Mënyra e vetme për të parandaluar ndarjet në Ballkan është që i gjithë Ballkani të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, tha presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në Forumin 2BS në Budvë, në një panel me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Pahor u bëri thirrje liderëve të rajonit që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të ruajtur paqen në Ballkan, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. “Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në muajt apo vitet e ardhshme. Por, është e rëndësishme që këto çështje shumëpalëshe të jenë nën kontroll. Niveli i besimit është i ulët”, tha…
Author: Hamdi Kumanova
“NË PËRBËRJE TË KËSHILLIT FUNKSIONARË PARTIAK, E JO EKSPERTË TË ARSIMIT” Opinioni është i indinjuar nga nëncmimi që I bëhet nga Qeveria me Këshillin për progresin e arsimit – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja duke theksuar se në këtë Këshill, përvec personaliteteve të dyshimta, nuk ka asnjë professor të njohur universitar ose ekspert për arsimin. “Me Këshillin Kryeson, dezertori Kovaçevski, për të cilin mediat kanë hapur dyshime për doktoraturën e tij në Universitetin e Podgoricës. Në Këshill është edhe Artan Grubi, që në sferën e arsimit është totalisht I panjohur. Grubi s`ka asnjë minutë në arsim dhe asnjë studim shkencor. Të njëjtat…
Më datën 07.10.2022 rreth orës 07:00, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shtip dhe Departamenit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme nga liria është privuar S.M. (41) nga f. Ebepli-Shtip. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në f. Ebepli, e kryer me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore Shtip, në hapësirat ndihmëse janë gjetur: një pushkë, një pushkë karabin “kranj”8×57, një revolver, 34 plumba dhe 12 patrona. Sendet janë sekuestruar, kurse S.M. është arrestuar në SPB Shtip. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim në lidhje me veprën penale…
Më 29 tetor të këtij viti zyrtarisht do të shënohet fillimi i ndërtimit të dy akseve të para të hekurudhës së Korridorit 8 – nga Kumanova deri në Bellakoc dhe nga Bellakoci deri në Kriva Pallankë, ndërsa punët duhet të finalizohen deri në fund të vitit 2025, për çka janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme dhe ka përfunduar shpronësimi i tokës. Siç informoi në takimin e sotëm me gazetarët drejtori i “HRMV Infrastrukturë”, Hari Llokvenec, aksin nga Kumanova deri në Bellanoc, në gjatë prej 31 kilometrash, do ta ndërtojë konzorciumi “Shtrabak”, i përbërë nga kompani prej më shumë shteteve.…
Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoninë e Veriut gjatë përpilimit të Programit të punës për vitin 2023, ku përfshihet edhe lista e institucioneve ku do të kryhet revizioni, do të pranojë deri më 15 nëntor propozime, transmeton Portalb.mk. “Kërkesat/Propozimet mund të dorëzohen në formë letre deri te Enti Shtetëror i Revizionit (rr. Pavell Shatev nr. 2, Pallati ,,Emanuell Çuçkov’’) ose në mënyrë elektronike në faqen e internetit të ESHR-së (https://dzr.mk/contact/barane_za_revizija), më së voni deri më 15 nëntor 2022”, raportoi Enti, duke ftuar palët të dorëzojnë kërkesa/propozime për kryerjen e revizionit shtetëror. Gjatë përpilimit të Programit, do të pranohen propozimet që…
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka komentuar edhe situatën në partinë e tij BDI me të ashtuquajturin ‘grupi I zjarrit”. “Është vendosur që debati nga opinioni të transferohet në trupat partiake dhe kjo do të ndodh më 15 Tetor. Atëherë do të formohen organet partiake dhe do të vazhdojë ky debat. Kjo është edhe një dëshmi për lirinë demokratike në parti” – ka theksuar Bujar Osmani. Ndryshe, pas një takimi kohë më parë në selinë e BDI-së, me pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, mohoi të ketë fraksione në BDI duke thënë se në partinë e…
Edhe një mesazh i ri kundër korrupsionit vjen nga përfaqësues i ambasadës amerikane në Shkup. Drejtori ekonomik i ambasadës, Jarek Bus duke kërkuar zero tolerancë ndaj korrupsionit, për herë të parë ka përdorur edhe shprehjen për fund të poltronizmit të institucioneve ndaj partive politike. “Këtë presin dhe meritojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ata duan zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe fundin e poltronizmit ndaj partive politike. Progresi është një rrugë e gjatë. Edhe pse nuk ka asnjë zgjidhje të vetme magjike, dua të theksoj se institucionet janë të një rëndësie vendimtare. Institucionet e forta dhe të pavarura do të jenë…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.10.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 211 kundërvajtje, prej të cilave 13 për tejkalim të shpejtësisë, 16 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 25 sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve, shtaë masa për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të atomjetit, dymbëdhjetë sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt, tetë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë…
Në fund të muajit tetor do të mbarojë afati për të aplikuar studentët për të vazhduar bursën edhe për këtë vit akademik, transmeton Portalb.mk. “Të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së bursës për studentë të realizuar në njërin nga vitet e kaluara akademike, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuese për vazhdimin e të njëjtës, se afati për dorëzimin e dokumentacionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës fillon më datë 01.10.2022 dhe zgjatë deri më 30.10.2022”, sqaroi Ministria. Dokumentet mund të dërgohen në formë elektronike në adresën http://e-uslugi.mon.gov.mk. Për të vazhduar bursën, duhet të dorëzohet vërtetimi për regjistrimin e vitit…
Më datë 07.10.2022 rreth orës 19.20 në zonën e Gazi Babës nga punonjës policorë të Departamentit për kërkim objektiv-reparti për bastisje pranë Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me punonjësit e policisë nga forcat speciale Tigar, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra është privuar nga liria A.A.(33) nga Shkupi, përcjellë Klan M. Ndaj tij është lëshuar fletarrest qendror nga burgu i Idrizovës, me të cilin i është kërkuar vuajtja e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet, 7 muaj e 26 ditë për krime të kryera sipas nenit 215 paragrafit. 1 dhe 383 paragrafi 2 i Kodit Penal,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është optimist për një shumicë prej dy të tretash në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës. Ai në emisionin “Click Plus” në TV21 ka treguar se nuk ndan mendimin se nuk ka shanse të ketë një shumicë prej dy të tretash. “Kam biseduar me shumë liderë të vendeve të tjera dhe nuk kanë parë shembull që të kufizohet e drejta e një deputeti të Kuvendit me deklarata noteriale, kambial etj. Besoj se çdo deputet duhet të jetë i lirë në zgjedhjen e tij për të përfaqësuar qytetarët”, thotë Kovaçevski. Kujtojmë se opozita maqedonase noterizoi…
Punonjësit e policisë nuk duhet të jenë anëtar të partive politike, sqaroi ministri Oliver Spasovski, duke vlerësuar që punonjësit e policisë duhet vetëm qytetarëve t’i shërbejnë, transmeton Portalb.mk. “E ndaluar është që i punësuari në MPB të jetë anëtar në parti politike, ata duhet t’i shërbejnë vetëm qytetarëve”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Spasovski, mbrëmë në intervistën për Makfaks. Ai theksoi që në Ligjin për punë të brendshme dhe Ligjin për polici ka pasur ndryshime në këtë drejtim, duke theksuar që “aty është vendosur ndalesë për anëtarësimin në parti politike të çdo të punësuari në Ministrinë për Punë të…

