Author: Hamdi Kumanova

E njohim si valltar, por Ilir Loku tash më është i pari shqiptar në Maqedoninë e Veriut i cili ka diplomuar për koreografi. – Advertisements – I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Loku tregoi për veshtirësitë që i ka kaluar si pasojë e mospasjes së kësaj dege në Maqedoni. “Vitin e parë kam udhëtuar, por dy vitet tjera kam qëndruar në prishtinë, kështu duke e lënë vet edhe Albanën (bashkëshorten) gjatë shtatzanisë.” Ilir Loku ka mbrojtur temën teorike dhe atë praktike për diplomim, e nga këto të dyja ai tha që tema teorike i ka marrë më shumë kohë,…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot ka hapur punëtorinë “Zhvillimi i rregullores për menaxhimin e tokës”, me të cilën ka filluar zyrtarisht procedura për hartimin e Ligjit për Mbrojtjen e Tokës. Duke theksuar se shmangia e degradimit të tokës është e një rëndësie vendimtare për mirëqenien tonë dhe të biodiversitetit, ministri Nuredini tha se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  ka filluar përgatitjen e një ligji të veçantë, i cili do të rregullojë menaxhimin dhe mbrojtjen e tokës, politikat dhe masat e ardhshme që duhet të ndërmerren nga autoritetet kombëtare dhe lokale, dhe të cilët do të…

Lexo më Shumë

Të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të jenë pjesë e ndryshimit të ekologjisë së gjelbër, të paraqesin propozim që komuna e tyre të bëhet më e gjelbër dhe më ekologjike, apelon shoqata “Go Green” – Shkup, e cila për herë të dytë mbledh kërkesat e të rinjve për komuna të gjelbra. “Rinia nuk është e përfaqësuar në komuna dhe ende nuk janë formuar këshillat rinore lokale në shumicën e rasteve – organe që duhet të mbrojnë interesat e rinisë. Nëpërmjet këtij procesi, ne përcjellim zërin dhe nevojat e të rinjve në komunën e tyre. Le të dëgjohen. Kriza klimatike me…

Lexo më Shumë

Nga 1 tetori, gjoba për shërbimin “merimangë” të NP “Parkingjet Komuna Qendër” do të rritet për 1.000 denarë. Në vend të 2.500 denarë, nëse policia rrugore ndërhyn për parkim të gabuar, gjoba tani do të jetë 3.500. Vendimi për rritjen e çmimit arsyetohet me faktin se çmimi ka qenë i njëjtë për 10 vite dhe se në periudhën e kaluar çmimi i derivateve të naftës është rritur në mënyrë drastike.

Lexo më Shumë

SPB-Tetovë njofton se në orët e para pas mesnatës është arrestuar një 35-vjeçar nga Gostivari pasi i një p drejtonte makinën me patentë shoferi të falsifikuar. “Pjesëtarë të policisë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë- DPB Gostivar, (03-tetor), rreth pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate, në afërsi të kabinës së pagesës rrugore të Gostivarit, kanë privuar nga liria 35-vjeçarin R.K. nga Orashja e Tetovës”. “Ai është arrestuar për shkak të dyshimit se ka patentë shofer të falsifikuar, e cila i është marrë dhe i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot vazhdon gjykimi për vrasjen e henbollistit kroat Denis Tot, i cili është rrahur deri në vdekje para një klubi nate në Parkun e Qytetit në Shkup. Rasti është në procedurë dëshmuese dhe vazhdon me prezantimin e provave nga prokuroria, pasi në seancën e kaluar janë dëgjuar ekspertët Aleksandar Stankov dhe Renata Jankova nga Mjekësia Ligjore. Ekspertët u pajtuan se lëndimet që ka pësuar tashmë i ndjeri klasifikohen si lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën dhe kanë të bëjnë me vdekjen e viktimës. Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Elena Ilievska Josifovic, ndërsa prokurorinë…

Lexo më Shumë

Një numër i madh i të rinjve kanë braktisur vendin në kërkim të një jete më të mirë, duke lënë pas edhe më të dashurit, prindërit e tyre. Shumë të moshuar në vendin tonë kanë mbetur vetëm e nuk ka kush ju troket në derë për t’i ndihmuar me punët e përditshme apo qoftë edhe për të shkëmbyer dy fjalë. Disa prej tyre kanë filluar të shfrytëzojnë shërbimin më të fundit të ofruar falas nga Ministria Sociale në bashkëpunim me komunat, vizita në shtëpitë e të moshuarve nga ana e kujdestarëve. Një nga shfrytëzuesit e këtij shërbimi është edhe banori…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër M.I.(37) nga Velesi për kryerjen e veprës penale “mashtrim” dhe “falsifikim i parave”. Sipas njoftimit të MPBV-së gjatë muajit mars 2021, personi në fjalë pasi ka marrë 12 kartëmonedha të falsifikuara (nga 100 euro), i ka përdorur në dy raste, duke i vënë në qarkullim gjatë blerjes së celularëve. “Ai ka mashtruar dy shitës të telefonave celularë, duke kryer pagesën me para të falsifikuara”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

MPB njofton se në pikën kufitare “Deve Bair” ka arrestuar një shofer të kamionit nga Turqia, i cili ka drejtuar automjetin e tij me dokumentacion të falsifikuar. “Më datë 02.10.2022 në orën 15.15 në pikën kufitare “Deve Bair”, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria J.M.(45) nga Republika e Turqisë, gjatë kontrollit është konstatuar se polica e sigurimit që ka dorëzuar për kontroll të automjetit të ngarkesave “MAN”, me targa turke, të cilin ai e operonte, ishte e falsifikuar. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes shumica e banorëve të Shkupit kanë mbetur pa energji elektrike. Për shkak të një defekti të madh të stacionit 110 kilovat, nuk ka pasur energji elektrike në vendbanimet Karposh, Gjorçe Petrov dhe Saraj. EVN konfirmoi informacionin për Tv KlanM dhe sqaroi se ekipet tashmë kanë regulluar defektin. Rajoni i Karposhit, Kapishtecit, Vllae, Gjorçе Petrov, Matka, Kondovë dhe Saraj në mëngjes u ballafaquan me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Ndërprerja ndodhi si pasojë e rënies së largpërçuesit 110 kV nga trafostacioni “Shkupi 3” deri te trafostacioni “Perëndimi”. Ekipet e Elektrodistribuimit për kohë të shkurtër e sanuan defektin…

Lexo më Shumë

Në kohë sa më të shkurtër do të formohet Këshill i cili do të duhet t’i zgjidh problemet me librat në shkollat fillore dhe të mesme, pasi që të gjitha punët nuk varen nga Ministria, deklaroi sot ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili sot ishte për vizitë në Universitetin e Manastirit me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, njofton Portalb.mk. “Problemi me librat nuk është vetëm në shkollat fillore, por edhe në të mesmet. Mendoj se në kohë sa më të shpejtë do të formohet një llok këshilli për tërë këtë problem, i cili nuk është vetëm…

Lexo më Shumë

Mile Levkov nga VMRO -DPMNE përmes një presskonference ka akuzuar kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu se më 09.11.2021 i ka ndarë një tender në vlerë prej 108mi euro kompanisë që lidhet afër me kryemistrin Kovaçevski respektivisht “Kumit” të kryeministrit Kovaçevski kur ky i fundit ishte zëvendës ministër shkruan Top24. VMRO akuzoi Kovaçevskin se tendere të tilla janë marë edhe nga Ndërmarrja Publike Kullotat e Maqedonisë nga komuna tjera.Top24

Lexo më Shumë