Mullixhinjtë kërkojnë subvencione për energjinë elektrike ose shtimin e tregut të rregulluar sepse vetëm në këtë mënyrë, theksojnë ata, do të qetësohej situata dhe do të uleshin çmimet në të mirë të popullatës. Siç tha për AIM-n, kryetari i Grupit të Industrisë së Odës së Mullinjve, Goran Malishiq, në interes të madh do të ishte edhe teprica e shitur gjatë natës nga EMV, sepse 75 për qind e prodhimit të industrisë së bukës bëhet gjatë natës. “Në situatën aktuale çmimi në bursë i grurit si lëndë e parë bazë filloi sërish të rritet. Që nga vjelja e vitit 2022, çmimi…
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmjen e djeshme (30 -shtator) në ora 21:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Tetovë-Trebosh, tek mbikalimi i Treboshit, vetura “Ford” me targa të Italisë e drejtuar nga 19-vjeçari E.R. nga Dëbërca e Tetovës ka dalë nga rruga, në aksident lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës tek pasagjeri 17 vjeçarë nga i njëjti fshat, ndërsa lëndime trupore ka pësuar vozitësi. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.Ts
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, akuzoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski se po dezerton edhe në debat televiziv pas refuzimit të ftesës për debat në lidhje me krizën energjetike të kërkuar nga Mickoski. Kreu I VMRO DPMNE-së shprehet se ofron concept për dalje nga kriza jo vetëm këtë dimër por edhe për vitin e ardhshëm. “Kërkova takim me Dimitar Kovaçevskin për të prezantuar konceptin për zbutjen e pasojave të krizës energjetike. Kryeministri dezertoi dhe refuzoi një mundësi të tillë. E ftova në një debat mbi temën e energjisë/ekonomisë në një media ku ai vet do të dëshironte. Ai dezertoi sërish. Refuzoi me…
Në negociatat për furnizimin me gaz, që po zhvillohen aktualisht me Serbinë, nuk po flasim për shit-blerje, por për shkëmbim, thotë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në emisionin “360 Gradë” në Alsat. Sipas tij qëllimi përfundimtar është ngrohja dhe rryma më e lirë, shkruan Alsat. “Nuk po flasim për blerje apo shitje këtu, po flasim për shkëmbim. Ne si shtet kemi interes që të kemi gaz natyror me çmim më të ulët sepse do të kemi një çmim më të ulët si për energjinë termike ashtu edhe për energjinë elektrike që do të mund t’ua ofrojmë qytetarëve. Një pjesë do…
Siç ka njoftuar faqja zyrtare e Aleancës për Shqiptarët, mbreme Taravari, ish kryetari Ziajdin Sela dhe funksionarë lokal nga Kumanova kan mbajtur një takim mobilizues me aktivin politik të kësaj dege. Nga fotot e publikuara vihet re nje numer i madh i anetareve te kesaj partie prezent ne mbledhje te cilet me entuziazem filluan mobilizimin e tyre ne nendeget perkatese per mobilizim te fuqishem te strukturave egzistuese dhe prurjevevte reja qe priten te vijne.
Qeveria e LSDM-së e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski kujdeset për të gjithë pensionistët dhe vazhdon të rrisë pensionet në kushte krize. Nga fillimi i vitit të gjithë 330.000 pensionistëve janë rritur pensionet për 10 për qind, thonë nga LSDM. “Sipas metodologjisë së re, pensionet janë rritur dy herë këtë vit, në shtator me 6.8 për qind dhe më herët në mars me 2.9 për qind. Në nivelin e pensionit mesatar, vetëm me rritjen e fundit prej 6,8% do të thotë 1.200 denarë në muaj plus për pensionistët që marrin pension mesatar dhe më shumë për ata me pension mbi mesatar.…
Më 14 dhjetor të vitit 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) e caktoi 1 Tetorin si Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve (Rezoluta 45/106). Kjo u parapri nga nisma si Plani Ndërkombëtar Vienez i Veprimit për Plakjen, i cili u miratua nga Asambleja Botërore për Plakjen në vitin 1982 dhe u miratua më vonë po atë vit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Në vitin 1991, Asambleja e Përgjithshme miratoi Parimet e Kombeve të Bashkuara për të moshuarit (rezoluta 46/91). Në vitin 2002 Asambleja e Dytë Botërore për Plakjen miratoi Planin Ndërkombëtar të Madridit të Veprimit për Plakjen…
KUVENDI VOTOI PËR VAZHDIMIN E GJENDJES SË KRIZËS NË ENERGJETIK Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pas disa ditësh debat, dje votoi për vazhdimin e afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Në këtë seancë 83 deputet votuan “për”, nëdrsa nuk kishte asnjë “kundër” dhe asnjë të “përmabajtur. Debati në këtë senacë u shoqërua me akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës. Sipas kësaj të fundit Qeveria e përdror situatën për të negociuar tenderë në katër sy. “Ju si ministër duhet t’i hulumtoni gjetjet e Entit Shtetëror të Revizionit.…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (30.09.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 128 masa, nga të cilat 20 masa për tejkalim të shpejtësisë të lejuar, nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 11 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur 7 masa për përdorim të celularit, nëntë masa për kalim sinjali të mbyllur (semafori i kuq), pesë masa për shofer fillestar, 10 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës…”, njoftojnë nga MPB.
Moti sot në paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me diell, ndërsa pasdite në orët e mbrëmjes dhe të natës do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa vende, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme, të përcjella me bubullima dhe erëra të forta. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 22 deri në 28 gradë. Në Shkup me vranësira të pjesshme, kurse në orët e mbrëmjes dhe të natës me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë. Mot kryesisht stabil do të mbizotërojë nesër…
Situata në gjyqësor, ndoshta ngadalë, po ecën në kuptimin pozitiv. Jemi dëshmitarë se ka përgjegjësi mes gjykatësve dhe prokurorëve publikë, ndërsa organet rregullatore, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publikë tregojnë riaktivizimin apo realizimin e kompetencës së tyre, deklaroi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski. Duke folur për besimin në gjyqësor, Tupançevski deklaroi se kemi qenë dëshmitarë se ka përgjegjësi edhe për gjykatës edhe për prokurorët publik. “Kur është fjala për Këshillin e Prokurorëve Publikë, mund të them se tashmë janë plotësuar dy pozita. U zgjodh prokuror i lartë publik në Manastir dhe prokuror i lartë publik në Shtip. Fjala…
Presidenti Stevo Pendarovski, me ftesë të Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, sot do të marrë pjesë në ceremoninë në Sofje me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonjeksionit të gazit Greqi – Bullgari Në ceremoninë e cila do të mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje, do të marrin pjesë edhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, Nikolae-Ionel Chouka kryeministër i Rumanisë dhe Aleksandar Vuçiq, president i Republikës së Serbisë. Presidenti Stevo Pendarovski do të ketë takime me presidentin e Republikës së Bullgarisë,…

