-Kemi një shtet të përbashkët dhe të gjithë kemi përgjegjësi ta ruajmë dhe zhvillojmë, për ne dhe për gjeneratat e ardhshme. Ky është borxhi ynë ndaj të gjithë atyre që luftonin për një shtet të atillë qytetar, shoqëri e të gjithë qytetarëve ku do të rriten fëmijët, nipërit tanë dhe gjenerata të reja të cilat meritojnë të jetojnë, të rriten të arsimohen dhe të krijojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane, shtet bashkëkohor dhe prosperues i qytetarëve evropianë, theksoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në fjalimin e sotëm në Qendrën Përkujtimore KAÇKM në Pelincë me rastin e festës shtetërore…
Author: Hamdi Kumanova
Ka vjet që ky vend u bë shtëpi për të pastrehët. Edhe pse këtij vendi i mungojnë kushtet për jetesë, por të paktën kishin një vend të sigurt ku të pastrehët të bënin gjumin. Por strehimores “Çiçino” po i vjen fundi. Do të mbyllet përgjithmonë. Zoran Bajrakov është një prej personave më të vjetër në këtë strehimore. Ka 8 vjet që qëndron këtu. “Ju a dëshironi të largoheni nga ky vend? -Dua apo nuk dua unë, duhet të largohemi. Të gjithë do të largohen të gjithë të pastrehët këtu do të largohen tani ka rregulla se ku do të na…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, tha se për profesionin si asistent personal për personat me aftësi të kufizuara të cilët kanë funksionalitet të reduktuar, nevojitet ndjeshmëri më e madhe dhe dëshirë për të kryer aktivitetin. Sipas saj, ky shërbim është futur me Ligjin për Mbrojtje sociale dhe ju përket personave me aftësi të kufizuara fizike më të rënda nga mosha 6 deri në 69 vjeç. Ajo gjithashtu delaroi se për momentin në Kuvend janë ndryshimet e këtij ligj, me çka planifikojmë t’i përfshijmë edhe personat me aftësi të kufizuara të kombinuara. Trençevska gjatë pjesëmarrjes në programin e…
Është detyra jonë të kujdesemi për republikën tonë, që të gjithë qytetarët e saj ta ndiejnë atë si atdheun e tyre. E vërteta historike nuk mund të ndryshohet me marrëveshje e as me protokoll, sepse faktet nxjerrin në shesh çdo konstrukt të imponuar, ndërsa koncepti i Evropës së bashkuar na jep mundësinë më të mirë për të përfunduar zhvillimin e Maqedonisë si një republikë moderne evropiane, tha Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në ditën e festës së Ilindenit. Pendarovski theksoi se festën tonë më të madhe shtetërore e festojmë Ilindenin, sepse, siç tha ai, në këtë ditë populli maqedonas dhe…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 28 deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar-Tetovë në km17. Një makinë me tabela të Zvicrës dhe një me të Tetovës janë aksidentuar ku si pasojë e kësaj janë lënduar pesë persona. Momentalisht autostrada është bllokuar në njërën kahje (nga Gostivari për në Tetovë). Makinat lëvizin nga rruga regjionale Gostivarë-Tetovë në kyçjen e fshatit Kamjan.
Çmimet e ushqimeve po rriten pavarësisht masave që ka ndërmarrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të zbutur goditjen e çmimeve. Së fundi, rritje të çmimit është regjistruar për bukën, e cila në disa kompani është më e shtrenjtë për 5 denarë. Qytetarët ankohen se në periudhën e kaluar disa prej produkteve të tjera me marzhe të kufizuara kanë shënuar rritje të lehtë. Megjithatë, qytetarët do të duhet të presin edhe një muaj për ndihmë të re. Autoritetet njoftuan një pako të re masash antikrizë për muajin shtator, e cila do të zbatohet vetëm për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve…
Një trup burri nga Vallandovë është gjetur i vdekur në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër. Në polici është raportuar mbrëmë rreth orës 19:30 se i ndjeri D.M. (37) është gjetur në bodrumin e një objekti në ndërtim në rrugën “Marshall Tito”. Vdekja e tij është regjistruar nga mjeku i emergjencës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Nga informacionet e para thuhet se në trupin e të ndjerit nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa shkaku më i mundshëm i vdekjes ka qenë rënie nga një pjesë e lartë e objektit…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka zhvilluar sot një takim me Agim e Lorik Canën. “Me shumë nostalgji dhe mall prita sot Agim dhe Lorik Canën. Kujtova frymën patriotike dhe sportive të KF Prishtina në vitet tona studentore të 1981 ku Agimi printe pandalshëm drejt ligës së parë asokohe, por edhe grushtat e Lorikut në Beograd për ta mbrojtur flamurin tonë. Ju paça gjithmonë shëndosh e mirë të dashur miq-shkruan Ahmeti” ka shkruar Ahmeti në Fb./TS/
Aleanca për Shqiptarët dje ka hapur fushatën për zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës. Konventa promovuese e kandidatëve nën moton “Jepi zë rinisë” është mbajtur në një formë dhe pamje krejtësisht ndryshe, duke u dalluar nga format tradicionale të tubimeve. Në këtë eveniment, të pranishëm ishin edhe krerët e partisë, kryetari Ziadin Sela, nënkryetari Arben Taravari, deputetë dhe funksionarë të tjerë partiak. Kandidatët që i prijnë listës, Abdulla Osmani dhe Idila Pustina, vlerësuan mundësinë që Aleanca për Shqiptarëve ju ka dhënë të rinjëve në Tetovë për të qenë në krye të këtij procesi mjaft të rëndësishëm. Nënkryetari i ASH, Arben…
“Unë jam nga Sërmova e jo nga Sërbinovo”, mbanë titullin nisma e peticionit i cili ka për qëllim kthimin e emrit të këtij fshati ashtu siç e ka pasur nga lashtësia, e jo siç është shkruar në dokumente zyrtare nga gjysma e shekullit të kaluar e këndej me iniciativë të sistemit të atëhershëm. Iniciativa rrjedh nga i biri i Ismail Mehmedit – Komandant Fishekut, Betim Mehmedi nga fshati Sërmnovë. Ai kishte zgjedhur këtë peticion ta nis periudhën kur në vendlindje ndodhen edhe bashkatdhetarët tanë dhe në ditën kur shoqëria kulturore arstistiek “Lulet e Malësisë” ka organizuar në Sërmnovë 25 vjetorin…
Drejtoria e Policisë Financiare kërkon zbardhjen e rastit përmes parashtresave drejtuar Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Këshillit Gjyqësor, për shkak të lëshimeve ligjore gjatë bastisjes në zyrat e drejtorit Arafat Muaremi, shkruan Alsat. Nga Drejtoria bëjnë me dije se kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor që të përcaktojë përgjegjësinë e gjykatësit kompetent i cili e ka miratuar bastisjen. Sipas parashtresës të dorëzuar nga Drejtoria, duhet të hetohet nëse ka shkelje disiplinore të kryer me dashje apo nga pakujdesia e gjykatësit, e që ka sjellë pasoja të rënda. Në të njëjtën kohë, ata kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor që të shqyrtojë se me cilat…

