“Është koha që politikanët pranë Vardarit të kuptojnë se frika e tyre nga shpërbërja e gënjeshtrës nuk e justifikon urrejtjen dhe represionin ndaj bullgarëve. “Jugosllavia është shpërbërë, është koha për të rrënuar bastionin e saj të fundit – maqedonizmin”, ka shkruar në rrjetet sociale eurodeputeti bullgar Angel Dzambaski, transmeton InfoShqip. “Për herë të fundit Mbreti Boris III Unifikuesi është simbol i çlirimit dhe unitetit të bullgarëve”, shkruan Dzambaski. Me rastin e ngjarjeve rreth hapjes së klubit bullgar “Car Boris Treti” në Ohër, ai iu përgjigj edhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani: “Ky zoti Osmani nuk është…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot njoftoi se tashmë është e gatshme masa për prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, ndërsa operacionalizimi duhet të fillojë nga 1 dhjetori. Siç theksoi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media në Qeveri, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave krijohen masa edhe për kompanitë e vogla të cilat janë në tregun e lirë. “Me ministrin Besimi krijojmë masa edhe për kompanitë e vogla të cilat janë në tregun e lirë. Për prodhuesit e produkteve bazë, si bukë dhe vaj për ushqim, Ministria e Ekonomisë sapo ka përgatitur një masë e…
11 Tetori do të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët e RMV-së. Nga Ministria e Punës dhe politikës Sociale njoftojnë se të martën shënohet Dita e Kryengritjes Popullore dhe është ditë jopune për të gjithë qytetarët e RMV-së . Më 11 tetor të vitit 1941 populli i Maqedonisë u ngrit në kryengritje kundër okupatorit fashist, luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit. Fillimi i…
Nuk ka asnjë provë që ushtria ruse në Kherson shkatërroi pikërisht automjetet që ishin dhuruar nga Maqedonia e Veriut. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, e pyetur nëse janë të njëjtat automjete, për Vërtetmatësin është përgjigjur: “Vështirë që dikush të dijë nëse janë saktësisht tonat. Është pothuajse e pamundur. Nuk kemi vetëm ne tanke të tilla, i kanë edhe Ukraina dhe vendet e tjera në krahun lindor”, shkruan Vërtetëmatësi. Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin shpërndahet një artikull mediatik, ku thuhet se në Kherson, rusët shkatërruan tanket që vendi i dhuroi Ukrainës. I gjithë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do ta dorëzojë në Kuvend nominimin e Risto Penov për ministër të Vetëqeverisjes Lokale, pasi që paraprakisht e dërgoi edhe dorëheqjen e bashkëpartiakut të tij nga PLD i cili e mbante këtë funksion, Goran Milevski, deklaroi kryeministri Kovaçevski, transmeton Portalb.mk. Paraprakisht kryeministri ka deklaruar se nuk ka kurrfarë paralajmërimi për çfarëdo ndryshime në përbërjen e Qeverisë. “Unë e di se BDI për më 15 tetor ka paralajmëruar zgjedhje të kryesisë, por nuk ka asnjë paralajmërim për momentin për çfarëdo ndryshime në përbërjen qeveritare”, ka deklaruar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske nëse pret…
Ndihma financiare për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe për pensionistët është pjesë e masave të reja për përballimin e krizës energjetike dhe çmimeve në vlerë prej mbi 350 milionë euro që Qeveria i miratoi dje. Disa nga masat duhet të kalojnë në procedurë në Kuvend sepse kërkojnë ndryshime ligjore, e disa sipas Dekretit të Krizave mund të funksionalizohen me vendim të Qeverisë apo ministrive të veçanta. Masat e synuara po përgatiten edhe për industritë që kanë të bëjnë me produktet bazë të përdorura nga qytetarët. Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas seancës së Qeverisë tha se prioritet mbetet mbrojtja e…
