Author: Hamdi Kumanova

Shfuqizimi i koncesioneve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Parkun nacional “Mali Sharr” duhet të vazhdojë edhe në “Mavrovë”, apelojnë nga organizata civile “Eko Vetëdije”. Ekologët e kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë dhe angazhimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për shfuqizimin e marrëveshjeve me koncesionerët për shtatë hidrocentrale të vogla në Sharr, por vlerësojnë se që me të vërtetë të mbrohen lumenjtë dhe biodiversiteti, procesi patjetër duhet të vazhdojë edhe në zonat tjera, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Shfuqizimi i marrëveshjeve për këto objekte energjetike në Mavrovë, vlerësojnë ekologët, do të ishte hapi i parë më i…

Lexo më Shumë

RMV KA POTENCIAL PËR ZHVILLIMIN E EKONOMISË SOLIDARE Ky projekt I implementuar nga Eptisa, Barka dhe Ecorys është mbështetur nga BE. Në kampusin e UEJL në Tetovë u organizua Panairi për sipërmarrjen sociale në bashkëpunim me qendren për biznes dhe inovacion, qendren e karrierës së këti universiteti dhe këshilli ekonomik social I komunës së Tetovës. “Sot organizohet panairi i parë për sipërmarrjen sociale në rajonin e Pollogut, organizatorë të këti panairi janë agjensia ESA nëbashkëpunim me biznes qendren për inovacion dhe qendres së karierës pranë UEJL dhe këshilli ekonomiko-social i Komunës së Tetoves,”deklaroi Nebi Jusufi-ESA. Ky panair u organizua si…

Lexo më Shumë

BDI që para pandemisë funksionin pa organe funksionale brenda partisë dhe nën menaxhimin e Këshillit të Përgjithshëm si organi më i lartë mes dy kongreseve. Që nga kongresi zgjedhor i 21 nëntorit të vitit 2019, BDI të gjitha vendimet si listat e kandidatëve për deputetë, kabinetin qeveritar, kandidatët për kryetarë komunash dhe vendimin për bashkëqeverisje i ka kaluar vetëm në Këshillin e Përgjithshëm edhe pse statuti i partisë e parashikon ndryshe. “Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm me propozim të kryetarit të Partisë, duke pasur parasysh propozimet e degëve, përpilon listën e kandidatëve për deputetë, te cilën ia paraqet për verifikim…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave i ka propozuar qeverisë disa masa të cilat pret të shqyrtohen dhe të pranohen deri të mërkurën e ardhshme. – Advertisements – Siç tha kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, nuk është koha për zi, por për mbijetesë. “Pagat duhet të ndjekin rritjen e inflacionit dhe shportën e tregut… Zbatimi i vazhdueshëm i marrëveshjeve kolektive për harmonizimin e pagave në përputhje me rritjen e inflacionit, zgjerimi i masave kundër krizës duke ngrirë marzhin për produktet e përcaktuara më parë, si dhe zgjerimi i produkteve të tjera ushqimore. Kartë pagese për produktet vendase për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e mbrëmshme miratoi vendim për dërgimin e përfaqësuesve të Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes për pjesëmarrje në misionet e NATO-s në Irak dhe Letoni. Përfaqësuesit e Armatës në Irak do të marrin pjesë në misionin “NATO Mission Iraq – NMI”, ndërkaq në Letoni do të marrin pjesë në misionin “Prezenca e Përmirësuar Përpara”. Armata e RMV-së 20 vjet merr pjesë në operacionet jashtë territorit të shtetit, deri tash me mbi 4.000 ushtarë. ARM-ja përvojën ekspeditive të saj e ka filluar në vitin 2002, me kontingjent simbolik…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 86-të miratoi Informacionin për prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për furnizim me ujë në vendbanimin Nikushtak – rrjeti shpërndarës me kyçje në sistemin e furnizimit me ujë në Likovë dhe Informacioni për prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për furnizim me ujë në vendbanimin Vishticë – rrjeti kryesor i ujësjellësit me shahtë lidhëse në sistemin e furnizimit me ujë në Likovë. Me këtë janë siguruar mjete nga Buxheti i MMJPH-së për vitin 2023, të nevojshme për përfundimin e dy rrjeteve të ujësjellësit, me të cilët të dy…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 695 teste dhe janë regjistruar 65 raste të reja me COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (65), janë regjistruar 14 riinfeksione. Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka konfirmuar 61 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar një humbje jete nga Kavadari (77 vjeç). Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar dy humbje jete nga Shkupi (86 vjeç) dhe Manastiri (65 vjeç), të cilët kanë humbur jetën në periudhën nga 15.09…

