Arkin Jahiji ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Bërvenicës. Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së mandatit, ai premtoi qeverisje të barabartë për të gjithë banorët, pa dallime etnike apo partiake.
Jahiji bëri të ditur se gjatë mandatit të tij do të hapen edhe dy zyra të reja, ajo për mërgimtarët dhe zyra për ndihmë juridike falas.
“Do të jem kryetar i komunës i cili do të respektojë çdo banor të komunës së Bërvenicës, çdo qytetar, pa dallim etnie, partie apo çfarëdo dallimi tjetër”, tha Jahiji.
Ai theksoi se synimi i tij është ndërtimi i një komune më të zhvilluar dhe funksionale, me vende të reja pune, më shumë perspektivë për fshatrat dhe qeverisje të përgjegjshme.
“Vizioni im gjithnjë ka qenë për një komunë më të zhvilluar, funksionale, e cila do të krijojë vende të reja të punës. Një komunë për fëmijët, familjet, një komunë për fshatra me perspektivë dhe një komunë që do të ketë qeverisje të përgjegjshme. Komunë që do të ketë risi zyrën për mërgimtarë dhe zyrën për ndihmë juridike falas”, u shpreh Jahiji.
MARKETING
<!–



