Pa ujë e pa rrugë. Kështu e përshkruajnë fshatin e tyre banorët e Svillarës së Еpërme të Komunës së Sarajit duke shtuar se janë lënë në harresë nga çdo institucion përkatës, shkruan Alsat. Ndërsa çezmat brenda shtëpisë janë pa ujë, banorët detyrohen që ujë të mbushin në çezmën e fshatit ku uji vjen nga mali, nga një rezervuar i ndërtuar me investim të fshatarëve. Disa të tjerë zgjidhjen e kanë gjetur duke vendosur në oborre bidonë të mëdhenj uji. “Nëse doni, shkojmë te unë dhe e shohim a ka ujë ose s’ka. Vij prej atje edhe mbush me shishe, këtu…
Author: Hamdi Kumanova
Vendit nuk i nevojitet një referendum, ai do të shpenzonte vetëm energji dhe të holla dhe në fund do të rezultonte i pasuksesshëm, shkruan Alsat. Kështu deklaroi njohësi i rrethanave politike, Blagojçe Atanasoski duke shtuar se VMRO-DPMNE të gjithë këtë insistim për inicim të referendumit po e bën vetëm për të fituar pikë politike. “Edhe tani nëse opozita mbledh 150 mijë nënshkrime, dhe nëse kemi bojkot nga partitë maqedonase në pushtet dhe të gjitha partitë shqiptare që do t’u bëjnë thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve që të mos dalin në atë referendum, definitivisht referendumi nuk do ta ketë censusin e…
Hamdi Nuhiju E dini historinë e numrit 9. Dikush e sheh prej një këndi dhe i del 6, tjetri thotë 9. Prandaj edhe unë po shkruaj nga këndi im! Këndi im është 6! Taksistët, gomistët dhe kamarierët të cilëve pronari i Fejsbukut u dha mundësinë për të sharë dhe fyer ia ofrojë mundësinë të fryejnë. Fryni, por mos shumë. Po ma trembni kosin! Edhe ta dini se nuk nxen pa ja bërë në fund pppprprrr. Është vetëm fillimi i kampanjës dhe po habitem nga frika dhe qasja e njerëzve. Billi në kampanjë ka nisur ti trajnoj të rinjtë, ndërsa ka…
Në kuadër të aksionit “Verë e sigurt”, në periudhën prej 29 korrikut deri më 2 gusht 2022, nëpunësit policor nga Departamenti i policisë kriminale – Njësiti për trafikim ilegal të drogave, SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme, SPB Ohër dhe SPB Gostivar, në aktivitete të përbashkëta të koordinuara me qëllim të zbulimit të kryerësve të veprave penale nga sfera e tregtisë së paligjshme të drogës, arrestuar 20 persona. Si rezultat i veprimeve të ndërmarra në pikën pagesore Gostivar, gjatë kontrollit të personave dhe automjeteve më datë 29.07.2022 në ora 18:00, 24-vjeçarët A.A., V.T., A.P., S. T., të gjithë…
Rusia e konsideron gabim të madh vendimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për t’i dhuruar tanke Ukrainës, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova, shkruan Alsat. Ajo tha se Maqedonia e Veriut i ka dhënë mbështetje “vazhdimit të aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev”. “Përkundër faktit se, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një donacion ‘të padëmshëm’ të pajisjeve të vjetruara, Maqedonia e Veriut si besnike e NATO-s, është përfshirë në dërgimin e armëve në Ukrainë, duke kontribuar kështu në vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile…
Në 24 orët e fundit janë kryer 1238 analiza, janë regjistruar 178 raste të reja me COVID-19. Dy persona kanë kanë vdekur derisa janë shëruar 592. Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (178), janë regjistruar 33 riinfeksione. Numri i rasteve aktive është 4116.
Me datë 03.08.2022 në ora 00:20 në Sllatinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Tearcë kanë privuar nga liria personat N.F.(59), K.F.(32), G.K.(37), A.F.(55) të gjithë nga Nerashti i Tetovës dhe A.S.(47). nga Gjermania, me banim në fshatin Zajas të Kërçovës, pasi që në ora 00:10. në fshatin Sllatinë para oborrit të tyre kanë sulmuar fizikisht personat N.L. dhe S.L. dhe nusen e tyre H.L (35), e cila sipas raportit ishte shtatzënë, pas së cilës është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do…
Më datë 02.08.2022 në ora 21:45, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Belovishtë-Vratnicë, në Vratnicë të Tetovës, katerçikleta pa shenja regjistrimi e drejtuar nga personi N.S. (58) nga Vratnica ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje të vendit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.Ts
MInistria për Punë të Brendshme njoftonë se me datë 02.08.2022 në ora 13:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin me iniciale F.I.(32) nga Tetova. Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim të gjykatësit në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse dhe në shtëpinë e tij personale u gjet dhe u konfiskua marijuhanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse penale.
Nga nesër deri të shtunën do të mbetet mot stabil dhe i ngrohtë me rritje të temperaturave ditore. Gjatë fundjavës pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të jostabilitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Të dielën do të fryjë erë e fortë veriore e cila do të bëjë që temperatura të bjerë 2 deri në 4 gradë.
Me deklaratën unilaterale lidhur me gjuhën maqedonase, Bullgaria gjegjësisht e shpiki “një formulë artificiale” me të cilën bëhet përpjekje “për të mos thënë se e njeh gjuhën maqedonase” dhe me këtë u krijua barrierë në marrëdhëniet midis dy vendeve, vlerëson profesori i Universitetit të ri të Sofjes, Mihail Ivanov në intervistë për BNR-në. Sipas Ivanovit i cili është bashkëthemelues i Klubit të miqësisë bullgaro-maqedonase dhe këshilltar i dikurshëm i çështjeve etnike të ish-presidentit bullgar, Zhelu Zhelev, kërkesa e Bullgarisë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit tonë paraqet “këmbëngulje të pamenduar mirë” të nacionalistëve bullgarë, pasi në këtë mënyrë…
Ushqimi dhe energjia elektrike janë shtrenjtuar për 20 përqind, karburantet për mbi 40 përqind, ngrohja për 30 përqind. Ndërsa rritja e pagës mesatare nuk mund t’i ndjek këto shtrenjtime. Një familje katëranëtarëshe në Maqedoni i duhen 100 euro më shumë se sa vitin e kaluar, për ta kaluar muajin. Paga mesatare në vitin e kaluar është rritur për gati 3 mijë denarë dhe ka arritur në 31.400 denarë, por këto para sot vlejnë më pak se 28.700 denarë, aq sa ishte paga mesatare vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika. Të dhënat zyrtare tregojnë se paga…

