Tre fëmijë të moshës së mitur janë lenduar në oborrin e një shkolle në Çair. Sipas MPB, ata janë lënduar nga gjësendet e forta që ka hedhur një grua. “Më datë 05.10.2022 (e mërkurë) në ora 15:23 në SPB Shkup, personi E. L. ka raportuar se në oborrin e një shkolle në rrugën “Serava”, një femër ka hedhur sende të forta dhe ka lënduar dy të mitur nga Shkupi dhe një të mitur nga fshati Luboten i Shkupit”, njofton policia.
Author: Hamdi Kumanova
Zëvëndësministri i bujqësisë pylltaris dhe ekonomisë së ujrave ka marr pjesë në manifestimin tradicional Orizi i Koçanit i cili është një manifestim që shënohet për të ruajtur traditën dhe popullaritetin e këtij prodhimi, Abedini ka deklaruar se një ndër qëllimet kryesore është që të mbështetet popullariteti i këtij prodhimi për tu shitur këtu dhe jasht shtetit tonë. Sot, së bashku me këshilltarin Trajan Dimkovski morëm pjesë në manifestimin e 31-të ,,Ditët e Orizit të Koçanit” 2022, organizuar nga Komuna e Koçanit, ku bëhet popullarizimi i orizit – simboli i rajonit të Koçanit dhe ruan traditën e prodhimit të orizit.…
Për disa ditë me radhë, Qyteti i Shkupit promovon projekte të njëpasnjëshme dhe investime infrastrukturore në Gjorçe Petrov, Draçevë dhe vendbanime të ngjashme në Shkup. Të gjitha këto projekte realizohen nga drejtorë të emëruar së fundmi nga Kryetarja Danella Arsovska dhe Levica, e që vijnë nga i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” i BDI-së. Këto ditë vërrehet anashkalimi drastik i vendbanimeve shqiptare, si dhe ndërprerja e hovit që kishte filluar derisa në bashkëqeverisje ishte Aleanca për Shqiptarët. Kujtojmë opinionin se bëhet fjalë për një strukturë partiake që për muaj kishte derdhur lot krokodili për përfaqësimin e shqiptarëve në kryeqytet. Sot të…
Një ditë pas protestave kundër hapjes së qendrës kulturore bullgare me emrin e carit bullgar Borisi i Tretë, policia edhe më tej i ruan ambientet e klubit. Historiani nga Ohri, Pavle Mitreski, thotë se hapja e klubeve të tilla nuk është e rastësishme. “Bullgarët e përdorin atë për shkak të dëshirës së tyre njëqind e pesëdhjetëvjeçare që maqedonasit të jenë bullgarë. Në thelb, kurrë nuk duhet të luash me popull. Populli mbetet ai që është, pavarësisht se disa politikanë tanë gabuan në ato marrëveshje ndërkombëtare me Bullgarinë, por kjo nuk ishte mirë”, tha Pavle Mitreski-historian. Mitreski thotë se shteti duhet…
Për shkak të shtrenjtimit të derivateve dhe mos interesimit të qytetarëve për të shfrytëzuar transportin publik në Tetovë, kjo ndërmarrje punon me humbje. “Dhjetë për qind e qytetarëve vetëm, e shfrytëzojnë transportin publik dhe kjo e sjell në gjendje krize ndërmarrjen, sepse, çmimet e derivateve të naftës janë shumë të larta, ndërsa çmimet e biletave i kemi tejet të ulëta. Ne nuk mendojmë për ti rritur çmimet, sepse rritja e çmimit do dëmtonte qytetarët, andaj dhe nuk shkojmë në atë për t`i rritur çmimet por do kemi ndihmë prej komunës”, tha Rafiz Medija. Drejtor i “Tetova Transport”. Për të mos…
Jasminka Angelova, bashkëshortja e drejtorit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, nga MPB, ku ishte e punësuar, është transferuar në Agjencinë për Inteligjencë, mëson “Fokus”. “Sipas informacioneve tona nga MPB, Angelova në MPB ka mbajtur pozitën e këshilltares shtetërore në zyrën e Sekretarit të Shtetit. Nga aty konfirmojnë se ajo nuk është më në MPB, por është transferuar në Agjencinë për Inteligjencë”, shkruan portali, përcjell INA. Drejtori i Agjencisë, Erold Musliu, as nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka mohuar informacionin nëse Angelova tani është në institucionin e tyre.
