Author: Hamdi Kumanova

Një qytetar i Tetovës gjatë ditës së djeshme ka raportuar në polici se është sulmuar nga ish e dashura e tij. SPB-Tetovë njofton se janë marrë masa për zbardhjen e rasti. “Me datë 27.07.2022 në ora 17:00 në SPB Tetovë, një 27 vjeçar nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga 39-vjeçarja M.G. nga rrethina e Tetovës, me të cilën paraprakisht ka qenë në lidhje dashurie. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në raportin e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Në takimin e Odës Ekonomike lidhur me furnizimin e energjisë elektrike në impiantet e mëdha të prodhimit në vend, nga ana Odës Ekonomike i është propozuar Qeverisë masa që do të lehtësonin gjendjen e kompanive në lidhje me furnizimin me energji elektrike. Ndër të tjera, deri te SHA EMV është dërguar thirrje nëse gjatë periudhës së dimrit kompanija prodhonte energji elektrike të tepërt, e njejta të ofrohet në një paketë preferenciale për kompanitë vendase që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike, dhe që janë në gjendje të vështirë duke pasur parasysh se energjia elektrike pritet të arrijë çmime shumë…

Lexo më Shumë

Pierre Mirel, një nga drejtorët më jetëgjatë të zgjerimit në Komisionin Europian në një intervistë për programin e Këshillit të Atlantikut #BalkansDebrief ka diskutuar metodologjinë e re të negociatave që do të ndiqet nga BE-ja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Mirel, është ende herët për të matur imapktin e metodologjisë së re dhe thuajse e pamundur për të dhënë një datë të përfundimit të bisedimeve për anëtarësim. “Mund të ketë pengesa që nuk i parashikojmë dot, për shembull sa kohë do t’I duhet Serbisë që të zgjidhë çështjen dypalëshe me Kosovën. Askush nuk e priste që Bullgaria do…

Lexo më Shumë

Shiu me intensitet të lartë që ka rënë mbrëmë dhe deri rreth orës tre të mëngjesit, ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit në mes të fshatrave Vlladevci dhe Tribiçino të Komunës së Vasilevës. Sipas Aleksandar Gudev, komandant i zjarrfikësve të Strumicës, tha sot në mëngjës se zjarri është vënë plotësisht nën kontroll, ndërsa në terren është vendosur një ekip prej 30 personash nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. “Për momentin nuk ka vende ku ka rrezikshmëri nga zjarret, edhe reshjet e shiut dukshëm ndihmuan në shuarjen e flakëve, por duke qenë se është terren shumë i vështirë dhe i paarritshëm,…

Lexo më Shumë

Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për shërbimin në ushtri, pasi kjo zgjidhje ligjore u bllokua nga opozita për një vit të tërë thotë deputeti nga radhët e LSDM-së Mile Taleski. Sipas tyre këto ndryshime ofrojnë përfitime serioze për anëtarët e Ushtrisë. Pagat e personelit aktiv ushtarak dhe civil do të rriten për më shumë se 2000 denarë. Për personelin aktiv ushtarak dhe civil parashikohet pagesa e pushimit mjekësor në masën 100% të pagës bazë dhe shtesa në pagë, si dhe vendosen kushte të favorshme për bursa për personelin e ri dhe premtues të specialiteteve kritike për Ushtrinë. Përfitime ka edhe…

Lexo më Shumë

Deputetët e së “Majtës” votuan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Deputetët e së Majtës, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov ishin të vetmit që dje janë deklaruar “kundër”. Maqedonia ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Në Kuvendin e Maqedonisë sot u mbajt votimi, ku 103 deputetë të pushtetit dhe opozitës votuan “PËR”, ndërsa dy deputetë nga e majta ishin kundër. Në votim ishin të pranishëm kreu i shtetit dhe trupi diplomatik në Maqedoni. Sipas listës zyrtare nga votimi, në sallën e kuvendit kanë qenë të pranishëm 105 deputetë, nga të cilët 103 kanë votuar…

