Author: Hamdi Kumanova

Çmimi i bukës në vendin tonë tejkalon çmimin në disa qytete evropiane. Kështu, në Lion tw Francws mund të blini një kilogram bukë (bagetë) për 85 denarë, në Hamburg për 79 denarë, në Shkup 470 gramë shiten për 52 denarë, që do të thotë se një kilogram do të kushtonte 105 denarë, sa është edhe në qytetin italian, Milano. Edhe me çmimin e qumështit jemi “duke prirë”. Qumështi “Bitolsko” nga prodhimi vendor kushton 85 denarë, kurse në Milano 60 denarë. Në Hamburg ky produkt mund të blihet për 70 denarë, kurse në Lion – prej 54 deri në 75 denarë.…

Lexo më Shumë

“SKRININGU” NUK ËSHTË VETËM NJË “INÇIZIM RENTGENI”, POR SHUMË I THELLUAR Bashkimi Evropian nuk do të lejë të vetme RMV-në në krizën energjetike, por nuk do të reagojë në provokimet e vazhdueshme bullgare rreth temave historike. Zv/Abasadori I BE-së në Shkup, XhuLijan Vasalo, dha edhe disa javë deri në nënshkrimin e marrëveshjes për forcat evropiane ndërkufitare FRONTEX, që do të jetë testi I parë se BE-ja e trajton gjuhën maqdonase si të njëjtë me gjuhët tjera evropiane. Është e pamjaftueshme që procesi I skriningut RMV-BE të përshkruhet si një “incizim rentgeni” I gjyqësorit vendor – thotë Zv/Ambasadori I BE-së në…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për 24 orët e fundit nga ku rezulton se prej 745 të testuarve kanë rezultuar 75 të infektuar, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 75 Riinfektime: 23 Të vdekur: 0 Të vdekur të raportuar në Termini im: 2 Të shëruar: 94 Testime: 745 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 446. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Prilepi dhe Velesi. Nga fillimi i pandemisë: Të infektuar: 343.143 Të shëruar: 333.158, Të vdekur:…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë në Gjevgjeli ka miratuar masën e paraburgimit për një person i cili akuzohet për sulm seksual ndaj të miturit, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se prindërit i kishin besuar kujdesin e fëmijëve personit në fjalë. “I dyshuari, të cilit prindërit i kanë besuar kujdesin për tre fëmijët e moshës 8, 6 dhe 2 vjeç, ka shfrytëzuar të njëjtat rast dhe ka kryer vazhdimisht veprën “përdhunim” ndaj fëmijës më të madh”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Lexo më Shumë

Tendenca rritëse si në vlerë ashtu edhe në numrin e e-transaksioneve vazhdon të rritet. Qytetarët e Maqedonisë kanë shpenzuar pothuajse 195 milionë euro në gjashtë muajt e parë të këtij viti në dyqanet vendore online, që paraqet 70 për qind të vlerës së përgjithshme të transaksioneve online, njoftojnë nga Asociacioni për E-tregti të Maqedonisë (AEM). Edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, qytetarët e Maqedonisë blejnë më së shumti nga e-dyqanet vendase, por ritmi i rritjes krahasuar me dy vitet e fundit është më pak intensiv. Pas rritjes së arritur prej 169 për qind në gjysmën e parë të…

Lexo më Shumë

inistrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot ka takuar ambasadorin e Austrisë, Georg Vucas dhe përfaqësues të kompanisë tekstile “Teksport”, ku kanë biseduar për sfidat me të cilat ballafaqohet industria e tekstilit në përmbushjen e planit të planifikuar të punës, nevoja për punë jashtë orarit për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar dhe të interesuar për t’u angazhuar në veprimtarinë prodhuese. Siç kumton MPPS-ja, pronarja e “Teksport” ka theksuar nevojën për punësime të reja në kompaninë e saj për të plotësuar kërkesat për produkte të gatshme në kompani. Ambasadori Vucas iu referua cilësisë dhe kushteve të mira,…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për TV24 ka theksuar se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme për tejkalimin e kësaj krize, për të cilën nuk ka zgjidhje qeverisja aktuale. Lidhur me koalicionimet e mundshme paszgjedhore dhe se a do të bëjnë koalicion me BDI-në, Mickoski theksoi se do të bëjnë koalicion me këtë parti shqiptare nëse i fiton zgjedhjet. “Për shkak të qeverisjes me Badenter në Kuvend, do të duhet të bëjmë koalicion me partinë që fiton në bllokun shqiptar, pra edhe nëse është BDI, edhe pse do të preferoja të ishte opozita shqiptare për momentin, ASH-ja…

Lexo më Shumë

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev refuzoi të nënshkruajë tekstin e deklaratës së nëntë vendeve të Evropës Lindore për shkak të nenit që mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO, njoftojnë nga kabineti i presidentit bullgar. “Rumen Radev nuk pajtohet me të gjithë tekstin e deklaratës së miratuar nga disa vende të Evropës Lindore për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Presidenti mbështet qëndrimet e tjera të gjetura në dokument”, thuhet në deklaratën e raportuar dje nga BTA. Dokumenti u nënshkrua më 2 tetor nga presidentët e Rumanisë, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Sllovakisë dhe Polonisë. Ata…

Lexo më Shumë

Qeveria sot ka dërguar në Kuvend dorëheqjen e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski dhe ajo tashmë u është dorëzuar deputetëve. Nga Kuvendi informojnë se do të njoftojnë në mënyrë shtesë se në cilën seancë do të konstatohet dorëheqja e Milevskit. Deri më tani Kuvendi nuk ka marrë propozim për zgjedhjen e ministrit të ri për Vetëqeverisje Lokale. Sipas informacioneve nga Partia Liberal Demokratike, për këtë post ministror do të propozohet Risto Penov. Milevski ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij më 20 shtator të këtij viti, siç informon ai, për arsye personale. Në Kuvend është caktuar seanca e re…

Lexo më Shumë

Dje (03-tetor) në ora 16:00 në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 53-vjeçarin R.D. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit për vuajtje të dënimit me burg. Menjëher pas dokumentimit, R.D. është dorëzuar në burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.Ts

Lexo më Shumë

Dje mbrëma (03-tetor) rreth orës 19:45, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.J. (43) nga Gostivari dhe Sh.F. (30) nga Çegrani i Gostivarit, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre në veturën “Opel Zafira” me shenja regjistrimi të Gostivarit, në të cilën ishin transportuar, u gjet heroinë dhe një shkop bejsbolli. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohen parashtresat përkatëse.Ts

Lexo më Shumë

Gjatë viti të kaluar, 99 përmbarues kanë realizuar fitim të përbashkët prej gati 3,4 milionë eurove, transmeton “Pari” duke u thirrur në të dhëna nga Oda e Përmbaruesve. Gjatë vitit 2021, përmbaruesit kanë bërë mbi 63 mijë arkëtime të detyruara. Shuma që ata kanë mbledhur në procedurë është 130 milionë euro. Në listën e përmbaruesve kryeson përmbaruesja nga Shkupi Katerina Kokina, e cila ka arritur që brenda një viti të përfitojë 130.000 euro, ndërsa e fundit në listën e 10 përmbaruesve me përfitime më të mëdha është Sllavica Acovska, e cila brenda vitit ka realizuar përfitim prej 79.169 eurove.

Lexo më Shumë