Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka paralajmëruar që do t’i njoftojë qytetarët në momentin që do të munden qytetarët të skanojnë si më parë, pasi deri në fund të javës pritet të mbarojë përditësimi i aplikacionit “TVSH-ja Ime”, transmeton Portalb.mk. “Dje dhe sot janë kryer disa rregullime shtesë, presim që deri në fund të javës të kryhet procesi, më pas do të informohen shfrytëzuesit kur do të mund të skanojnë si më parë”, sqarojnë nga DAP-i. Ata falënderuan qytetarët për mirëkuptimin, ndërsa paralajmëruan që në muajin gusht do të paguhen mjetet nga “TVSH-ja Ime”.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.866 teste, ndërsa janë regjistruar 884 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 745 pacientë të shëruar nga COVID-19. Gjatë 24 orëve është raportuar një i vdekur nga Shkupi (77 vjeç). Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar edhe 4 persona të vdekur, nga një në Strumicë, Shtip, Koçan dhe Gostivar. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej datës 29.06 deri më 25.07.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë…
Filmi dokumentar “Gjaku i papastër” ishte pjesë e pyetjeve deputetësh. Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE tha se bëhet fjalë për dështim klasik të sistemit në të cilin janë përfshirë disa institucione, duke shtuar se nuk është e mundur që ky skandal të ketë zgjatur dy vite me radhë e askush të mos ketë reaguar. Ai pyeti përse nuk është ndërmarrë asnjë hap në drejtim të zbardhjes së rastit, për të cilin, siç tha, me siguri ka ditur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Pse nuk ndërmorët hapa më të fortë për zbardhjen e rastit? Pse nuk i larguat këta që drejtojnë…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët, tha se nuk bëhen përgatitje për zgjedhje të parakohshme, duke rikujtuar opozitën se për të pasur zgjedhje duhen të ketë edhe qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve të reja. Xhaferi gjithashtu tha se është herët të komentohen paralajmërimet për ndryshimet kushtetuese dhe referendumin. “Nuk ka material për të komentuar unë. Opozita hipotetikisht krijon situata”, tha Xhaferi. Sa i përket zhvillimeve aktuale në Kuvend me mungesën e kuorumit dhe bllokadës aktive nga opozita maqedonase, Xhaferi u shpreh i vendosur që deputetët duhet ta meritojnë pagën dhe të jenë…
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti, njëherit kuadër i Alternativës dega në Kumanovë në një intervistë për dritare.net ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pritet që brenda 8 viteve të bëhen anëtare të plotfuqishme në Bashkimin Evropian. “ Edhe pse negociatat zgjasin disa, vite, si standard, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pritet afër 8 vite të zgjasin, megjithatë kjo është faza e fundit para se të bëhemi anëtare të plotfuqishme të Bashkimit Evropian. E njëjta ndjeshmëri mund që të themi se ishte te kolegët tanë të Bashkimit Evropian sepse me vite të tëra kanë…
Rusia ka pasur ndikim në të dyja anët e kufirit, para se t’i vihet flaka qendrës kulturore në Maqedoninë e Veriut, thotë Kryeministri bullgar në largim Kiril Pertov në lidhje me marrëdhëniet me Shkupin gjatë kohës së mandatit të tij gjashtëmujor. Në intervistë për gazetën britanike “Times”, Petkov pranon – “në nivel lokal e kufizuam korrupsionin, por e kuptuam që ai është instrumenti më i mirë i politkës së jashtme të Moskës në Ballkan. Kryeministri bullgar në dorëheqje Kiril Petkov ka nxjerrë mësim trë rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit në Evropën lindore gjatë mandatit të tij të shkurtër në kabinet,…
