Një 43-vjeçar nga fshati Gradec ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në Gostivar.
Sipas informacioneve që disponon Tetovasot, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një banesë në Gostivar, pas një debati paraprak.
Sipas denoncimit, autor i dyshuar i sulmit është personi me inicialet F.O. Tetovasot mëson se policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjitha rrethanave.



