Author: Hamdi Kumanova

Kompanitë e përpunimit të qumështit përgjatë gjithë këtij viti po rrisin në mënyrë të pandërprerë çmimet e produkteve të bulmetit dhe nën produkteve të tij. Duke nisur që nga kjo javë çmimi i qumështit me yndyrë 3,2% rreth 1,4 litra do të shitet me 190 lekë nga 160 lek që është shitur deri me tani. Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Teksa çmimet e bulmetit nuk po ndalen, tregarët e pakicës janë të alarmuar se nuk ka djathë në treg. Çmimet e djathit u rriten me…

Lexo më Shumë

Analisti Ismet Ramadani në edicionin veror “Click21”, theksoi se vetë mesazhi i Kryengritjes së Ilindenit duhet të jetë tregues se si duhet të sillen partitë politike, por edhe çdo qytetar. “Vetë manifesti i Republikës së Krushevit është diçka që në atë kohë ishte shumë progresive, diçka që në këto kohë rrallë mund të ndodhë askund, një mesazh kaq pozitiv në raport me qytetarët, grupet etnike, popujt, fetë… disi nuk po e marrim. Fatkeqësisht në kohën e fundit kur vjen Ilindeni, sikur kemi frikë se çfarë mund të ndodhë në Krushevë në aspektin e skandalit, në aspektin e ngjarjeve të padëshiruara”,…

Lexo më Shumë

Turqia tha se anija e parë që transporton grurë ukrainas sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për heqjen e bllokadës detare të Moskës në Detin e Zi, pritet që të arrijë në Stamboll “pas mesnate”. Anija transportuese, Razoni, që është e regjistruar në Sierra Leone, u largua nga porti i Odesës mëngjesin e 1 gushtit. Razoni cila po transporton “mbi 26.000 tonë metrikë” misër. Anija pritej që të arrinte më herët, por sipas raportimeve, ajo kishte përparuar shumë ngadalë në ujërat e Ukrainës për shkak të minave të mundshme, por më pas ishte në gjendje të rriste shpejtësinë, tha…

Lexo më Shumë

Ikja nga referendumi është ikje nga populli dhe dëshmi se sa e madhe është tradhtia që kjo qeveri po e bën ndaj vendit dhe popullit të vet. Ikja nga referendumi është pasqyra e pafuqisë së kësaj Qeverie. Me këto fjalë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski iu drejtua qytetarëve gjatë shënimit të “Ilindenit”. Ai bëri thirrje që të gjithë ta mbështesin referendumin dhe t’i japin shans popullit që ta marrë vetë vendimin për anëtarësim në BE me kushtet aktuale. “Tash kush është më shumë për BE, ne që dridheshim për idenë që të kemi shtetin tonë të pavarur dhe sovran, Maqedoninë,…

Lexo më Shumë

PENDAROVSKI: PO PËRMIRËSOJMË DISA PADREJTËSI HISTORIKE Me rastin e festës së Ilindenit urdhëra për merita dhe trimëri në Luftën e Dytë Botërore u ndanë për disa partizanë dhe politikanë, të cilët në ish Jugosllavi për arsye të ndryshme mbetën të panderuar me mirënjohje të këtilla. Me këtë akt bëjmë përpjekje për rregullimin e disa padrejtësive historike, theksoi Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Sipas tij, gjuha e fakteve historike, përkundër insistimit të Sofjes dhe kushteve që ia cakton vendit në rrugën drejt BE-së – nuk është dhe nuk mund të konsiderohet gjuhë e urrejtjes. Nevena Georgievska Dunjës, partizane gjatë Luftës së…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka reaguar në lidhje në ngjarjet e disa ditëve më parë në veri të Kosovës, ku thotë se janë duke i ndjekur me interes të shtuar dhe kërkojnë qetësimin e situatës. “Jemi duke ndjekur situatën në veriun e Kosovës me një interes të shtuar, duke mirëpritur qetësimin e situatës. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në përafrimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe qëllimet e përbashkëta evropiane. Vendet duhet të pajtohen rreth bashkëpunimit në të ardhmen për të tejkaluar kontekstet e brishta gjeopolitike”, shkruan Osmani në profilin e tij në “Twitter”. Ditën e diel dy…