Lexo më Shumë

Mjeku Zhan Mitrev, pronar i klinikës “Zhan Mitrev”, ka dorëzuar garanci prej 1 milion eurove se nuk do të arratiset në kuadër të hetimit që udhëhiqet kundër tij për vepër penale mashtrim, njofton Portalb.mk. Garancia, siç thonë nga Prokuroria, është dorëzuar përpara një muaji, pasi që paraprakisht Prokuroria e Shkupit me hapjen e hetimit ka urdhëruar t’i merret pasaporta, që u pranua edhe nga gjykata. Zhan Mitrev, siç kumtoi paraprakisht Prokuroria Publike, për periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim që për personin juridik – institucion shëndetësor privat të sigurojë dobi pronësore të paligjshme, duke paraqitur fakte…

Lexo më Shumë

NË PËRBËRJE TË TRUPIT SHTATË PROFESORËTË HISTORISË DHE AKADEMIKË Formimi I shoqatës së bullgarëve në vend, me emra provokativ që asocojnë në fashizëm, e që ngriti regime negative në opinion, kanë detyruar qeverinë të krijojë një trup këshilldhënës për dhënie të mendimeve për përdorimin e emrave të personaliteteve historike dhe të tjerëve për shoqatat dhe subjektet juridike. Në seancën e sotme konstituive për kryesues të këtij trupi është zgjedhur Boban Petrovski nga Instituti për Histori në Shkup. Trupi këshilldhënës do të jep mendime, por nuk ka ingerenca të ndalojë përdorimin e emrave sikurse klubet kontestuese të bullgarëve në vend, “Ivan…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për energjetikë njofton se nga mesnata çmimi i naftës do të shtrenjtohet për dy denarë, respektivisht pas mesnatës një litër naftë do të kushtojë 94,5 denarë. Për dy denarë e gjysmë do të shtrenjtohet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, i cili pas mesnate do të shitet për 92 denarë për litër. Çmimi i benzinave nuk ndryshon, gjegjësisht benzina Eurosuper BS 95 do të vazhdojë të shitet për 86,5 denarë, ndërsa Eurosuper BS 98 për 89 denarë.

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq i RMV-Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, së bashku me të gjithë individët dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore që i nxitë për t`u përfshirë dhe përkrahur procesin e dhurimit të rrobave të përdorura, është për të kontribuuar për krijimin e një shoqërie me qytetar të përgjegjshëm me vese të mira, ku secili e vlerëson atë që e merr dhe secili jep kontribut në shoqërinë ku jeton. Përmes procesit të dhurimit të rrobave si dhe përmes punës së ndërmarrjes sociale “Kopçe”, Kryqi i Kuq nxitë modelin e një jetese të qëndrueshme, gjegjësisht nxit që të dhurohen dhe…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar me akuzat ndaj kryeministrit Dimitar Kovaçevski për lidhjet e tij me kompaninë “Pikcell Croup”. Deputeti Mile Lefkov sot deklaroi që në ditën që Kovaçevski është emëruar si mandatar për formimin e qeverisë, kjo kompani ka marrë ndihmë shtetërore prej 203 mijë eurove. “Vetëm një ditë pasi Kovaçevski u bë mandatar për përbërjen e qeverisë së re, më 29 dhjetor të vitit të kaluar, kompania Pikcell Group, që është themeluar pikërisht nga ai, mori ndihmë shtetërore prej mbi 203 mijë eurove. Pra, Kovaçevski me mandat si kryeministër, ndërsa Pikcell-i i tij merr ndihmë shtetërore prej 203 mijë eurove.…

Lexo më Shumë