Toni Gjorgjevski-Ferdo nga Manastiri u shpall i pafajshëm për vrasjen e dhëndrit të tij, të cilën ai pretendonte se e kishte bërë në vetëmbrojtje të vajzës së tij. Gjykata e pranoi këtë mbrojtje, gjegjësisht se Gjorgjevski veprën e ka kryer në vetëmbrojtje dhe mbrojtje të nevojshme. Vendimi u dha tetë muaj pas ngjarjes. “Më në fund, pas tetë muajsh gjykata dha një vendim të saktë, duke e liruar babanë tim. Më në fund është i lirë, faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Jove Gjorgievski, djali i Toni Gjorgievski-Ferdo. Gjorgievski ishte në paraburgim gjatë gjithë kohës së hetimit, ndërsa familja…
Në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, afër Negotinës, dje në ora 15:50, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar Mihajllovë, në Qendrën rajonale jugore për çështje kufitare, e kanë privuar nga liria S. M. (24) nga Republika e Serbisë. Katër emigrantë nga Siria janë gjetur në veturën “BMW” me marka kombëtare bullgare, të cilën ai e drejtonte, njoftoi sot MPB. “Më parë nuk është ndalur në tabelën e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar lëvizjen me automjetin. Menjëherë me automjetin ka dal nga rruga dhe ka filluar të arratiset, por pas masave të marra është gjetur…
VMRO – DPMNE-ja opozitare me një filibastering në Kuvend e “frenon” zgjedhjen e tre nga katër gjykatësit e nevojshëm kushtetues të rinj. Përveç kësaj E majta dhe deputeti nga shumica parlamentare Pavle Trajanov propozojnë ligj për “pensionim të parakohshëm” të gjykatësve kushtetues. Me afrimin e 7 dhjetorit rritet rreziku për një krizë kushtetuese, përcjell Portalb.mk. Për dy muaj vendi mund të hyjë në një krizë kushtetuese nëse nuk zgjidhen gjykatës të rinj që do t’i plotësojnë vendet tashmë të zbrazura. Më 7 dhjetor përfundon mandati i Gjykatëses Vangelina Markudova me çka prej nëntë gjykatësve të nevojshëm, gjykata do të mbetet…
Ministri i Jashtëm, njëkohësisht edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani nuk ndjehet i rrezikuar nëse pas mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm të BDI-së nuk do të mbajë postin e shefit të diplomacisë në qeveri. Osmani përdori një fjali të kreut të tyre Ahmeti ku tha se ai nuk është funksionar, por misionar. “Unë jam politikan profesional që karrierën nuk e ka pasur vetëm në Qeveri. Kur nuk kam qenë në Qeveri, kam qenë në parti ashtu që siç thotë Ahmeti, unë jam misionar, nuk jam funksionar dhe këto platforma për mua janë vetëm një mënyrë për të shprehur misionin tim.…
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka bërë që shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut t’iu drejtohen bujqve dhe fermerëve për t’u furnizuar me qumësht, prodhime të qumështit si dhe me produkte të tjera sikurse fasule, bizele, lakra, patate, domate, speca por edhe me mish, vezë e gjëra tjera ushqimore, raporton REL. Kultivuesit e këtyre produkteve thonë se janë të detyruar t’i sheshin ato me pakicë dhe me çmime pak më të larta, pasi kompanitë e mëdha i marrin ato me çmime të papërfillshme, ndërsa pagesat i marrin me disa muaj vonesë. Ekrem Idrizi nga Tetova tash disa vjet merret…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi deri të hënën në ora 23:59 të aplikojnë në Thirrjen e organizatës ARNO për pjesëmarrje në Akademinë për Ekonomi Sociale që do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, transmeton Portalb.mk. “Programi i Akademisë për Ekonominë Sociale ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për ndërmarrjet sociale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut përmes trajnimeve, mentorimit, shpërblime në pajisje dhe shërbime, dhe rrjetëzimit, duke hapur njëkohësisht hapësirë për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve”, sqarojnë nga ARNO. Të drejtë pejsëmarrje kanë ndërmarrjet nga rajoni i Shkupit dhe rajonin Veri-Lindor të Maqedonisë së…