Lexo më Shumë

“KENI DETYRË TË VËSHTIRË TË UDHËHIQNI NË KUSHTE TË KRIZËS” Duke ua uruar qeverinë e re teknike në Sofje njëzet anëtarëve të saj, Presidenti Rumen Radev theksoi se para tyre është detyrë e vështirë të udhëheqin me vendin në kushte të krizës serioze në vend dhe në botë, raporton Klan M. “Keni për detyrë të udhëhiqni në kushte të krizës së thellë, pa mbështetjen e Parlamentit funksional dhe në korniza të ligjdhënies aktuale e cila gjithnjë e më shpesh i nënshtrohet provimit nga dinamika e ngjarjeve. Rreziku që lufta të përfshijë territore të reja është real dhe prioriteti i parë…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju E dini të gjithë, në Tetovë me 20 gusht mbahen zgjedhjet lokale. Billi Kit, i pari i komunës së Tetovës nuk ka arritur që të siguroje shumicën në kuvendin komunal. Edhe slogani i tyre në këto zgjedhje është për shumicë në kuvendin komunal. Billi Kit është term ledhatues! Mos u grithni menjëherë ju të taborit tjetër. Zgjedhjet lokale janë referendum i zgjedhjeve për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Lëvizja Besa garon vet, Aleanca për shqiptarët, Alternativa për Tetovën, PDSH-ja dhe BDI-ja. Madje edhe Levica e Apasievit që solidarizohej me vëllezërit e përvuajtur serb në veriun e Kosovës ka…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje ka arrestuar një person në Koçan për shkak të tregtisë me lëndë narkotike “Me datë 01.08.2022 në Koçan, zyrtarë policorë në Koçan kanë arrestuar F.J.(35) nga Koçani. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i janë gjetur dhe konfiskuar 26 pako me lëndë pluhuri. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’i dorëzohen parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Lidhja ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe shkollave dhe institucioneve të tjera në sektorin e arsimit është tashmë solide. Ata mbledhin të dhëna në ditarin elektronik dhe sistemet EMIS/ESARU. Megjithatë, për shkak se kjo është një kategori dinamike, kërkon investim dhe përmirësim të vazhdueshëm, domethënë duhet pasur parasysh se sistemet më komplekse do të kërkojnë lidhje më të mira në internet në të ardhmen. Ky është qëndrimi i përgjegjësve në Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN), të cilët së fundi kanë punuar për digjitalizimin në arsim, pra për sistemin e aplikimit për bursa, për ushqimin e studentëve, pastaj për…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e festës shtetërore 2 gusht – Ilinden, në të cilën thekson se Ilindeni është dita më e ndritur në historinë e Maqedonisë. Kjo ditë, thekson Mickoski, është simboli i luftës maqedonase për liri dhe shtet, ditë që lidh dy epope dhe një ideal, dhe ai është ideali i Maqedonisë së lirë dhe të pavarur. Brezat e bijve dhe bijave të Maqedonisë luftuan për të realizuar ëndrrën e lirisë. Ata u bashkuan nën flamurin e lirisë në vitin 1903, u bashkuan nën të njëjtin flamur në vitin 1944 dhe…

Lexo më Shumë

Delegacion qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta në vendprehjen e përjetshme të Nikolla Karevit, Presidentit të parë të Republikës së Krushevës, në “Makedoniumin” e Gumenjës – Krushevë. Karevit, Presidentit të parë të Republikës së Krushevës, në “Makedoniumin” e Gumenjës – Krushevë, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë. “Me këtë fillon kremtimi në Krushevë i festës së madhe shtetërore 2 Gushtit, Ditës së Republikës – Ilindeni, i cili këtë vit shënohet nën sloganin “Forca jonë për të ardhmen”. Kryetari i Qeverisë Kovaçevski e udhëheq delegacionin qeveritar i cili përbëhet nga zëvendëskryetarja e Qeverisë e…

Lexo më Shumë