VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar me akuzat ndaj kryeministrit Dimitar Kovaçevski për lidhjet e tij me kompaninë “Pikcell Croup”. Deputeti Mile Lefkov sot deklaroi që në ditën që Kovaçevski është emëruar si mandatar për formimin e qeverisë, kjo kompani ka marrë ndihmë shtetërore prej 203 mijë eurove. “Vetëm një ditë pasi Kovaçevski u bë mandatar për përbërjen e qeverisë së re, më 29 dhjetor të vitit të kaluar, kompania Pikcell Group, që është themeluar pikërisht nga ai, mori ndihmë shtetërore prej mbi 203 mijë eurove. Pra, Kovaçevski me mandat si kryeministër, ndërsa Pikcell-i i tij merr ndihmë shtetërore prej 203 mijë eurove.…
Author: Hamdi Kumanova
Për herë të parë fëmijët me nevoja të posaçme do të kenë këndin e tyre të lojrave pranë shkollës fillore Faik Konica në fshatin Radushë të Komunës së Sarajit, përcjellë Klan M. Këndi i lojrave është i përshtatshëm për fëmijë me lëvizje të reduktuar ose me karrige në rrota. /KlanMacedonia/ LAJME
Një 76-vjeçar nga Tetova, është sulmuar dje fizikisht nga fqinji i tij M.S 30-vjeç, për një vend parking, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës. “Shtatëdhjetë e gjashtë vjeçari S.A. nga Tetova dje (04-tetor) në ora 11:10 në SPB Tetovë ka raportuar se njëzet minuta më parë është sulmuar fizikisht para shtëpisë së tij nga fqinji i tij M.S. (30), për shkak të keqkuptimeve rreth vend parkimit. Ndaj M.S. është përgatitur parashtresë përkatëse”, informojnë nga SPB Tetovë.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, dje realizoi takim me ud. shefi i misionit në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Erik Mejer dhe përfaqësuesi i ri i zyrës së USAID-it në vend, Xheri Dajbëll, ku biseduan për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një 64-vjeçar nga Gostivari dje ka raportuar se ka qenë i mashtruar nga dy persona, njëri prej të cilëve ka folur në gjuhën arabe. Sipas raportimit të 64-vjeçarit, personat në fjalë i kanë kërkuar para vendase ndërsa i kanë lënë si garanci një valixhe me valuta të huaja, që kanë rezultuar se janë të falsifikuara. “Gjashtëdhjetë e katër vjeçari V.J. nga Balindolli i Gostivarit, dje (04-tetor) në ora 12:20 në Tetovë ka raportuar se rreth orës 11 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, dy persona meshkuj prej të cilëve njëri ka folur…
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për media ka bërë të ditur se raporti i Komisionit Evropian për progresin e vendit do të arrijë javën e ardhshme dhe se pret të jetë pozitiv. “Presim një raport pozitiv që padyshim do të jetë udhërrëfyesi ynë për reformat dhe aktivitetet e ardhshme, me të gjitha notat e tij të mira dhe më pak të mira. Ky do të jetë raporti i parë që nga fillimi i negociatave dhe nuk pres të ketë ndonjë surprizë”, tha Mariçiq. Ai bëri të ditur gjithashtu se nga data 7 nëntor, me…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sot ka filluar pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe nga mbrojtja civile për muajin shtator të vitit 2022. “Shfrytëzuesit e të drejtave monetare që posedojnë kartelë pagesore, do të mund të tërheqin para nga bankomatët, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa pa para në rrjetin e shitjeve ose në mënyrë elektronike dhe celulare nga sot, 5 tetor 2022”, informojnë nga Ministria. Për të shmangur tollovitë para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për shfrytëzuesit që nuk përdorin kartela, pagesa do të kryhet në dy grupe në të…
Nxënësit e Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Jasir Idrizi, Krenar Ahmeti, Dijar Selami, Endrit Shaqiri dhe Andi Ganiu, me mentor Nderim Nagavcin, nga 32 ekipe garuese janë fituesit e garës kombëtare NASA Space Apps Challenge. Të rinjtë të cilët garuan në mesin e shumë ekipeve nga mbarë vendi, jo vetëm që morën vendin e parë, por edhe fituan të drejtën për të vizituar NASA’s Kennedy Space Center në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër 59-vjeçarit K.L. nga Shkupi. Personi në fjalë sipas MPB-së dyshohet për kryerjen e veprës penale “shkatërrim ose fshehje e lëndës arkivore të papërpunuar”. “I raportuari, menaxher në një filial të Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”, gjatë vitit 2021 me vetë ka kontribuar në asgjësimin e materialit zyrtar të dokumentuar për vitin 2018 pa pasur leje dhe miratim të marrë nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut për asgjësimin e materialit zyrtar në fjalë”, njoftojnë nga MPB.
PLD është absolutisht kundër koalicioneve të gjera që mund të shkaktojnë krizë më të madhe politike, sipas Monika Zajkovës, deputete e kësaj partie. Sipas saj, shumica parlamentare dhe qeveria janë stabile dhe për këtë arsye ajo nuk e ndan mendimin e njëjtë me Pavle Trajanovit nga Lidhja Demokratike se nevojitet koalicion i gjerë dhe zgjedhje të parakohshme. “Nuk do të pajtohesha me këtë deklaratë të Pavle Trajanovit, sepse, sipas asaj që shoh në Kuvend, mazhoranca është stabile, po ashtu shihet se Qeveria po punon me fuqi të plotë dhe po i menaxhon sfidat me të cilat përballet. PLD është…
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut mund të hyjë në stagflacion, paralajmëron Banka Botërore në raportin e saj të vjeshtës. Duke marrë parasysh rrezikun e stagflacionit, vendi do të duhet të fillojë zbatimin e reformave që mund të forcojnë përsëri rritjen në afat të mesëm. Banka paralajmëron mundësinë e hyrjes së Maqedonisë në zonën e stagflacionit, gjegjësisht rritje të ngadaltë ose të ulët ekonomike, e ndjekur nga norma të larta të inflacionit. Për këtë vit, Banka Botërore pret që inflacioni në vend të jetë 12.1 për qind, vitin e ardhshëm 6.1 për qind dhe në vitin 2024 të bjerë në tre…
Të dielën mbrëma, në Dübendorf të Zvicrës ka shpërthyer një mosmarrëveshje mes disa personave: Gjatë kësaj ështëplagosur rëndë një 22-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Policia më pas arrestoi dy persona. Në Dübendorf ZH, një mosmarrëveshje mes disa personave është përshkallëzuar mbrëmjen e së dielës. Një shtetas i Maqedonisë së Veriut (22) u plagos rëndë në mosmarrëveshje. Menjëherë pas krimit, Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi dy persona. Dy të arrestuarit janë një shtetas irakian 25-vjeçar dhe një 18-vjeçar nga Bosnje-Hercegovina. Të dy dyshohet se ishin përfshirë në debat, siç njoftoi të dielën Policia Kantonale e Cyrihut. Informata se një i ri…

