Author: Hamdi Kumanova

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një shkrimi tha se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet që po vazhdojnë kërkimet për 22-vjeçarin nga Kumanova, i cili para katër dite ra në lumin Vardar, respektivisht në pjesën në dalje të Zhelinës, përcjell TV21. Ahmeti apeloi deri tek banorët që njohin terrenin të ndihmojnë familjen në aksionin e kërkimit. “Të nderuar qytetarë, po bëhen sot katër ditë që kur familja Ramadani nga Kumanova po kërkon djalin e tyre Erdanin në ujërat e lumit Vardar pranë autostradës Shkup-Zhelinë. Jam në komunikim me të gjitha institucionet kompetente që janë vënë…

Lexo më Shumë

Gjatë kohës së qëndrimit në Bukuresht, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, kishte nderin që të takohet edhe me Jarosllav Ponderin – shefin e Zyrës së Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit për Evropën, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm dhe për projektet që do të vijojnë në periudhën pasuese, të ndërlidhura me këtë bashkëpunim. Ndërmjet temave të diskutimit ishte edhe Konferenca aktuale e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), e cila po zhvillohet në format të shkëlqyer, si event i cili e përcakton fatin e  ardhshëm të shteteve anëtare të Unionit, në kontekst…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut ka një Armatë profesionale, sipas nevojave të vendit. Vendim strategjik që do të vazhdojë të zbatohet edhe në të ardhmen, duke përmbushur obligimet si anëtare me të drejtë të plotë e NATO-s, thotë presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Në përgjigjen e pyetjes së MIA-s, për të shprehur qëndrimin e tij lidhur me deklaratën e djeshme të shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili propozoi kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ai u përgjigj se kreu i shtetit ka bërë të mos shqyrtohet mundësia e kthimit në shërbimin e detyrueshëm në Armatë,…

Lexo më Shumë

Familjarët e Erdan Ramadanit nga Kumanova në një deklaratë për Open-TV i kanë bërë thirrje qeverisë së RMV-së që të ndihmojnë në kërkimin e djalit të tyre Erdanit, i cili ra në ujërat e lumit Vardar pranë autostradës Shkup –Tetovë, afër Zhelinës. “Po i bëjmë thirrje Qeverisë që të bëj më shumë në gjetjen e djalit tonë Erdanit. Birin tonë po e kërkojnë njësiti ‘Tigrat’ dhe ‘Ujqit’, por deri tani pa ndonjë rezultat. Kërkojmë nga Qeveria e Maqeddonisë së Veriut që të bëj një kërkesë deri te qeveria e Kosovës që të kërkojë ndihmë edhe nga ata, sepse ndoshta ata…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,06% në raport me vendimin e datës 26.9.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror. në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,137 %, te nafta ka ulje për 0,689%, te vaji ekstra i lehtë ulja është për 0,854% dhe te mazuti ulja është për 1,990%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit…

Lexo më Shumë

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, sot komentoi para mediave zhvillimet e fundit Brenda BDI-së, pasi që, emri i tij është lakuar shumë herë nga “Grupi i Zjarrit”, ashtu siç edhe mbrëmë në “Rruga Drejt” në Alsat, foli Izet Mexhiti, në lidhje me funksionin e Grubit në këtë parti, shkruan Alsat. Grubi, tha sot se BDI-ja është e fortë, derisa theksoi po ashtu se Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin, duke mos komentuar akuzat drejt tij. “E dinë të gjithë se BDI-ja është më e fortë se kurdoherë dhe më…

Lexo më Shumë

Për të katërtën ditë vijojnë kërkimet për gjetjen e shoferit të veturës që ra në lumin Vardar, respektivisht nga rruga prej Zhelinës për në Tetovë. Qendra për Menaxhim me Kriza informon se nga ora 09:00 në terren ndodhen 50 pjesëtarë të Armatës të cilët edhe sot do të realizojnë kërkime në terren. “Nga stacioni policor i Zhelinës në terren janë 8 persona, nga stacioni policor i Jegunovcit 8 persona, nga stacioni policor i Tetovës 4 persona. Pritet që të mbërrijnë edhe zhytës nga Ohri, por përveç kësaj do të arrijë edhe njësia speciale “Tigra” me zhytës”, thuhet mes tjerat në…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka vizituar selinë e EUROPOL-it në Hagë. Siç ka bërë të ditur Spasovski në profilin e tij në Facebook, kjo është vizita e parë e ministrit të Punëve të Brendshme nga vendi në selinë e EUROPOL-it. “Kënaqësi e veçantë, me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL-it, Katrin De Bol, bashkërisht ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e krimit kompjuterik dhe në fushën e krimit ekonomik dhe hetimet financiare në periudhën e ardhshme”, njoftoi ministri Spasovski. Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan Spasovski…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e kaluara më së shumti shi ka rënë në Mavrovë, 11 litra për metër katror. Siç njofton DPHM, deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm janë matur dy litra sediment ujor në Kriva Pallankë dhe Kodër të Diellit në Tetovë, si dhe një litër për metër katror në Shkup, Shtip, Vinicë, Krushevë, Kumanovë dhe Pozharanë. Temperaturat minimale lëvizin prej 6 gradë në Berovë, 7 Kodër të Diellit, 8 Manastir, 9 Kriva Pallankë, 10 Mavrovë, Prilep, Demir Kapi, Krushevë, 11 Shkup, Tetovë, Ohër, Strumicë, 12 Shtip, Gjevgjeli, Kumanovë, deri në gradë në Dojran 16. Sot moti është…

Lexo më Shumë

MPB njofton se është parashtruar padi penale ndaj 50-vjeçares Gj.B. nga Shkupi, përcjell TV21. E njëjta dyshohet për veprën penale “përpunim dhe përdorimi i një kartele pagesore false”. “E raportuara gjatë muajit maj 2022 ka siguruar të dhëna nga kartela e pagesës së të dëmtuarit dhe me të ka kryer 12 transaksione të paautorizuara për blerje dhe shërbime të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 17.000 denarë dhe për atë shumë e ka dëmtuar personin dhe ka përfituar pasuri të kundërligjshme”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Në kuadër të ngjarjes nën sloganin “Mbrojtja civile midis institucioneve dhe qytetarëve”, në organizim të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të bëhet pranim-dorëzimi i automjeteve dhe pajisjeve zjarrfikëse për 14 komuna të vendit. Siç është paralajmëruar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në ngjarje do të marrin pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti dhe të ambasadave në vend. Në parkingun e qendrës “Boris Trajkovski” – Shkup qytetarët do të munden prej afër të njoftohen me pajisjen për mbrojtje…

Lexo më Shumë

Nga SHA EVN Maqedoni informojnë se sot pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Karposh, Kisella Vodë dhe Gazi Babë. Në periudhën prej orës 08.30 deri në orën 11.00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Viç” nr.24, në Komunën e Karposhit. Në periudhën prej orës 8:30 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga Blv. “Boris Trajkovski” – krahu 10 që gjendet në pjesën e sipërme përballë objekteve të Solo Prom Kisella Voda dhe Modul Plast, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rr. “Hristo Tatarçev” – krahu…

Lexo më Shumë