“Deputetët nuk janë të robëruar që të qëndrojnë me doemos në sallë për të siguruar kuorum pune dhe këtë përgjegjësi nuk e kanë vetëm deputetë e shumicës por edhe opozita”. Kështu vlerëson kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili në takimin me gazetarët foli për mungesën e shumicës efektive në Kuvend dhe mos miratimin e pikave nga seancat e kaluara. Xhaferi mbetet në qëndrimin se mosmarrëveshjet politike nuk duhet zgjidhur brenda Kuvendit, duke shtuar se paralajmërimet për shpërndarjen e Kuvendit nuk ishin blof, por nevojë ekstreme e rrethanave reale në Kuvend. Xhaferi tha se i mbetet partive të mbajnë llogari…
Është ndërprerë kërkimi për shtetasin e Maqedonisë së Veriut, Martin Jovanovskin i cili u zhduk në ujërat afër plazhit Posidi të Greqisë. Lajmin e bëri të ditur organizata greke e kërkim-shpëtimit OFKAT. “Kërkimi zgjati 20 ditë, por përpjekjet e të gjithë pjesëmarrësve, për fat të keq, nuk dhanë fryte”, thotë organizata. “Sot bëhen 20 ditë pa Martinin. Përpjekjet për lokalizimin e tij gjatë gjithë kësaj kohe fatkeqësisht nuk dhanë fryte edhe pse “përziem” detin, tokën dhe qiellin me të gjitha mjetet që ofruan të gjitha entet shtetërore! Martini nuk “i përket” detit. Martin i përket tokës dhe duhet të “kthehet”…
Edhe pse prokuroria е Tetovës ka ngritur akuzë në Gjykatën Themelore të këtij qyteti për djegien e Spitalit Modular, që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, e njëjta nuk është proceduar, thonë për Alsat burime brenda gjykatës. Arsyeja është se padia në gjykatë është lëshuar në minutat e fundit të ditës, kur gjykatësit fillojnë pushimin vjetor. “Për shkak se lënda në gjykatë është dorëzuar më 14 korrik, pra ditën kur janë futur në pushim vjetor gjykatësit e Gjykatës Themelore të Tetovës, e njëjta nuk i është ndarë asnjë gjykatësi. Pritet data 15 e gushtit, kur fillon të funksionojë sistemi…
“Kuvendi ka marrë vendim që ky vend të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane. Në atë vendim morën pjesë deputetë të partive politike që përfaqësonin rrethin më të gjerë të qytetarëve në vend. Ky vend do të shkojë në rrugën e integrimeve evropiane”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën për çështje parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryetari i Qeverisë Kovaçevski konstatoi se janë thënë gënjeshtra nga një pjesë e opozitës. para mbajtjes së asaj seance, në bazë të së cilës ishin organizuar protestat. “E para, Republika e Maqedonisë së Veriut mbajti konferencën e parë ndërqeveritare. E…
PREJ 45 IKONAVE TË SEKUESTRUARA, PËR 24 ËSHTË VËRTETUAR SE KANË PREJARDHJEN PREJ KISHAVE NË VEND Më shumë se gjysma e 45 ikonave të vjedura të sekuestruara në Shqipëri është vërtetuar se e kanë prejardhjen nga kishat në Maqedoninë e Veriut, thotë ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska. Për të tjerat vazhdon procesi i identifikimit në të cilin marrin pjesë ekipe të ekspertëve nga më shumë institucione në të dyja vendet përcjell KlanMacedonia. Një nga drejtimet e biznesit me eksport të jashtëligjshëm të artefakteve arkeologjike, kishtare dhe të tjera, së fundmi shpie në Shqipëri, sipas deklaratës së Ministres së Kulturës,…
“Më duhet të pranoj se për herë të parë pas një kohe të gjatë mund të jemi në të njëjtën gjatësi valore me Pendarovskin, në atë drejtim po mendoj edhe të dal me një formulim të pyetjes para Komitetit Ekzekutiv, por edhe para qytetarëve. Por pres që Pendarovski pastaj t’i thërrasë partitë tjera politike në Maqedoni nëse kjo është thelbi i çështjes dhe të dalin në referendum”, sqaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Kavadari duke iu përgjigjur pyetjes për deklaratën e Pendarovskit për formulimin e pyetjes për referendum. Mickoski shtoi se është befasuar këndshëm nga qëndrimi i Pendarovskit sepse…