Para dy ditëve në llogarinë e Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në New York– SHBA, kanë hyrë katër milionë euro nga shitja e pronës së përbashkët të ish-Jugosllavisë. Me këto mjete, siç njoftoi Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, do të blehen objekte për misionin e RMV-së në SHBA. “Këto mjete hynë në llogarinë e misionit tonë në New York, ndërkohë, qeveria miratoi vendimin që me këto mjete të blehet një objekt për misionin në New York dhe me pjesën tjetër edhe në rajon. MPJ ka marrë disa objekte nga rezidenca në Paris, Trieshtë, një pjesë të objektit në…
OSMANI: MË 15 TETOR DEBATI NGA OPINIONI TRANSFEROHET NË ORGANET E BDI-së Duke marrë parasysh situatën në BDI dhe mbledhjen e paralajmëruar më 15 Tetor, Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar se kjo nuk do të reflektohet në përbërjen e Qeverisë. Sipas tij nuk do të ndodhin ndryshime në kabinetin qeveritar, duke siguruar se shumica parlamentare është stabile dhe se vendit nuk I duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, raporton Klan M. “Për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk shoh ndonjë parti politike që flet për këto zgjedhje. Shumica parlamentare është stabile. E di që BDI më 15 Tetor ka paralajmëruar zgjedhje të…
“MICKOSKI KA PARTIZUAR 50 KOMUNAT” Përveç “duarve në mjaltë” dhe përplasjeve për tenderë, gjatë një viti të kaluar, qytetarët nuk panë asgjë nga puna e Kryetarëve të Komunave nga VMRO-DPMNE-ja. Akuza vjen nga LSDM-ja, të cilët thonë se edhe pse kjo parti ka pushtetin lokal në 50 Komuna, nuk ka projekte për qytetarët dhe nuk ka progrese për Komunat. “Pamë se në vend që para qytetarëve, Kryebashkiakët e VMRO-DPMNE-së, japin llogaridhënie para shefit partiak Hristijan Mickoskit. Me këtë Mickoski konfirmon rolin e Kryebashkiakut të parë për cdo Komunë ku VMRO-DPMNE-ja ka pushtetin lokal. Për këtë shkak nodhi edhe përplasja për…
Mbrëmë, natën mes të premtes dhe të shtunës, zyrtarë policorë nga Njësiti për Trafikim ilegale të Drogave në RSV Shkup, Njësiti për Intervenim të Policisë në SVR Shkup dhe Departamenti për kundërvajtje pronësore dhe delikuencë të të miturve në Njësinë për punë të brendshme Qendër dhe Bit Pazar kanë kryer kontroll në një diskotekë në rajonin e komunës Qendër, me ç’rast janë privuar nga liria 12 persona: F.S.(21), B.L.(22) të dy nga Shkupi dhe D.Ch.(43) nga Republika e Turqisë, për shkak se kanë poseduar marihuanë, kurse G.N.(41), N.G.(32), D.S.(27), P.K.(24), H.V.(38), A.K.(37) dhe D.S.(23), të gjithë nga Shkupi dhe I.G.(42).…
Mënyra e vetme për të parandaluar ndarjet në Ballkan është që i gjithë Ballkani të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, tha presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në Forumin 2BS në Budvë, në një panel me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Pahor u bëri thirrje liderëve të rajonit që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të ruajtur paqen në Ballkan, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. “Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në muajt apo vitet e ardhshme. Por, është e rëndësishme që këto çështje shumëpalëshe të jenë nën kontroll. Niveli i besimit është i ulët”, tha…
“NË PËRBËRJE TË KËSHILLIT FUNKSIONARË PARTIAK, E JO EKSPERTË TË ARSIMIT” Opinioni është i indinjuar nga nëncmimi që I bëhet nga Qeveria me Këshillin për progresin e arsimit – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja duke theksuar se në këtë Këshill, përvec personaliteteve të dyshimta, nuk ka asnjë professor të njohur universitar ose ekspert për arsimin. “Me Këshillin Kryeson, dezertori Kovaçevski, për të cilin mediat kanë hapur dyshime për doktoraturën e tij në Universitetin e Podgoricës. Në Këshill është edhe Artan Grubi, që në sferën e arsimit është totalisht I panjohur. Grubi s`ka asnjë minutë në arsim dhe asnjë studim shkencor. Të njëjtat…