Lexo më Shumë

Për shkak të motit të keq, i cioli mbrëmë e kaploi Kriva Pallankën me rrethinë, në kthesat tek vendi Proseçenik, një maune me targa shqiptare ka dalë nga rruga. Nga Sektori për punë të brendshme në Kumanovë informojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:40, në kohën e stuhisë, së ndjekur nga bubullima dhe shkarkime të fuqishme elektrike. “Nuk ka pasur dëme të mëdha materiale, ndërsa shoferi është në gjendje të mirë, për momentin po punohet për largimin e maunes nga rruga anësore, pjesëtarë të policisë janë në terren, duke rregulluar komunikacionin. Ai nuk është në ngecje, por duhet…

Lexo më Shumë

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi ka marrë kallëzim penal nga një biznesmen nga Dibra, transmeton Portalb.mk. Keqpërdorimi i pozitës dhe kompetencave zyrtare, dhuna dhe maltretimi në kryerjen e shërbimit janë tre aktet për të cilat drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka marrë kallëzim penal nga biznesmeni. Netpress, ishte shpërndarë faqja e parë e kallëzimit të ngritur kundër Muaremit. Nga ajo mund shihet se ka vulë arkivore nga prokuroria e drejtuar nga Ruskovska. Ky kallëzim penal publikohet në të njëjtën kohë kur drejtori Muaremi ka bërë kallëzim për kontroll të paligjshëm pas hyrjes së prokurorisë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se sot (28.07.2022) në ora 09:45 në rrugën “Gjorgji Kapçev” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.T.(51) nga Makedonski Brod, me vendbanim në Shkup. Ai kërkohej me urdhër qendror nga Gjykata Themelore Penale Shkup për të vuajtur dënimin me burgim prej një viti për vepër penale të kryer nga neni 130 i Kodit Penal. Personi do të dërgohet në institucionin penal për të vuajtur dënimin./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Për pak orë disa pjesë të ndryshme të vendit u goditën nga një mot i keq, me reshje shiu dhe shkarkime elektrike. Rrufetë kanë shkaktuar dëme duke djegur disa shtëpi në rrugën Kuzman Shapkarev në Prilep. Sipas informatave të para mbrëmë pas mesnate nga zjarri janë përfshirë katër shtëpi njofton tv Telma, përcjell KlanM. Zjarrfikësit e Prilepit kanë arritur të parandalojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa ka edhe zjarrfikës të lënduar lehtë, njoftojnë mediat lokale të Prilepit, të cilat kanë publikuar fotografi ku shihet zjarri nga disa lokacione anembanë Prilepit. Zjarri është shuar plotësisht rreth orës 3, ndërsa për dëmet e…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se Qeveria ikën nga zgjedhjet dhe referendui, qeveria ikën nga populli. Sipas tyre Kovaçevski e di se populli është kundër bullgarizimit që ai po e shtyn dhe prandaj ikën nga ballafaqimi si në zgjedhje ashtu edhe në referendum. Nga atje shtojnë se atij i intereson vetëm karrigia e tij dhe si të qëndrojë një ditë më gjatë në pushtet. Referendumi është mënyra më e mirë për të dëgjuar opinionin e popullit shtojnë në mes tjerash nga opozitarja VMRO-DPMNE. Qeveria nuk duhet të lërë peng gjithë popullin, identitetin, historinë dhe gjuhën. Integrimi në BE duhet të bëhet me…

Lexo më Shumë

Presidenti Biden do ta kishte pasur shumë më të lehtë të vendoste rreth vizitës së znj. Pelosi në Tajvan, sikur të kishte qenë vizita e tij e suksesshme në Lindjen e Mesme, dhe sikur Presidenti Erdogan të tregohej më konstruktiv ndaj perëndimit. Mirëpo, kjo situatë e ka ç’ekuilibruar peshoren gjeopolitike. Dr. Muhamed KAJOLLI Për mua Lufta Tretë Botërore (LTB), kishte filluar që në 2015, kur dy raketa Amerikane nga deti Mesdhe u hodhën në Siri. Ndonëse nuk ishte momenti i duhur politik, mirëpo, ishte një sinjal për të treguar se SHBA-të janë të vendosura që të mos shkelen kufijtë e…

Lexo më Shumë