Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) në vend njoftoi sot se nga 11 shkurti e deri më sot gjithsej 240.253 thirrje janë pranuar në numrin e vetëm të telefonit për thirrje në situata emergjente “112”, transmeton Portalb.mk. Sipas Qendrës nga shifrat e lartpërmendura i bie se ka pasur mesatarisht 1,404 thirrje në ditë. Në muajin shkurt, kur janë pranuar thirrje vetëm nga territori i Shkupit, janë pranuar 11.321 thirrje dhe mesatarja për këtë periudhë është rreth 629 thirrje në ditë. Nga muaji mars, nga ana tjetër, në Sektorin 112 në QMK, kur kanë nisur thirrjet nga i gjithë territori i…
Author: Hamdi Kumanova
MSH: PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE TË VAKSINOHEN Maqedonia e Veriut ndodhet para një vale të re të korona virusit. Kohëve të fundit infektimi i personave me këtë virus është rritur ndjeshëm, ndërsa numri i rasteve aktive ka shkuar mbi 5000. Por edhe përskaj këtyre shifrave, autoritetet sigurojnë se nuk ka vend për shqetësim, pasi sistemi shëndetësor nuk ende i ngarkuar. Nga Ministria e Shëndetësisë thanë për TV Klan M se, vendi është ende në fazën e verdhë dhe tani për tani nuk rekomandohen masa të reja. “Në vend momentalisht janë aktive mbi 5000 raste të reja me Covid-19 dhe ai…
Filloi zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 20 gushtit për Këshillin Komunal të Tetovës, shkruan Alsat. Do të garojnë gjithsej 13 lista kandidatësh, 11 lista të partive politike dhe 2 lista të pavarura. Me prezantimin e kandidatëve për këshilltarë, mbrëmë fillimisht dolën Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, ndërsa më herrët edhe Lidhja social-demokrate e Maqedonisë. “ASH në këto zgjedhje e ka me patjetër të tregojë rezultat solid dhe të paralajmërojë betejën e ardhshme për ndryshim dhe fitore të demokracisë dhe lirisë së shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH.. “Me këtë këshill do përmbyllim bashkë…
Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se në periudhën prej (nga 29.07 deri 31.07.2022) janë realizuar 2.631 testime për Kovid-19, ndërsa janë regjistruar 1.171 raste të reja prej të cilëve 275 riinfektime. Gjatë kësaj periudhe 1.390 pacientë janë regjistruar në regjistrin e të shëruarve, ndërsa tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend gjithsej janë bërë 2.118.638 testime për Kovid-19. Numri i të diagnostifikuarve është 328.180, numri i pacientëve të shëruar është 313.833, numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë si…
Pesë sirianë kanë raportuar në policinë e Kumanovës se janë grabitur në rrethinën e fshatit Çetirce, njoftoi sot policia. Dje në orën 21:45 rastin e ka raportuar 21-vjeçari M.Z.A.G (21) nga Siria. “Ai ka raportuar se rreth orës 18:00 në fshatin Çetirce të Kumanovës së bashku me katër persona të tjerë, po ashtu nga Siria, janë sulmuar fizikisht nga disa persona të cilët u kanë marrë para dhe sende të tjera”, njoftoi policia. SPB Kumanovë thotë se ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Ka ndërruar jetë ish ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ilinka Mitreva. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur nga partia LSDM. Mitreva ka qenë njëra ndër themelueset e partisë Social demokrate LSDM dhe deputete e po të njejtës parti dhe Ministre e Punëve të Jashtme. Ajo u emërua për herë të parë në këtë pozicion në maj 2001, por dha dorëheqjen në nëntor 2001. Gjithsesi ajo u ri-emërua në nëntor 2002 dhe e gëzoi këtë pozicion deri në gusht 2006, kur qeveria e re hyri në zyra pas zgjedhjeve parlamentare /KlanMacedonia/
Drejtori i “Rrugëve Shtetërore”, Ejup Rustemi në “Click21” tha se aktualisht nuk ka mjete financiare për rehabilitimin e autostradës Shkup-Kumanovë. Sipas tij kjo ndodh pasi është rritur çmimi i materialeve ndërtuese dhe si rrjedhojë mjetet e parapara nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet për meremetimin e kësaj rruge. “Krej kjo lufta që ndodhi në Ukrainë, me rritjen e çmimeve, posaçërisht në sferën e ndërtimtarisë që kemi rritje diku 55 deri 63 për qind janë rritur çmimet në ndërtimtari. Kjo ka shkaktuar probleme shtesë. Ai kredit, që ka qenë 181 milionë është ka fundi dhe nuk kemi mundësi që ta mbulojmë me…
Në një stil krejtësisht të ri dhe të pa parë në skenën politike shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dje ka hapur fushatën për zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës. Konventa promovuese e kandidatëve nën moton “Jepi zë rinisë” është mbajtur në një formë dhe pamje krejtësisht ndryshe, duke u dalluar nga format tradicionale të tubimeve. Në këtë eveniment, përveç qytetarëve të të rinjëve nga Tetova, të pranishëm ishin edhe krerët e partisë, kryetari Ziadin Sela, nënkryetari Arben Taravari, deputetë dhe funksionarë të tjerë partiak. Me një mesazh të fuqishëm u paraqitën dy kandidatët që i prijnë listës, Abdulla Osmani dhe Idila…
Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit kryetar i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Në një postim në Facebook, ai ka shprehur mbështetje për serbet e Kosovës. “Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Apasiev. Ndryshe, apasiev në Maqedoni njihet si mbështetës i Rusisë dhe kundërshtues i politikave të vendit për anëtarësim në NATO dhe BE. Ai gjithashtu ka deklaruar se nëse vjen në pushtet, do të angazhohet për shfuqizimin e njohjes së Kosovës nga Maqedonia e Veriut.
Nuk e kuptoj kërkesën e tyre për referendum, është manipulim i Mickoskit, thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Kanal 5 lidhur me kërkesën e opozitës për organizimin e referendumit për kornizën negociuese. Mendoni se njeriu që mori pjesë në Marrëveshjen e Prespës ishte pjesë e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, besoni se mund të thotë të jepet referendum tani? Mickoski ka nevojë për mobilizim politik dhe Pendarovski thotë se mendon të njëjtën gjë. Mendoj se është e drejtë që VMRO-DPMNE dhe E Majta të përcaktohen për atë që janë parti anti evropiane dhe të thonë se ne me…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,40% në raport me vendimin e datës 27.7.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,344 %, te nafta ka rritje për 1,336 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,95 % dhe te mazuti ka rritje për 1,137% . Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe…
Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit konfirmon për MKD.mk se është duke u zhvilluar procedurë parahetimore për mashtrim të mundshëm me mbledhjen fiktive të TVSH-së nga kompanitë me ndihmën e DAP-it. Nga atje nuk ka detaje, pasi siç thonë nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrpusionit, procedura është sekrete. Siç mësohet, bëhet fjalë për një zinxhir kompanish që lëshojnë fatura fiktive ndërmjet vete, askush asgjë nuk paguan, përveç shtetit TVSH-në. Që një operacion i tillë të jetë i suksesshëm, duhet të paktën një person nga DAP-i, i cili “herë pas here duhet…

