, nga nesër deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm, duke qenë se vlefshmëria e vendimit të qeverisë për këtë qëllim, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të ky muaj skadon sot.Pas një debati 5-ditor në komision, në seancën e sotme plenare duhet të diskutohen vendimet e propozuara për miratimin e zgjatjes së gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike si…
Nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftojn se tubacioni i furnizimit të Hidrocentralit Vërben ka defekt si pasojë e intensitetit të reshjeve të shiut në ditët e fundit ku ka pasur rrëshqitje të dheut dhe dëmtim të një pjese të kanalit, gjatë të cilit një pjesë e ujit derdhet jashtë Hidrocentralit. Nga SHA EMV shprehen se ekspertët tanë janë në terren dhe po merren të gjitha masat për riparimin e pjesës së dëmtuar të kanalit, e cila në pjesën e mbetur është në funksion dhe e pandërprerë çon ujërat në hidrocentralin e Vërbenit./KlanMacedonia/
Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut po merr 78 milionë dollarë mbështetje amerikane në zhvillimin e kapaciteteve të saj, modernizimin, pajisjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike. Mbështetja amerikane, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, synon arritjen e objektivave të aftësisë së NATO-s dhe rritjen e ndërveprimit me forcat e armatosura të SHBA-së dhe me aleatët në Aleancë. Anëtarësimi në NATO, siç citohet, është një tjetër katalizator për bashkëpunim edhe më të fortë midis aleatëve si Maqedonia e Veriut dhe SHBA, duke forcuar kështu mbrojtjen kolektive të Aleancës. “SHBA është partneri ynë strategjik afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve të…
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Vasko Gjurçinovski, në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se qëndrimi i tij është se ka nevojë për kthim në shërbimin e obligueshëm ushtarak në Maqedoninë e Veriut. Ai beson se shërbimi tre mujor në ushtri do të përgatiste personelin e ri të ardhshëm, përcjell INA. “Mund të tregoj aspektin profesional të situatës dhe vizionin për dekadën e ardhshme për zhvillimin e Forcave të Armatosura. Por do t’i lë hapësirë dhe mundësi publikut, ekspertëve, madje edhe partive politike në periudhën e ardhshme që ta diskutojnë këtë temë pak më në detaje. A ka…
Aktori i mirënjohur turk, Hakan Bojav, në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos ka zbuluar detaje nga projekti i ri të cilin janë duke e realizuar në Shkup. Seriali “Rrëfime ballkanike” që është duke u xhiruar në Shkup, tashmë po transmetohet në TRT 1 dhe është pritur mjaft mirë nga publiku turk. Hakan Bojav, luan në rrolin e Danielit dhe për lexuesit e portalit Almakos, zbulon detaje nga ky projekt dhe projekte tjera. Almakos: A keni ardhur për herë të parë në Maqedoni me serialin Rrëfimi ballkanik i cili tashmë disa muaj po incizohet në Shkup dhe çdo të…
Mungesa e arsimtarëve të matematikës në vend ka alarmuar vetë arsimtarët dhe punonjësit e arsimit meqë ata thonë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në të ardhmen, shkruan Alsat. – Advertisements – Mungesa e kushteve, pagat e ulëta, punësimet politike, mosligjërimi atraktiv i lëndës janë disa nga shkaqet për situatën e shkaktuar në vend, thanë në emisionin e Pasdites mësimdhënësit e ftuar. Sipas Merita Tairit, realizimi i thirrjeve nga shkollat në mënyrë joprofesionale është gjithashtu shkak për gjendjen e tanishme. “Unë mendoj se situata është alarmante sepse shohim se kërkohen arsimtarë të matematikës nëpër facebook: shënojnë prindërit, shënojnë…
Mungesa e arsimtarëve të matematikës në vend ka alarmuar vetë arsimtarët dhe punonjësit e arsimit meqë ata thonë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në të ardhmen. Mungesa e kushteve, pagat e ulëta, punësimet politike, mosligjërimi atraktiv i lëndës janë disa nga shkaqet për situatën e shkaktuar në vend, thanë në emisionin e Pasdites mësimdhënësit e ftuar. – Advertisements – “Përzierjen e politikës në arsim e tregon edhe mënyra se si kam ecur unë në karrierë, kur për shkaqe politike jam larguar nga puna edhe pse u pranova si studentja më e mirë pa arsye. Gjithsesi, kriza e…
Mungesa e arsimtarëve të matematikës në vend ka alarmuar vetë arsimtarët dhe punonjësit e arsimit meqë ata thonë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në të ardhmen. Mungesa e kushteve, pagat e ulëta, punësimet politike, mosligjërimi atraktiv i lëndës janë disa nga shkaqet për situatën e shkaktuar në vend, thanë në emisionin e Pasdites mësimdhënësit e ftuar. – Advertisements – “Në një periudhë të kaluar kohore, dinjiteti dhe integriteti i një mësimdhënësi aq shumë u nënçmua sa që më fëmiju nëse e përmend të studiojë matematikë, vetëm 2-3% thonë se do të orientohen në drejtime arsimore. Ata ndjejnë…
Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë të mërkurën rreth orës 13:15 e kanë ndaluar 42 vjeçarin B.O. nga Piroku i Tetovës, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka penguar të kryejnë veprime zyrtare në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristijan Mickoski, sot në një konferencë për media e thirri kryeministrin Dimitar Kovaçevski në debat lidhur me propozimin e partisë opozitare për tejkalimin e krizës energjetike dhe ngrohjes. “Sygjeroj sasi shtesë të ngrohjes në mënyrë që Shkupi dhe të gjithë shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore në kryeqytet të mos paguajnë fatura më të larta për ngrohjen e institucioneve dhe shtëpive të tyre. Kursejmë minimalisht 300 milionë euro, para që do të shpenzojë kjo qeveri në periudhën e ardhshme, para të popullit që nuk ka dhe do t’i marrë përmes kredive të shtrenjta, huamarrjes në tregun e brendshëm…
E.R (26-vjeç), Sh.K (19-vjeç) dhe tre të miturit G.R., Xh.S., dhe G.J., të dyshuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç…

