Author: Hamdi Kumanova

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 gjoba, nga të cilat 11 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 13 sanksione për automjete të transportit publik me defekte teknike, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të MPB-së ka shqiptuar dhe 14 gjoba për kalim në të kuqe në Semaforë, 8 për tejkalim të parregullt dhe 3 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Sot në Pragë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe homologu i tij ukrainas, Denis Shmihal nënshkruan vendimet me të cilat plotësohet dhe rishikohet Marrëveshja ekzistuese për Tregti të Lirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, me qëllim që të lehtësohet tregti e lirë dhe sigurimi i ushqimit midis dy vendeve. Vendimet i nënshkruan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zëvendësministri për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti Ukrainës, Taras Kaçka. Gjatë takimit në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Kryeministri Kovaçevski edhe një herë i konfirmoi qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen…

Lexo më Shumë

Kreu i zejtarisë gjermane, Hans Peter Wollseifer kërkon viza më të shpejta për punëtorët nga Ballkani. Pa ta nuk do të ngrihej asnjë ndërtesë betoni më në Gjermani. Politika nuk e ka arritur qëllimin për lehtësimin e tregut të punës, ka kritikuar presidenti i Shoqatës Qendrore të Zejtarisë Gjermane, Hans Peter Wollseifer. “Kur njerëzit nga Ballkani duan të vijnë në Gjermani, kjo mund të zgjasë me vite derisa ata të marrin një vizë.” Por pikërisht këta njerëz nga Ballkani na duhen urgjentisht sidomos në fushën e ndërtimit, ka theksuar Wollseifer. Dihet se sektori i ndërtimit ka mjaft vështirësi për shkak…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për kontroll kufitar dhe mbikëqyrje kufitare “Bogorodicë” mbrëmë në rrugën rajonale Udovë – Demir Kapi afër fshatit Gradec, e privuan nga liria M.A. (23) nga Lozova. Siç kumtoi MPB-ja, M.A. është vënë re si me automjejtin “volvo” me targa kombëtare italiane, ka transportuar emigrantë. Automjeti është ndalur, ndërsa ai ka tentuar të ikë, por është penguar dhe i është privuar nga liria. Në automjet janë gjetur gjashtë emigrantë nga Siria, të cilët janë dërguar në qendrën e pranimit për procedurë të mëtejshme. M.A. është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë i ka pranuar pjesëmarrësit e konferencës “Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor” që është organizuar në Shkup nga Instituti Aspen nga Gjermania në bashkëpunim me MPJ-në, njofton Portalb.mk. Në takim, Pendarovski është njoftuar me programin dhe qëllimet e konferencës, e drejtuar të ofrojë platforma për pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor, Gjermania, BE, SHBA, por edhe organizatat ndërkombëtare dhe rajonale të diskutojnë për potencialet e agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor. “Presidenti Pendarovski duke e përshëndetur mbajtjen e konferencës, theksoi se në kohën kur përballemi me krizë energjetike dhe turbulenca ekonomike, nuk guxojmë që ta harrojmë agjendën e…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se është realizuar mbledhje e Këshillit ekonomik me përbërje të zgjeruar në të cilin morën pjesë edhe Odat ekonomike, sindikatat, ekspertët dhe komunitetin akademik në të cilën është diskutuar për tejkalimin sfidave të krizës, masat dhe mundësitë për përballimin e krizës energjetike dhe ekonomike. Shton se në këtë takim janë diskutuar edhe mënyrat, format se si të mbështeten qytetarët po edhe bizneset në këtë kohë krize. “Javën e ardhshme Qeveria do të marrë masa specifike për kategoritë më vulnerabël të qytetarëve dhe kompanive për ta tejkaluar më lehtë krizën së bashku. Në kohë…

Lexo më Shumë

Ekonomia maqedonase po zhytet krahas standardit të qytetarëve thonë nga partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE. Sipas tyre ekonomia e vendit është edhe më e dobët edhe nga ajo e Ukrainës dhe Rusisë, ku edhe ka luftë. Ato akuzojnë kryeministrin Dimitar Kovaçevski se po manipulon me opinionin se inflacioni është në çdo vend i njëjtë si në Maqedoni. “Maqedonia ka normën më të lartë të inflacionit në rajon dhe një nga më të lartat në Evropë. Të dhënat e fundit zyrtare për normën e inflacionit thonë se ka arritur në 16.7%, që është më i lartë se mesatarja…

Lexo më Shumë

Botime të veçanta JETËSHKRIM MONUMENTAL PËR NJË OLIMPIK (Rreth librit të Shaban Sejdiut, “SHKËLQIMI I YLLIT”, botuar nga Komiteti Olimpik i RMV-së) Nga Avni HALIMI Gjatë viteve ’70 dhe ’80 të shekullit XX, bota po fliste për një fëmijë nga Bllaca e Shkupit, të cilin moshatarët e vet e shihnin si një “kryefortë” të ikur nga mitet! Një fëmijë me shtatë zemra që “po e bluante dhe po e shkatërronte” çdo kundërshtar që i del përpara! Qysh në moshën 16 vjeçare do t’ia dalë që të ngjitet në majat më të larta të sportit të mundjes!…

Lexo më Shumë

Dje në orën 14:15, në sektorin e punëve të brendshme në Shkup është raportuar se në bulevardin “Sllovenija” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve“Volkswagen” i drejtuar nga M.B.(25) nga Shkupi dhe një automjeti  “Opel” i drejtuar nga I.Sh.(52) nga Shkupi si dhe automjeti  “Mercedes”, i drejtuar nga I.A.(34) nga fshati Luboten i Shkupit, që të tre automjetet me shenja regjistrimi në Shkup. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë një i mitur nga vetura “Volkswagen”, si dhe kanë mbetur të plagosur tre shoferët, pasagjerët e mjetit “Opel”, J.Sh.(49) dhe B.GJ.(24), një pasagjer i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishelit dhe kryeministrit të Çekisë, Petër Fiala, nesër në Pragë do të marrë pjesë në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane së bashku me liderët e gjithsej 44 vendeve, nga të cilat 27 vende-anëtare të BE-së, vende nga Ballkani Perëndimor, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, si dhe Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina. Në takim është planifikuar të marrë pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Programi i ngjarjes përmban debate plenare dhe diskutime në tryeza të rrumbullakëta në lidhje me çështjet aktuale për krizën energjetike dhe…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se sot (05.10.2022) në ora 12:15 minuta në blv. “Ilindeni” nëpunës policorë të Ekipit Operativ të Ndjekjeve pranë SPB Shkup e kanë arrestuar Z.V. (56) nga Shkupi. Ai është kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhërit nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej katër vjetëve për veprën penale “kontrabandë me migrantë” sipas nenit 418-b të Kodit Penal. Nga MPB njoftojnë se personi në fjalë do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar për herë të parë në Gazetën Zyrtare listën me të dhënat e detajuara të 15 personave, të përfshirë në luftërat e huaja, si pjesë e grupit militant, Shteti Islamik. Pjesë e të dhënave janë edhe numri amë, adresa e banimit dhe vepra për të cilën ngarkohen. Që të gjithë këta persona nuk janë në dispozicion të strukturave të policisë dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet. Në bazë të vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, këtyre 15 personave u ndalohet përdorimi, transferimi, konvertimi, transferimi ose disponimi i pronës, u ndalohet vënia në dispozicion…

Lexo më Shumë