Nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Manastir e kanë privuar nga liria D.Ç. (26) nga Manastiri. Siç njofton MPB-ja, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë dhe sende tjera me mbetje të materies së panjohur. Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, theksojnë nga MPB-ja.
Author: Hamdi Kumanova
Një grua në Ferizaj ka raportuar në polici se ish i fejuari i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si dhunim. “Ferizaj 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ish i fejuari i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një mjek i ri shqipëtar që të bënë krenar në spitalin shtetëror në Shkup. Bëhet fjalë për D-r. Bujar Ramdani , një mjek i ri , energjik, i vendosur për të arritur majat e suksesit në fushën e Onkologjisë që ka të bëjë me trajtimin e kancerit. Ai menjëherë pas diplomimit në Fakultetin e Mjeksësië në Universitetin më prestiogjoz, “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, arriti që me shumë sukses të sistemohet në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji. D-r Ramadani cdo ditë që nga orët e hershme të mëngjesit e deri pasdite bënë ordinimin tek pacientët që kanë sëmundje…
Ministria e Kulturës sqaroi që në kuadër të muajit tetor jeta kulturore në Maqedoninë e Veriut do të begatohet edhe me Ditët e Filmit Gjerman, transmeton Portalb.mk. “Nga data 15 deri më 18 tetor në orën 20:00. në programin e kinemasë janë Ditët e Filmit Gjerman. “Njeri sipas madhësisë suaj”, “Rabije Kurnaz kundër Xhorxh Bush i Ri”, “Aeiou: Alfabeti i shkurt i dashurisë“ dhe “Bastardi”, janë filmat që do të shfaqen”, raportoi Ministria e Kulturës. Ndryshe, në ditët e para të këtij muaji do të realizohet festivali “Xhifoni” dhe “Kinenova”. “Do të shfaqet edhe filmi „Arizona Dream” i Emir Kusturicës,…
Ministria e Mbrojtjes, si edhe më parë, kryen detyrat e saj me profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe raporton në mënyrë transparente për të gjitha zhvillimet. Për rastin e vjedhjes në departamentin e mbrojtjes, e cila ndodhet përkohësisht në ambientet e një ndërmarrje publike, është hapur hetim nga njësitë organizative kompetente në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat në bashkëpunim me MPB-në duhet ta përfundojnë këtë procedurë. Ky është reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me deklaratën e Dragan Kovaçkit nga VMRO – DPMNE për dokumente të vjedhura të klasifikuara dhe për kompjuterë të vjedhur që përmbanin dokumente të besueshme. Ministria e…
Blejnë për kile e marrin më pak! Kështu shprehen qytetarët posa të dalin nga shitoret apo tregjet, shkruan Alsat. Ata që blejnë në markete thonë se muajin e fundit kanë vërejtur ulje të sasisë në paketimet e produkteve ushqimore, madje edhe kur blejnë në treg nga stoqe masive, thonë se nuk marrin për aq sa paguajnë. “Tregtarët bëjnë gjithçka vetëm të përfitojnë. Nuk duhet ashtu ta mashtrojnë popullin nëse është gjysmë kile e të më jep 400 gr ajo nuk bën. Le të vetëdijesohen, ne blejmë prej tyre – ata jetojnë prej neve”, tha një qytetar. “Është fakt që çdo…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka vendosur të ndërpresë marrëveshjet për koncesion për shtatë hidrocentrale të vogla elektrike në Malin Sharr. Nga Qeveria njoftojnë se e kanë miratuar informacionin për marrëveshjet për koncesion të hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura. “Me vendim janë përfshirë gjashtë hidrocentrale të vogla në një zonë rreptësisht të mbrojtur, të cilat nuk do të realizohen. Me zgjidhjen miqësore të marrëveshjeve të koncesionit, është planifikuar të kompensohen kostot e bëra realisht për realizimin e marrëveshjeve dhe kostot në emër të koncesionit”. “Krahas kësaj, është paraqitur propozimi për zgjidhjen miqësore të marrëveshjes…
Partitë më të mëdha të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, e kundërshtojnë idenë e deputetit dhe liderit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, për koalicion të gjerë qeveritar. Nga LSDM shkurt për “Lokalno” deklarojnë se nuk e përkrah idenë e “koalicionit të gjerë”. Burime partiake nga kjo parti thonë se nuk mund të bëjnë koalicion me parti që janë antievropiane dhe që pengojnë përparimin e vendit. Ndërsa dera, siç thotë burimi ynë, mbetet e hapur për të gjitha forcat e tjera politike progresive në vend. Të njëjtën gjë thotë edhe BDI. Burime partiake nga kjo parti theksojnë se koalicioni ka mbështetjen…
Në Qeverinë e RMV-së ka filluar takimi në mes Kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe ekipit qeveritar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ekipin e tij. Para Takimit kreu i VMRO-së Mickoski tha se në këto momente të vështira është e nevojshme të ndihmojmë qytetarët dhe Maqedoninë dhe është momenti kur duhet të tregojmë shtetësi dhe jo të mbledhim pikë politike. Vetë fakti që sot janë zgjuar vetëm 500 familje me radiatorë të ngrohtë është dëshmi e mjaftueshme që puna nuk është shkëlqyese, do të thosha se puna është katastrofike. Vlerësojmë se si VMRO-DPMNE në këto momente të vështira duhet të…
Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës, më 3 tetor 2022, u hap ekspozita vjetore e organizuar nga studentët dhe profesorët e Katedrës së Arkitekturës. Punimet e prezantuara ishin nga lëmi të ndryshme të punuara nga studentët gjatë vitit akademik 2021/2022. Në hapjen e kësaj ekspozite të pranishmëve me fjalë përshëndetëse ju drejtua dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Feta Sinani. Ai fillimisht i përgëzoi studentët për angazhimin e tyre dhe punën profesionale që kanë bërë gjatë një semestri, të cilën e kurorëzuan me organizimin e kësaj ekspozite. Sipas tij, planprogramet studimore të Fakultetit…
Nëntë muaj pas fillimit të luftës, Maqedonia e Veriut ende i trajton refugjatët nga Ukraina, si turistë të zakonshëm. Shoqata e Juristëve të Rinj thotë se rreth 2000 persona nga Ukraina janë aktualisht të strehuar te ne dhe po përballen me vështirësi serioze në realizimin e të drejtave të tyre, shkruan Alsat. Ndërsa vendet e BE-së aktivizuan të ashtuquajturën Direktivë të Mbrojtjes së Përkohshme, e cila është edhe në Ligjin tonë për Mbrojtjen Ndërkombëtare, institucionet ende nuk e kanë bërë këtë. “Dhe praktikisht refugjatët nga Ukraina kanë mbetur vetëm për të gjetur zgjidhje lidhur me statusin e tyre. Sipas informacioneve…
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, konsideron se nuk ka kushte për shumicë të re në Parlament, por sipas tij, duhet të mendohet për koalicion të gjerë në të cilin të gjitha partitë parlamentare do të të përfshihen. Tranajov, i cili vjen nga Lidhja Demokratike, konsiderohet pjesë e shumicës, por po shqyrton hapur opsione të tjera. “Mendoj se tani nuk ka kushte për shumicë të re parlamentare dhe as që flet askush për këtë. Ajo temë ka kaluar dhe tani ndoshta jemi më afër hapjes së pyetjes nëse duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare apo t’i shkojmë deri në…

